Fjalimi i presidentit gjerman: Bota e ardhshme do të jetë ndryshe, pas këtij virusi

12 Prill 2020, 09:05Bota TEMA

Nga fjalimi i presidentit gjerman Frank-Walter Steinmeier, mbajtur dje:

“Mijëra njerëz kanë vdekur. Në vendin tonë. Dhe në Bergamo, në Alzas, në Madrid, në New York dhe në shumë vende të botës. Këto pamje na prekin. Jemi të pikëlluar për ata që vdesin të vetmuar. Kujtojmë familjarët e tyre, të cilët nuk kishin mundësi që bashkë t’i thonë lamtumirë të afërmve.

Falenderojmë jetëshpëtuesit e palodhshëm në sektorin e shëndetësisë. Dhe: pa marrë parasysh se na mundon edhe jeta jonë, ne mendojmë për ata që kriza i godet tepër rëndë – të sëmurët dhe të vetmuarit; për ata që shqetësohen për vendin e punës, për ndërmarrjen; për ata që punojnë në profesion të lirë, artistët, të cilët nuk kanë më të hyra; për familjet, për ata që vetë ushqejnë familjet në banesën e ngushtë pa ballkon dhe kopsht.

(…)

Por se si do të ecën më tutje, kur dhe si do të zbuten kufizimet, për këtë nuk vendosin vetëm politikanët dhe ekspertët. Është në dorën e të gjithë neve, përmes durimit dhe disiplinës – sidomos tani, kur na duket më së vështiri.

Këtë angazhim që po e tregojmë këto ditë – këtë nuk po e bëjmë për shkak se një grusht i hekurt po na detyron. Por po e bëjmë, sepse jemi demokraci e gjallë me qytetarë të përgjegjshëm!

Një demokraci në të cilën i besojmë njëri-tjetrit, dëgjojmë faktet dhe argumentet, tregojmë arsye, bëjmë gjënë e duhur. Një demokraci ku çdo jetë është e rëndësishme – dhe në të cilën secila dhe secili janë të rëndësishëm: nga infermieri te kancelarja, nga këshilli i ekspertëve të shkencës deri te shtyllat e dukshme dhe të padukshme të shoqërisë – në arkat e dyqaneve, në timonin e autobusit dhe kamionit, në furrë buke, në arat e bujqve apo te pastrimi i bërllokut.

(…)

Të gjithë duam normalitet. Por çfarë domethënë kjo? Sa më shpejt të kthehemi në rendin e vjetër, te zakonet e vjetra?

Jo, bota e ardhshme do të jetë ndryshe. Si do të jetë? Varet prej nesh! Të mësojmë nga përvojat, të mirat dhe të këqijat, nëpër të cilat po kalojmë çdo ditë në këtë krizë.”

Përktheu: Enver Robelli

4 komente në “Fjalimi i presidentit gjerman: Bota e ardhshme do të jetë ndryshe, pas këtij virusi”

  1. Agim Anastasi says:

    Pak pas rrenies te sistemit socialiste, Ramiz Alia tha se nuk ka kthim pas. Pra ai vet e pranoi falimentimin e socializmit totalitar ,kur per vite propogandonin kete socializem si te vetmen rruge. Tani 30 vjet me pase politika po fol per ndryshimin e sistemit ,per nje tjeter bote. Pra jo direkte , flasin per fundin e kapitalizmit, e per nje depresion shume me te madh se ai i viteve 30. Vertete do filloi ndryshimi !? A do ta lejojne kete te pasurit,pra perseritjen e shtetezimit ? Po sikur shteti nga halli e jo nga malli te heqe kembimin me monelle dhe te vedose karten elektronike apo triskat ? Sidoqofte situata eshte shume e rende. Perseri zogj te ngordhur ne Greqi. A do na shpetoje nje bisnesmen qe sot drejton Ameriken apo kryeministri i Anglise qe per pak na la. Le te shohim si do te vi.

  2. perkthesi nga shpella says:

    O Mero, mos publiko perkthime idiotesh te ketij kosovarit Robelli. I redaktoni shkrimet ju perpara se ti publikoni? Ky eshte nje perkthim i nje analfabeti funksional.
    Nuk eshte gjuhe standarde shqipe kjo e sjelle ketu ne kete shkrim.
    Ju, gazetaret e keni per detyre qe te shkruani ne gjuhen standarde shqipe dhe jo te sillni te tilla idiotesira. Ashtu siç e ka perkthyer ky Robelli ashtu e ka edhe trurin…rremuje.

    1. Tim says:

      ARTISTET DHE TE TJERE QE NUK KANE ME TE HYRA,,, HAHHAHAH O IDJOT NUK KANE ME TE ARDHUARA E JO TE HYRA! MIR E KE AJDE PERKTHYES AJDE,, FJALE PER FJALE PA LLOGJIKE NE RRESPEKTIM TE GJUHES SHQIPE

  3. A.W. says:

    Ky Koronavirus vdekjeprures ndoshta do ti kthelloje trute e kokes politikes utopike te Brukselit per ta shnderruar Europen ne EuroAzi me gjithe rracat brenda. Nje Europe per europianet do ishte vaksina me e mire kunder c’do lloj Virusi te ardhur nga prapa diellit nga bartesit e viruseve, klandestinet anonime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje