OBSH thirrje Bjellorusisë: Të pezullohet kampionati!

12 Prill 2020, 12:09Sport TEMA

Organizata Botërore e Shëndetësisë I kërkon Bjellorusisë që të evitojë grumbullimet e personoave dhe si rrjedhojë edhe ndalimin e evenimenteve sportive sic është kampionati I futbollit që po zhvillohet rregullisht e për më tepër me dyer të hapura.

Apeli është bërë në Minsk nga Dr. Patrick O’Connor që është pjesë e task force të OBSH dhe që udhëtoi drejt Bjellorusisë për të verifikuar situatën e ish republikës sovjetike

‘Nga të dhënat që kemi në zotërim duket qartë që këtu ka një rritje të vazhdueshme të rasteve pozitivë me coronavirus dhe që dyfishohen cdo 2-3 ditë-tha O’Connor që vijoi me apelin e tij-merren masat për izolimin dhe të pezullohen aktivitetet me grumbullimin e shumë personave sic janë ato sportive’ .

Por duket se kokëfortësia bjelloruse vazhdon , pasi Ministri I Shëndetësisë Vladimir Karanik u kundërpërgjigj duke thënë se pezullimi I kampionatevbe nuk është në kompetencën e tij.

2 komente në “OBSH thirrje Bjellorusisë: Të pezullohet kampionati!”

  1. Altini says:

    jo po do të rrinë para tv të shohin ritransmetim barca – real
    bravo bjellorusisë

  2. Altini... says:

    jo po do të rrinë para tv të shohin ritransmetim barca – real
    bravo bjellorusisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje