Skandali: Futbollisti i City shkel izolimin dhe organizon orgji

5 Prill 2020, 22:10Sport TEMA

Skandal në Angli. Lojtari i Manchester City, Kyle Walker theu rregullat e izolimit në betejën kundër koronavirusit, duke organizuar një festë private me dy eskorta.

Lajmi është publikuar nga tabloidët britanikë, të cilët saktësonin se tashmë futbollisti rrezikon një gjobë të majme.

Walker shkeli rregulloren për shëndetin, të përcaktuar nga klubi. Vetëm pak ditë më parë, ai i kishte kërkuar tifozëve të Manchester City të qëndronin në shtëpi, si mënyrë për të ndihmuar mjekët.

Apeli u zhvlerësua nga ngjarja, duke shkaktuar indinjim, ndërsa mbrojtësi kërkoi falje për sjelljen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje