Kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka paralajmëruar se 189 shtete anëtare të organizatës do të ulin standardet e jetesës këtë vit si rezultat i krizës më të rëndë globale ekonomike që nga vitet ’30.
Kristalina Georgieva tha që fillimi i papritur i pandemisë Covid-19 i ka bërë parashikimet e reja të FMN për ekonominë botërore më të zymta dhe ekziston rreziku që ndikimi të jetë edhe më i keq seç pritet.
Vetëm tre muaj më parë, FMN parashikoi që ekonomia globale do të rritet me 3.3% këtë vit, por Georgieva tha: “Covid-19 ka prishur rendin tonë shoqëror dhe ekonomik me shpejtësinë e rrufesë dhe në një shkallë që nuk kemi parë ndonjëherë. Virusi po shkakton humbje tragjike të jetës dhe karantinimi i nevojshëm për të luftuar atë ka prekur miliarda njerëz ”.
Drejtorja e FMN tha që ka ende një “pasiguri të jashtëzakonshme” në lidhje me thellësinë dhe kohëzgjatjen e një krize që filloi në qytetin kinez Wuhan në janar. Ajo shtoi se tashmë ishte e qartë se rritja globale do të kthehej në mënyrë të mprehtë negativisht në vitin 2020. “Në fakt, ne parashikojmë recesionin më të madh ekonomik që nga Depresioni i Madh.”
Georgieva tha që kriza nuk do njohë kufij gjeografikë dhe “këndvështrimi i zymtë” vlen për ekonomitë e përparuara.
Bosi i FMN tha se është inkurajues fakti që qeveritë kanë lëvizur kaq shpejt dhe me një bashkërendim të rëndësishëm. Qeveritë kanë rënë dakord për masat fiskale – tatimore dhe shpenzuese, në vlerë prej 8 triliardë dollarësh, përveç stimulit masiv të siguruar nga bankat qendrore.(SCAN, The Guardian)
Ja nje drejtuese qe nuk e fsheh te verteten. Ky eshte deresioni i madh i persertur. U mendua se kriza e 2008 u largua ,por jo ajo po thellohej ne vite. Ne 200 vjetori e autorit te Kapitalit,folen shume intelektuale per parashikimet e tij deri dhe te Globalizmi. Por politika asnjehere nuk u tregua trasparent. Iformaliteti ishte kudo i pranishem ne ekonomite me te fuqishme. Dhe do vihej deri ne keto dite ,qe coronavirusi te behet shkaktari ,e te justifikohet recensioni. Po kur te mbaroje kjo epidemi qe po cudit, ato behet ndryshimi i shume pritur?! Apo perseri Globalizem,perseri ne keto kohra moderne do kemi kembim me para, si i vetmi shkak i spekullimit.