Bilanci i Italisë për 24 orë: Rritet numri i viktimave dhe të infektuarve, përkeqësohet sërish gjendja

11 Prill 2020, 18:45Bota TEMA

619 është numri i viktimave të prekur nga Covid-19 në Italia. Lajmi është bërë i ditur nga autoritete shëndetësore Italiane ku raportohet se vetëm në Lombardi ku prej kohësh ka qenë vatra më e prekur e koronavirusit, janë shënuar 273 viktima. Kështu numri total i viktimave ka shkuar në 19 468.

Aktualisht numri i personave të prekur nga CoVid-19 në Itali ka shkuar në 152,271 persona (+4,694 më shumë se dje me një rritje prej 3.2%).

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë shëruar 2079 persona duke e çuar numrin total të të shëruarve në 32534.

Të dhënat u siguruan nga Mbrojtja Civile të cilët njoftojnë se  28.144 pacientë të shtruar në spital me simptoma të rënda vijojnë të jenë 3,381.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje