Historia e 1000 euroshit dhe sponsorizimi politik

8 Prill 2020, 09:30Blog TEMA

Nga Endri Xhafo 

Kjo historia e mjekëve dhe infermierëve të Lezhës, – me gjithë respektin për punën e tyre (sinqerisht!), me gjithë faktin që në absolute meritojnë rroga më të larta dhe kushte më të mira pune, – në rastin e atij 1000 euroshit nuk ka vend ku të rrijë!

Nëse nuk është e sponsorizuar politikisht që mediat (TV + portale) të mbushen me lajme “Rama gënjeu mjekët”, “Rama nuk mbajti llafin”, etj.etj., pra, në mos qoftë e kurdisur, në rastin më të mirë është një keqkuptim gjigand, por jo për faj të Ramës! Që t’i themi gjërat siç janë! “Vija e parë e frontit” nuk lë vend për interpretim!

Po e shtroj çështjen ndryshe: Ka pasur disa spitale rajonale që kanë trajtuar raste sporadike me koronavirus, që më pas janë dërguar ose jo në Tiranë: Durrësi i pari, Lezha, Shkodra, e ndonjë tjetër. 

Tani, nëse mjekët dhe infermierët e këtyre spitaleve pretendojnë të krahasohen me mjekët dhe infermierët e Infektivit, atëherë “duart lart”, unë dorëzohem! ?‍♂️

Njerëz, zyrtarisht kemi vetëm 2 spitale Covid: Infektivin dhe Sanatoriumin (edhe ky, prej pak ditësh).

PS. Thënë kjo, nëse qeveria ka, nuk jam kundër të na japë të gjithëve nga 1000 euro për kokë!?

1 komente në “Historia e 1000 euroshit dhe sponsorizimi politik”

  1. PEPJA says:

    PIRDH TE CFRYHESH. PO URGJENCA KOMBETARE? KUR DOLI KM NE FILLIM NUK PERMENDI AS VIJE ZJARRI AS NE FRONTIN E PARE. TALL MENDERJEN KM ME 43MIJE LEK QE U JEP INFER. DHE THOTE QE JU JENI HERONJ PRANDAJ TE LIND DETYRA TI VLERESOSH.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje