Është një kohë e vështirë për të gjithë, për shumë njerëz, shumë e vështirë dhe unë jam me ju dhe lutem për ju, deklaroi papa Françesku në një mesazh video lidhur me koronavirusin.
”Ju ftoj të shpresojmë sepse shpresa nuk zhgënjen”, theksoi ai.
”Mendimet e mia shkojnë për të sëmurët, por edhe për heronjtë e përditshëm, mjekët dhe profesionistët e shëndetësisë, që i trajtojnë ata. Por, edhe për të gjithë ata që janë keq ekonomikisht dhe janë të shqetësuar për punën dhe të ardhmen, për të pastrehët dhe për të burgosurit”, shtoi Ati i Shenjtë.
“Për Pashkë le të lutemi për një kohë më të mirë, në të cilën ne mund të jemi më mirë, më në fund të çliruar nga e keqja dhe kjo pandemi”, përfundoi ai.
Leri keto o Ate se i dijme por jepi drejtim Njerzimit ne ditet me te erreta te tij. Nuk bejne pune ne as rraketat e Trumpit as te Putinit. Vetem ti po takove zotin, dhe i ashtuquajturi kryegjyshi boteror Mond batakciu duhet te beni dicka, perndryshe besimi i njerzve do bjere ne nivele historike.