Kryeministri britanik Boris Johnson I cili ndodhet që nga dita e djeshme në njërin nga spitale e Londrës ka shkruar një postim në Twitter, se ndodhet në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe shpirtërore dhe ka bërë thirrje që njerëzit të qëdrojnë në shtëpi.
Statusi i Jonson në Twitter
“Unë dua të falenderojë gjithë stafin e shkëlqyer që po kujdeset për mua dhe të tjerët në këtë kohë të vështirë. Ju jeni më të mirët e Britanisë. Ju lutem qëndroni në shtëpi për të shpëtuar jetë.
Mbrëmë, me këshillën e mjekut tim, unë shkova në spital për disa teste rutinë pasi ende jam duke provuar simptoma të koronavirusit.
Jam në gjendje të mirë shpirtërore dhe mbaj kontakte me ekipin tim në qeveri, pasi ne punojmë së bashku për të luftuar këtë virus dhe për t’i mbajtur të gjithë të sigurt”.
Kujdes Boris se je dhe sternip i Ali Kemal-it, dhe smundet te kaperdihey dot qe nje njeri me gjak musulman te drejtoje UK ?