Tare blindon Strakoshën, arrihet akordi për rinovimin me Lazion!

11 Prill 2020, 14:44Sport TEMA

Lazio blindon Thomas Strakoshën edhe për 5 vite të tjera. Duke parë interesimin e klubeve prestigjoze të Europës për të marrë shërbimet e gardianit të kombëtares shqiptare, Lotito dhe Tare kanë lëvizur duke bindur Strakoshën me një kontratë të re.

Aktualisht 25-vjeçari shqiptar ka një marrëveshje që e lidh me klubin bardhekaltër deri në verën e vitit 2022, nga e cila Strakosha fiton 1,2 milionë euro në sezon.

Lotito dhe Tare e kanë arritur marrëveshjen me portierin kuqezi për një kontratë të re deri në vitin 2025 nga e cila Strakosha do të përfitojë 2,5 milionë euro në sezon plus bonuset.

Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi, por me këtë marrëveshje të re, Tare dhe Lotito kanë shmangur interesimin e klubeve të mëdha europiane për kuqeziun.

2 komente në “Tare blindon Strakoshën, arrihet akordi për rinovimin me Lazion!”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Ahh si ma kishte te atin… Superb !!! Pac fatin e tij djale.. Decent money …

  2. Xhaxhi says:

    Ia futen. Normalisht duhet të paguhej me shume ne sezon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje