ANALIZA: Covid-19 ka qarkulluar prej dekadash në mesin tonë, nuk u krijua në laborator

7 Prill 2020, 13:38Bota TEMA

Ndërkohë që koronavirusi vazhdon të përhapet në të gjithë globin, duke shkaktuar izolim dhe frikë, shkencëtarët po bëjnë të pamundurën për të përcaktuar se nga ka ardhur koronavirusi SARS-CoV-2.

Edhe pse deri më tani ekspertët nuk i kanë të gjitha përgjigjet, ata kanë hedhur poshtë teoritë që pretendojnë se virusi është një sëmundje e bërë nga laboratori. Një studim i ekspertëve ndërkombëtarë ngre një mundësi të re në lidhje me origjinën e koronavirusit të ri, duke sugjeruar se ai mund të ketë qarkulluar në mënyrë të padëmshme mes njerëzve për shumë kohë para se të shkaktonte një pandemi të këtyre përmasave.

“Më shumë mundësi virusi SARS-CoV-2 është transmetuar nga një njeri tek tjetri, duke përftuar karakteristika të reja gjenetike përmes adaptimit,” shkruan ekipi nga SHBA-ja, Britania dhe Australia që realizoi studimin.

Studiuesit analizuan të dhëna gjenetike të disponueshme nga SARS-CoV-2 dhe koronaviruse të tjerë të ngjashëm, duke treguar se arsyeja përse proteinat  SARS-CoV-2 ishin kaq efektive në lidhjen me qelizat njerëzore, ishte seleksionimi natyror.

“Duke krahasuar të dhënat e sekuencës gjenetike tek llojet e njohura të koronavirusit, ne mund të përcaktojmë se SARS-CoV-2 e ka origjinën përmes proceseve natyrore,” tha një nga studiuesit, Kristian Andersen, i cili përjashton kategorikisht idenë se virusi është krijuar në laborator.

“Dy karakteristika të virusit, mutacionet që ka pësuar proteina dhe shtylla kurrizore e tij e veçantë, përjashton kategorikisht manipulimet laboratorike si origjinën e mundshme të SARS-CoV-2”, thotë Andersen.

Ekipi hulumtoi dy hipoteza të vlefshme. Së pari, që përzgjedhja natyrore të ketë ndodhur në një kafshë pritëse përpara se virusi të transmetohej te njerëzit. Ekipi shpjegon se edhe pse mostrat e koronavirusëve të gjetur tek lakuriqit e natës kanë treguar gjenetike të ngjashme, asnjë prej tyre nuk përshtatet në mënyrë të përkryer me SARS-CoV-2.

“Megjithëse nuk është identifikuar ndonjë koronavirus i gjetur tek kafshët që është i ngjashëm me atë që ka shërbyer si gjenerator i drejtpërdrejtë i SARS-CoV-2, shumëllojshmëria e koronaviruseve të gjetura tek lakuriqët dhe specie të tjera është injoruar në masë”, shkruajnë studiuesit.

Hipoteza e dytë është se seleksionimi natyror ka ndodhur te njerëzit, të cilët e kanë marrë virusin nga kafshët.

“Skenari i dytë është që koronavirusi kaloi nga kafshët te njerëzit para se të bëhej i aftë të shkaktonte simptoma,” shpjegon drejtori i Institutit Britanik të Shëndetësisë, Francis Collins në blogun e NIH.

“Pastaj, si rezultat i ndryshimeve graduale evolucionare me vite ose ndoshta me dekada, virusi përfundimisht aftësinë për t’u përhapur nga njeriu te njeriu dhe të shkaktojë sëmundje serioze, shpesh të rrezikshme për jetën”.

Edhe pse ne ende nuk e dimë se cila nga dy hipotezat është e saktë, studiuesit mendojnë se është e sigurt se virusi ka qarkulluar prej vitesh, në mesin e kafshëve, ose njerëzve, deri sa u bë kaq i rrezikshëm sa është sot.

6 komente në “ANALIZA: Covid-19 ka qarkulluar prej dekadash në mesin tonë, nuk u krijua në laborator”

  1. Arber says:

    Eshte gomarllik si thuhet ne shqip te besosh ne keto pralla.Virusi eshte proďhuar ne laborator dhe pik.Eshte shakàja me e hidhur e bere na ata palo shkencetare qe kane lujt me njerezimin.Po jetojme me te
    paimagjinushmen.Jemi figurante te ketij filmi
    horor krimi makaber Koha do nxjere te verteten.Askush nuk do te thote e bera une sa eshte gjalle.Ndoshta eshte zhdukur.Tashme njerezimi ka pesu traumen me te madhe.Bota do kete ndryshime radikale……

  2. lufte e ftohte USA & Kine = Covid 19 says:

    Anal-ize qe kerkon se genjeje njeri me perralla se Covid 19 e paskemi patur mes nesh por tani ju kujtua te beje baterdi! Paskemi kujtuar diktaturen dogmatike por qenka by globalizmi me diktature e me dogem por vetem i mbeshtjelle me vello pseudo-liberalizmi.
    Ne laborator or ne laborator eshte krijuar ky virus atje ku ka vendlindjen, ne Kine. Nuk duan ta pranojne se e shohin qarte se kjo eshte lufte e ftohte USA-Kine ku Kina e zene ngushte nga sanksionet Trump shpertheu kete virus si kunderpergjigje.

  3. blerta says:

    Hamendesi ” shkencetaresh “. Po te jeni kaq te zot perse nu jeni ne gjendne te gjeni nje vaksine po na tregojne prralla, njerezit po vdesin keta krihen.

  4. miri says:

    E pse gjithmone gufojnë në Kinë këto viruse për herë të parë. Ose edhe ju jeni nga ato lesh shkenctarë si ai i Shqipërisë që vetëqihet so shkencëtar. Pse nuk shpërtheu në një vend tjetër por gjithmonë shpërthejnë në Kinë. Si nuk u infektuan Pekini, Shangaji, Vietnami… por Evropa dhe tani SHBA. Jeni edhe ju njësoj të koruptuar si ato të OBSH që i dilni në ndihmesë projektuesit të kësaj katastrofe – Kinës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje