Lajm i keq: Rreziku i koronavirus, Serie A me dyer të mbyllura deri për Krishtlindje

12 Prill 2020, 19:13Sport TEMA

Serie A sikundër ligat e tjera të Europës, mbetet në pritje në zhvillimeve nga pandemia koronavirus. Në një kohë kur diskutohet që kampionati të rifillojë pas afro 1 muaj e gjysmë sipas dekretit më të fundit të qeverisë, janë një sërë çështjesh për t’u trajtuar.

Që nga shkurtimi i pagave, kalendari që duhet i përshtatur pjesës së mbetur të sezonit, e deri tek limitimi i tifozerisë që është tema më delikate. Në Itali flasin me siguri se për këtë çështje, ndeshje e Seria do të luhen me dyer të mbyllura të paktën deri në periudhën e Krishtlindjes.

Rreziku i Koronavirus parashikohet të jetë prezent edhe në muajin qershor në Itali ndaj hapja e dyerve të stadiumeve është një hipotezë thuajse e pamundur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje