FOTOT: Aktivizohet vullkani në Indonezi, hiri arrin lartësinë 15 km

11 Prill 2020, 14:12Bota TEMA
FOTOT: Aktivizohet vullkani në Indonezi, hiri arrin lartësinë 15

Vullkani Krakatoa ka shpërthyer në brigjet e Indonezisë, duke shpërndarë hirin dhe grimxat vullkanike deri në një lartësi prej 15 km. Mijëra banorë braktisën banesat e tyre dhe autoritetet nuk lejojnë kthimin e tyre deri në një njoftim të dytë.

Të premte ndërmjet orës 21.58 dhe 22.35 sipas orës lokale, Qendra e Vullkaneve ka regjistruar dy shpërthime fuqishme të cilat janë pasuar nga të tjera, por më të lehta dhe gjatë ditës së shtunë.

Banorët e Xhakartës, të cilët gjenden të pozicionuar 150 kilometra më larg, raportojnë se kanë dëgjuar “gjëmime të forta” menjehërë pas aktivizimit të vullkanit.

Pamjet e fotografuara nga ishulli Anak Krakatau, i cili gjendet në Ngushticën Sunda, tregojnë llavën që del nga vullkani.

Qendra e Vullkaneve dhe Katastrofave Gjeologjike raportoi se shpërthimi i parë zgjati një minutë e 12 sekonda duke nisur në orën 9.58 të darkës, kur dhe vullkani nisi të nxjerrë hi dhe tym deri në 200 metra lartësi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje