Në rrugët e qytetit të Nju Jorkut, lëvizjet janë shumë të pakta. Në Manhatan, ku dikur mezi kaloje edhe natën për shkak të turmës, tashmë shikohen shumë pak njerëz madje edhe gjatë orëve të ditës. Për shkak të koronavirusit, shumë biznese vendase janë mbyllur dhe banorët thonë se Nju Jorku nuk do të jetë më i njëjti.
Bizneset e mbyllura në pjesën perëndimore të qytetit të Nju Jorkut po ndryshojnë pamjen e lagjes. Dyqane si “Sephora” dhe disa kafene i kanë kyçur vitrinat për të zbatuar udhëzimet për distancimin social. Të tjerë kanë vendosur kangjella të çelikta.
Nuk ka shumë trafik në një rrugë që normalisht është tepër e gjallë. Njerëz shumë të paktë mund të shihen të lëvizin, si p.sh. Charles Benson që doli për të shëtitur qenin.
“Kjo ka qenë një lagje tepër aktive edhe kur dilje natën. Tani, del ditën dhe nuk shikon askënd nga rruga numër 85 deri në 95. Nuk shikon askënd. Është një ndjenjë e keqe, pasi Nju Jorku nuk do të jetë më kurrë njësoj. Njerëzit kanë frikë njëri-tjetrin. Njerëzit kanë frikë të bëhen me njëri-tjetrin. Është situatë e keqe…”, thotë zoti Benson.
Shumë biznese vendase, si sallonet e manikyrit, berberanat dhe kafenetë janë mbyllur.
Disa restorante qëndruan të hapura për të ofruar ushqim që mund ta porositësh për ta marrë me vete, ose të ta sjellin në shtëpi.
Guvernatori i shtetit Nju Jork, Andrew Cuomo, urdhëroi mbylljen e të gjitha bizneseve jothelbësore më 22 mars, për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së koronavirusit.
“Janë mbyllur të gjitha bizneset. Njerëzit kanë frikë t’i mbajnë hapur. Njerëzit kanë frikë të shkojnë në dyqane. Shumë njerëz do të dëmtohen nga kjo. Dyqanet e vogla, dyqanet e mëdha, familjet e vogla, familjet e mëdha. Është e trishtueshme”, thotë zoti Benson.
Vetëm ushqimoret, farmacitë dhe biznese të tjera thelbësore janë lejuar ta vazhdojnë punën. Aktiviteti i restoranteve dhe kafeneve është i kufizuar vetëm tek dërgesat.
Të paktën 4758 persona kanë humbur jetën në shtetin e Nju Jorkut dhe mbi 130 mijë persona janë konfirmuar të infektuar me koroanvirusin.
ere se nuk pjerth amerika,kot jeni 400 milion popull ju,kur viruset binin ne vendet tropikale dhe andej nga afrika qe cdo vite vdesin me shume se 300 mij vete asnje nga kto shtetet e perendimit nuk e ve ujin ne zjarr per te ndihmuar keta popuj qe jane te prapambetur,por thjesht bejne vetem eksperimente,sic thane disa shkencare francese para 10 ditesh,kemi zbuluar nje vaksine kunder koron 19 por duhet te provohet ne afrike dhe te presim rezultatet sesa i dobishem eshte,afrika per perendimin eshte nje vend eksperimentesh,por kete rradhe i erdhi e keqa ne shtepine e tyre,sa keq eshte kur infektohesh edhe vete,te dhimset jeta o perendimore se jetoni ne luks dhe jeta per ju eshte e bukur,por ju duhesh nje mesim se mbase ndryshoni kurs,qe mos i perbuzni popujt ne nevoj por ti ndihmoni,ashtu sic na tregon edhe feja,TE GJITHE JEMI FEMIJET E ZOTIT,keshtu qe te gjithe jemi njerezit e ketij globi,nuk mund te thuash mua me lejohet te jetoj kurse ty tjetrit jo,se ja ku ju erdhi dhe ngordhja juve te pavdekeshit,kujdesni here tjeter nga nenvleresimet.
Drejt ke fol
Kuj po i cahet kari se si ka me kenë Nju jorku???
Kena hallin tonë!
NJEREZI E ZOTE DHE PUNETORE GJITHMONE DO JETOJNE ME MIRE,KUDO QE JANE O LONI PE KAR-TONI.