"Karantinoi" koronavirusin, Shanghai drejt hapjes së shkollave

9 Prill 2020, 10:06Bota TEMA

Kreu i Komisionit lokal të Arsimit në Shanghai lajmëroi se në datën 27 prill, në kryeqytetin kinez, do të hapen institucionet e arsimit publik, të mbyllura si masë për të parandaluar përhapjen e pandemisë së koronavirusit.

Lu Jing lajmëroi se të parat do të fillojnë mësim vitet e fundit të shkollave fillore dhe atyre të mesme.

Sipas tij, shkollat duhet të përgatiten me të gjitha mjetet e nevojshme për hapjen e plotë përpara datës 6 maj dhe secilës prej tyre do t’i jepet një datë specifike se kur duhet të fillojë mësimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje