Lleshaj shkarkon prefektin e Shkodrës, emëron zv. ministrin e Brendshëm: Mungesë lidershipi e drejtuesve gjatë pandemisë

11 Prill 2020, 12:24Politika TEMA

Ministri i Brendshem Sander Lleshaj ka shkarkuar nga detyra prefektin e qarkut të Shkodrës dhe ka emëruar koordinator të qarkut, Besfort Lamallarin.

Përmes një deklarate për mediet nga Ministria e Brendshme, Lleshaj tha se “për të menaxhuar me efektivitet situatën në qarkun e Shkodrës, do të komandohet zv ministri, Besofrt Lamallari”.

“Këshilli i Ministrave me vendim të sotëm, ka vendosur lirimin nga detyra e Prefektit të qarkut Shkodër të zotit Çesk Millja. Vendimi është marrë në kuadër të përpjekjeve për një mbështetje më të madhe nga ana e Qeverisë për Shkodrën në tërësi dhe sidomos për mbështetjen e masave për tejkalimin e gjendjes së krijuar nga pandemia COVID-19. Nëse ne kemi shprehur rezerva deri tani për gjendjen në Shkodër, kjo nuk do të thotë që të gjithë vërejtjet kanë qenë e adresuar vetëm tek Bashkia. 

Ne mënyrën se si kane funksionuar apo nuk kane funksionuar gjerat ne Shkodër kane ndikimin e tyre edhe drejtues të caktuar degëve territoriale në qark si dhe vetë Prefekti të qarkut si përfaqësuesi më i lartë i qeverisë atje. 

Për fat të keq, gjatë kësaj periudhe të pandemisë, është vërejtur një inerci burokratike e pa pranueshme, një hezitim për të marrë përsipër përgjegjësi dhe mungesë e lidershipit, aq të domosdoshëm, sidomos në situata të tilla, kur drejtuesit duhet të marrin përsipër përgjegjësi për vendime  për të cilat jo domosdoshmërisht ekziston ndonjë praktikë e konsoliduar më parë. Situata të tilla kërkojnë iniciativë dhe vendimmarrje.

Çdo drejtues vihet përballë situatave të panjohura dhe përballë vendimmarrjeve ndonjëherë të pasigurta. Hezitimi për të vepruar dhe për të vendosur, mund të sjellë shkaktojë mosveprimin i cili sjell pasoja të paparashikueshme.  Mungesa e vendimmarrjes për menaxhimin e situatës është arsyeja e vendimit për lirimin nga detyra të Prefektit të Qarkut Shkodër.

“Për të menaxhuar me efikasitetin më të lartë situatën në Qarkun e Shkodrës, qeveria ka vendosur të ngarkojë me detyrën e koordinimit dhe të drejtimit të përpjekjeve të gjithë degëve territoriale të qeverisjes në këtë qark zëvendësministrin e Brendshëm z. Besfort Lamallari. Krahas kësaj, z. Lamallari do të ketë detyrën e koordinimit dhe bashkëpunimit  me kryetarët e bashkive, në interes të daljes sa më të shpejtë dhe më të lehtë nga gjendja e pandemisë. 

Sigurisht që komandimi i një zëvendësministri në këtë funksion kaq të rëndësishëm, është shprehje e rëndësisë që Qeveria i kushton administrimit të gjendjes në tërësi e posaçërisht në Shkodër. Z. Lamallari do të ketë në dispozicion të tij jo vetëm institucionin e Prefektit dhe strukturat e degëve territoriale, por edhe gjithë kapacitetet e Ministrisë së Brendshme dhe të strukturave të tjera qendrore në funksion të menaxhimit sa më të mirë të situatës në Shkodër”, tha Lleshaj. (TemA)

18 komente në “Lleshaj shkarkon prefektin e Shkodrës, emëron zv. ministrin e Brendshëm: Mungesë lidershipi e drejtuesve gjatë pandemisë”

  1. Roland says:

    Po kete emer kurve nga e psonisi ” besfort ” nonje dobiç do jete …se shqiptar nuk ma ha mendja …

    1. KUTE KEPUTE says:

      BRAVO Lleshaj Bure SHTETI

  2. Dani says:

    Mire ja ka bere

  3. SHKARKIME TE TILLA DUHET TE KETE GJITHANDEJ
    KU NUK RRESPEKTOHET LIGJI
    DHE FAVORIZOHET ANTILIGJI NGA ELEMENTE ANTISHTET !
    ASNJI TOLERIM THYERJES SE LIGJIT DHE BANDAVE ATISHTETET
    TE GRUMBULLUARA NE LALZ KRYESUAR GA SELI BERISHA E ILIR META
    PASI ZHDUKEN PRONARIN E LIGJSHEM GJYQTARINN KONOMI !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  4. SHKARKIME TE TILLA DUHET TE KETE GJITHANDEJ
    KU NUK RRESPEKTOHET LIGJI
    DHE FAVORIZOHET ANTILIGJI NGA ELEMENTE ANTISHTET !
    ASNJI TOLERIM THYERJES SE LIGJIT DHE BANDAVE ATISHTETET
    TE GRUMBULLUARA NE LALZ KRYESUAR NGA SALI BERISHA E ILIR META
    PASI ZHDUKEN PRONARIN E LIGJSHEM GJYQTARINN KONOMI !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    1. Boltana e karantinume says:

      Shkarkoni ate bushtren e bashkise ajo e ka shkaterru Shkodren

  5. Lideruci says:

    Kur lexoj keto lajme me vjen ti gris diplomat e shkolles! Hoqi nje kaqol e vuri nje tjeter kaqol “kompetent”, i paafte te artikuloj qofte dhe nje fjali te vetme pa shtuar: mmmm, mendoj, besoj, me duket, mbase…ne keto pune nevojiten burra me bole, ose sic na pelqen ti quajme: lidera

  6. qytetari says:

    Shyqyr or Sander,me ne fund e nxorre koburen se te kish zene myk!
    Por Ademi,budallica e bashikise,vazhdon ti nxjerre llapen kryeministrit.

  7. Cim Rama says:

    Duhet qe keta pseudoprefekta ti vene gishtin kokes ne kete situate te marin frenat dhe mos te flene mbi dafina.

  8. iksi says:

    Mire ja bere megjithese pak me vones po me mire vone se kurŕr . Nuk ma ka marr mendja se paska pas oficer kaq te paafte sa ishte ky , ma merr mendja qe ky nuk do ket dite me dhene ndonje detyre rutine n/repartit apo repartit qe ka drejtu pa le me me dhene detyre luftarake .po mire mo z. Minister , nje te keqe te Shkodres e hoqe po te keqen me te madhe kur do ta hiqni qe kjo eshte qytetarja Voltana Ademi qe rrin kot ne krye te mullarit td kalbesirave dhe stervinave , pa kujtoja Kryeministrit kete pròblem .

  9. Z.millja,tani ish prefekt,nje burre zoteri por aq,me nje strukture te prefektures krejt inaktive,ish pedeista e socialista te paafte,kaq mund te bente.

  10. Ylli says:

    Te krahasosh pedagog Millja me kedo tjeter qe emerohet ne vend te tij eshte si te krahasosh diten Millja me naten ”kushdoqofte” ajo. Respekte pedagog Millja! Mos u ligeshto se kjo levizje nuk ka te beje me meritat e profilin tend por me arsye qe kushdo i kupton.

  11. Gent Dervishi says:

    Urime Besi.Dalsh faqebardh.

  12. Lisi says:

    O Roland bytha Emri Besfort eshte puro shqip e jo si emri yt i importuar e pa pike kuptimi njesoj si me thane Rrote k…

  13. Ndue Sanaj says:

    Kolonel Çesku, mirënjohje për punën që keni bërë! Për të tjerat, kështu e ka kjo pune, siç është shprehja popullore: “Nuk ka çfarë ti bëj gomarit dhe i biem samarit”! Kudo teëjeni jeni i nderuar, i ndershëm!

  14. Virusi says:

    Milja, zyrtar qe shkon e del nga zyra si hije. Nje oficer qe se nxori qimen nga qulli.

  15. tropoja5 says:

    gjynah shteti kriminal i edvin mafise po e masakron shkodren thjeshte pse kan votu kunder ps-se dhe pse ps ka ble vota kudo ne shqipni

  16. Pilafi says:

    Ke bërë gabimin më të madh z. Ministër. Duhet të shkarkonit Voltanën ,baxhellën e PD. Ajo po tall atë plaçkën në vendin e shenjtë me ju. Po ç’faj kishte Prefekti një njeri i përkushtuar për detyrën kur kryetarët e bashkive nuk pyesin për Prefektin apo i kanë krahët e ngrohtë . Ligji për” Prefektin e Qarkut” nuk zbatohet. Cdo propozim i prefektit nuk zbatohet,
    Jo vetem ne Shkoder po ne asnjë qark.
    Megjithate kur shkarkohet , vleresojeni per punen qe ka bere ne ato kushte te veshtira. Kur s’ja doli Rama me baxhellen Voltanë , kush e llogariste Milljen.
    Baxhella do hajë koka të tjera para se të hajë kokën e sajë . Se kur do ta kuptoni , një zot e di.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje