Doktor Sulejman Çelaj është drejtor i pavionit të kardiologjisë në spitalin St. Barnabas në Bronks të shtetit të Nju Jorkut.
Ndërsa Nju Jorku është bërë qendër e përhapjes së virusit vdekjeprusës, kardiologu Çelaj është vendosur në vijat e para të frontit të luftës kundër koronavirusit.
Në një intervistë me kolegun Kastriot Haxhiaj, doktori i njohur shqiptar tregon për “Zërin e Amerikës” mbi përpjekjet për të mbrojtur popullsinë ndërsa ende nuk ka një vaksinë.
Ai flet për gjendjen emocionale të një mjeku që rrezikon çdo ditë për të shpëtuar jetë duke luftuar siç thotë me një “armik”, nga ai i cili askush nuk është i mbrojtur.
Të nderuar botues, komentues, shkrues, intervistues, foles, edhe ju analizues pse po u bëni kaq shumë lavde jatronjeve dhe mesokomave që jetojnë jashtë Shqipërisë kur mjeket dhe infermiret tanë, këtu në vendin e tyre po bëjnë sakrifica maksimale në shpetim të pacienteve. Gjykoj se ju prireni nga këto qëllime: Ose keni lidhje miqesore dhe kerkoni edhe me egon e tyre ti beni të njohur, ose ata ju paguajne për tu dale emri (nami), ose jeni mberthyer nga vesi që haset gjithmonë tek ne që nuk na pëlqen keshilla puna, veprimi i njerezve që kemi pranë dhe u referohemi të huajve. Jeni te lutur të ktheni syte, mendjen dhe përkrahjen e njerezve që kemi prane ti nderojme mjeket dhe persionelin tonë shendetsor së pari.
Arberor Epitoti