Tensione në Itali/ Salvini i ankohet Presidentit për Conten, zbardhet telefonata me tone idinjimi: Ajo që bëri Kryeministri, gur varri për dialogun

11 Prill 2020, 15:42Bota TEMA

Këtë mëngjes udhëheqësi i Legës telefonoi Presidentin e Republikës. Përveç shprehjes së “i indinjuar” për akuzat e bëra nga Kryeministri në konferencën për shtyp, kreu i Legës tha se ishte i shqetësuar për situatën ekonomike, raportojne mediat italiane.

Matteo Salvini këtë mëngjes, e shtunë 11 prill, telefonoi kryetarin e shtetit, Sergio Mattarella. Zyrtarisht, për përshëndetjet e Pashkëve. Por gjithashtu, natyrisht, për të shprehur “keqardhjen dhe indinjatën” për ndërhyrjen televizive të Giuseppe Conte-s të premten në mbrëmje: “Ajo që bëri Kryeministri është shumë serioze, madje e padenjë për një vend demokratik. Dhe sigurisht që fshin çdo formë bashkëpunimi midis qeverisë dhe opozitës. Një gur varri i vërtetë për dialogun”, tha drejtuesi i Legës në një telefonatë që ishte absolutisht e sjellshme në ton, por e indinjuar në përmbajtje: “E them edhe në emër të të gjitha forcave të opozitës”, ka thënë Salvini.

Sipas asaj që raportohet nga Lega, Salvini, gjithashtu ka pyetur “Si ia bëhet për të dialogur me dikë që sillet kështu? Deklarata regjimesh amerikanojugore. Nga qeveria ne, dhe miliona italianë, presim përgjigje, dëgjim dhe zgjidhje…Gratë dhe burrat e Legës, kryetarët e bashkive, guvernatorët, parlamentarët dhe administratorët, do të bëjnë gjithçka për të shpëtuar jetën e qytetarëve sot, dhe vendet e tyre të punës e kursimet, nesër”.

Në të vërtetë, fjalimi i Kryeministrit midis Legës dhe “Fratelli d’Italia” u pëlqye shumë pak. Akuza, drejtuar në televizion drejtpërdrejtë ndaj dy drejtuesve, se kanë gënjyer, më keq sesa “përhapje e informacionit të rremë” për të dobësuar vendin, nuk u pranuan: “Gjëra të shtetit totalitar” ka thënë Giorgia Meloni me zë të lartë. Por, metoda e zgjedhur ishte gjithashtu shumë pak e pëlqyer, mesazhi i transmetuar nga Pallati ‘Chigi’ gjatë lajmeve.

“Por a keni parë ndonjëherë një kryeministër që përdor televizionin, jo për të informuar, por për të sulmuar opozitën?”, i tha Salvini Presidentit.

1 komente në “Tensione në Itali/ Salvini i ankohet Presidentit për Conten, zbardhet telefonata me tone idinjimi: Ajo që bëri Kryeministri, gur varri për dialogun”

  1. armand says:

    Origjinal si legenat e opozites ne Shqiperi.
    Conte eshte KM me serioz ne 40 vitet e fundit dhe ne cdo perballje i ka zgerlaqur keto jashtqitjet e Berlusconi-t.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje