Aksionet e Tesla u rritën deri në 17% në tregtimin në Nju Jork pasi kompania shiti më shumë automjete në tremujorin e parë sesa pritej, megjithë pengesat e krijuara nga pandemia.
Tesla dorëzoi rreth 88.400 makina në tremujorin e parë të vitit 2020, njoftoi ndërmarrja të enjten, duke shtuar se numrat përfundimtarë mund të ndryshojnë me 0.5% ose më shumë.
Kjo shifër ia kaloi pritshmërisë së Wall Street, që besonte se prodhuesi i automjeteve elektrike do të dorëzonte 79.908 njësi, sipas të dhënave të FactSet.