Islanda teston 10% të popullsisë për koronavirus, gjysma e të infektuarve pa simptoma

11 Prill 2020, 21:55Bota TEMA

Islanda ka kryer testimin e një të dhjetës së të gjithë popullsisë së saj dhe është zbuluar se gjysma e personave që kanë rezultuar pozitiv nuk kanë simptoma.

Në Islandë janë konfirmuar të prekur 1600 persona me Covid-19, nga të cilët kanë ndërruar jetë vetëm 7 persona, me një shkallë vdekshmërie vetëm 0,004 përqind.

Testimet e 10 përqind të popullsisë, e cila është mbi 364 mijë banorë, janë kryer me ndihmën e një kompanie biof farmaceutike me bazë në Rejkjavik, “deCODE”.

Daily Mail shkruan se Islanda është bërë vendi me përqindjen më të lartë të personave të prekur krahasuar me numrin e popullsisë dhe kjo ka ardhur si pasojë e përqindjes së lartë të testimeve. Pavarësisht këtyre shifrave, në Islandë bizneset nuk janë mbyllur.

2 komente në “Islanda teston 10% të popullsisë për koronavirus, gjysma e të infektuarve pa simptoma”

  1. Ardit says:

    Shkallen e vdekshmerise e keni gabim. Islanda shkallen e vdekshmerise e ka tre here me te larte se Shqiperia me 20 vdekje per milion banore.

  2. Arvanites says:

    7 ne 1600 i bie 0.4% e popullsise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje