Kur kryeministrja Jacinda Ardern, një nga liderët botërore më të admiruara për betejat e saj sociale dhe për qasjen humane në marrëdhëniet me popullin, deklaroi më 23 mars se vendi që drejton do të hynte brenda 48 orëve në një karantinë të nivelit 4, për shkak të koronavirusit, neozelandezët menduan se po përjetonin një skenë filmi.
Niveli 4 parashikonte mbylljen totale të çdo shkolle, dyqani, restoranti, dhe aktiviteti në ambiente të jashtme. Një nga masat më të rrepta në botë, për një vend që në atë moment kishte të deklaruar vetëm 102 raste dhe asnjë të vdekur.
Për një popullatë që kurrë nuk ka përjetuar epidemi të rrezikshme, ky ishte një lajm vërtet shokues. Por disa javë më pas, rezultatet po shihen qartë.
Pas një rritje të shpejtë, që i referohej natyrisht periudhës së mëparshme të karantinës, shifrat në ishull kanë mbetur nën kontroll, me 1330 raste dhe 4 viktima në total. Prej ditësh, nuk raportohen më raste të rënda, dhe asnjë të vdekur.
Kryeministrja neozelandeze dhe kabineti i saj kanë zgjedhur faktikisht “strategjinë e eliminimit”, që nënkupton pikërisht një izolim total dhe testime masive të popullsisë, në mënyrë për të lokalizuar të gjithë infektuarit dhe të afërmit e tyre.
Kjo strategji, që në ditët e para shtoi së tepërmi numrin e të infektuarve në statistika, sot po jep rezultate shpresëdhënëse. Për të marrë këtë vendim, patjetër që qeveria ka patur besimin e plotë që strukturat shëndetësore do të mbanin rritjen e kurbës të së sëmurëve.
Strategjia e eliminimit parashikon në fakt një ngritje të shpejtë të kurbës së epidemisë, por edhe një rënie të shpejtë në rast suksesi, me objektiv eliminimin total të virusit në territorin e përcaktuar, ndryshe nga strategjia e “frenimit” të virusit, ku kurba nuk arrin pikun më të lartë, por zgjat më shumë në kohë.
Një gjë do të bashkojë gjithsesi Zelandën e re me vende të tjera “perëndimore”. Pasojat ekonomike të bllokimit total parashikohen të rënda afat-shkurtra. Që do të godasin veçanërisht popullsitë autoktone maori, që mbahen më së shumti me resurse turizmi dhe tregtisë së vogël.
Nje pyetje per kete kryeministre:
Si e arriti izolimin e plote?
Mos valle i trembi qytetaret e vet me denime me burg mbi 15 vjet ne se dilnin ne rruge?
Jo per gje,por edhe kryeministri Rama keto denime do shpalle keto dite,ndaj mos u mburr kaq shume se nuk je vetem ti e zonja!
Ndalu,se ka edhe te tjere,mbase me te zote se ty!
ore daulle…..kur te thone karantine njerzit futen en shtepi dhe binden ne menyre qe te jete sa me e skhkurter….po monstrat ne shqiperi bejne te kunderten se nuk u dhimbset jeta e tyre e jome e tjetrit.
MOsbindja ndaj rregullit i mban vend3et si ne te pa zhvilluara……vetem kur shkojne emigrante behen nuse dhe sillen si njerez.
Tjeter sensi i pergjegjshmerise tek nje qytetar Zelandez, edhe komplet tjeter gje tek nje Shqiptar.
Mjaft te shohesh se si Shqiptaret akoma vuajne te bien dakort me perdorimin e koshave te plehrave.
Tani si mendon ti, a binden dot keta njerez me nje deklarate te vetme kur kane 30 vite te pakten akoma s’kane mesuar nje nga gjerat me bazike te higjenes?
Mos publikoni gjera te tilla idiotesh. Mos krahasoni numrin e popullsise se Zelandes se Re me shtetet e tjera, sepse eshte sikur te krahasosh nje katund te vogel me qytetin me te madh.
Gazetare leshi qe sjellin lesh per publikim.
Ka opozite atje?
Ziguri paska nderruar emrin, e paska bere Zigfrid. Bravo Sali, bravo Çim Peka.
o ceshtje leshi lol
pershendetje ZIGFRID. ME SA KAM LEXUAR NE KETEKOHE ;PER ZELANDEN KA PASUR NJE UNISON NE POPULL , DHE JO SI NE VENDIN TONE KUR PER HIR TE POLITIKES KETA POLITIKANE T TANE DEKLAROJNE TE KUNDERTEN. QE POPOUPLLITE THYEIJ KARANTINEN SEPSE SA ME SHUME VIKTIMA MENDOJNE SE DO REZOJNE RAMEN, OPOZITA NE VENDIN KU UNE JAM REZIDENT, KREU I OPOZITES I MIRATOI MASAT E MARE NGA QEVERIA. PASTAJ PSE TE VJEN KEQ PDER DENIMIN,AI TJETRI QE THYEN KARANTINEN ,DUKE DALE JASHTEJA NGJIT TE TJEREVE DUKE E CUAR TJTRIN NE VARR. PRA KA KRYER VRASJE ME DASHJE.. SIPAS KOKES KAPELEN. ESHTE E DOMOSDOSHME KJO PER POPULLIN TONE . KETU KU JETOJ NQS DIKUSH HAP LOKALIN DHE PERSONI NAT SEMURET EN NE MOS GABOJ 2.5 VJET BURG. NQS VDES IN25VJET BURG. NUK U NGRIT KUSH KUNRDA SI TE NE QE DUAM AKOMARUMBUM PALL