Mario Xhiufredi pret që sapo të përfundojë izolimi masiv në gjithë botën, të udhëtojë drejt Shqipërisë për të takuar kryeministrin Edi Rama.
Menaxheri italian i Hysajt, Memushajt e Ndojit, ka pranuar se është ndjerë krenar kur ka dëgjuar për ndihmën e bluzave të bardha ndaj Italisë.
“Nuk jam një person që ndjek politikën, është një botë e cila nuk më ka pëlqyer kurrë. Por Edi Rama ka qenë një ndër të paktët politikanë, për të mos thënë i vetmi, i cili ka folur me zemër dhe jo sepse duhej të bënte një fjalim institucional.
Kjo e nderon, atë dhe të gjithë popullin shqiptar që është mirënjohës ndaj italianëve. Në ditët e sotme mirënjohja nuk ekziston dhe harrojmë gjithçka shumë shpejt.
Me të vërtetë u them bravo. Telefonova Hysajn dhe i thashë se sa të mbarojë gjithë kjo histori, kam ndër mend të njoh Ramën, pasi kur një person flet me zemër, është një burrë me kuptimin e plotë të fjalës. Në eksperiencën time, kam vënë re se shqiptarët e mbajnë fjalën e dhënë, njëlloj si ne napolitanët”, shpjegoi a për TMË.
I pyetur nëse kishte folur me Hysajn për të ardhmen te Napoli, ai theksoi se ky nuk ishte prioriteti.
“Në ditët e sotme nuk bëhet fjalë. Kur të rifillojë të shihet drita në fund të tunelit atëherë do të mund të rifillojmë diskutimin, në ditët e sotme nuk flas as për para e as për kontrata. Të vetmet biseda që bëj me lojtarët e mi kanë lidhje me shëndetin dhe që t’i lë të kuptojnë se duhet jetuar me më shumë natyrshmëri.
Gjithçka që po ndodh tani, sipas meje, është një ndëshkim i Zotit ndaj qënieve njerëzore, jemi mbyllur në shtëpi si minjtë. Kjo duhet të na bëjë të kuptojmë se duhet të jetojmë jetën tonë pa e pasur gozhdë të ngulur në mendje egoizmin dhe të arrijmë diku.
Duhet t’u gëzohemi gjërave të vogla dhe të vlerësojmë jetën që është dhurata më e bukur të cilën Zoti na ka dhënë”, tha Xhiufredi.
Aman ,more talo saliun ,se do terbohet ai po takove ramen..
Do te na fillish ndonje lufte….
Super lajm!
Bravo Tema!
Tashti dhe menaxherin e ndonja katundari tjeter duam ne interviste!
Sa pozitiv ky taro! Bravo.
U ??qe and the
Jam plotësisht në një mendje me Z. Xhiufredi, në lidhje me citatin e fundit,mbi situatën që po kalojmë tani.Duket realisht si një formë ndëshkimi dhe reflektimi se si Ne,banorët e Tokës, jemi sjellë dhe kemi vazhduar të sillemi të pamëshirshëm kundrejtë shfrytëzimit deri barbarë do të thoja,të këtijë rruzulli të mrekullueshëm tokësor,me të gjitha format e shfrytëzimit përfitues. Ku me të vërtetë egoizmi dhe grykësia nuk i kanë lënë vend imagjinatës në këtë shkatërrim.Këtu do përmend vetëm një argument,se janë me qinndra dhe mijra të tjerë. Nryshimi i Stinëve të Vitit të cilat tani më, s’po i kuptojmë me njëra tjetrën,kur është Dimër dhe kur është Verë, ky është një indikator matës i rëndësishë,që megjithëse e përjetojmë dhe e shikojmë përditshmërisht asnjëherë nuk u ndrushuan sjelljet ndaj sajë.Do sillja në vëmendjen e sejcilit nga ne, se do na duhet të reflektojmë dhe të ndryshojmë sjellje ndaj Tokës tonë të mrekullueshme,nëse duam që të na fali natyra,duke filluar me kujdesin nga gjërat më elementare bazë,e deri te ndalimi nga shfrytëzusit pa kriter i ktyre shfrytëzuesve të mëdhenj e Global.
Edhe afendikoi im ke puna me tha qe do te pije nje kafe me Ramen.
– Burre i mire, me tha. I gjate, me mjeker qe ndihmon komshijte.
Kur te mbaroje izolimi do e sjell ne TIrane.