Erdogan "kopjon" Edi Ramën për masat ndaj koronavirusit

11 Prill 2020, 19:30Bota TEMA

Turqia ka deklaruar një shtetrrethimi 48-orësh në 31 qytete të vendit në një përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit, i ngjashëm me fundjavën shqiptare, e treta në lloj, vendosur nga Rama.

Sipas Ministrisë së Brendshme turke, të gjithë banorët e Stambollit, Ankarasë dhe 29 qyteteve të tjera do të duhet të qëndrojnë në shtëpi pë dalë aspak, derisa të gdhijë e hëna.

Ndalimi u vendos për shkak të shqetësimeve se me motin e parashikuar për fundjavë, shumë mund të injoronin udhëzimet e qeverisë për të qëndruar në shtëpi, duke mos e përballuar tundimin për gjezdisje.

Vendimi u njoftua vetëm tre orë para fillimit të shtetrrethimit, duke shkaktuar dhe një trazirë të përgjithshme, pasi një numër i madh i njerëzve dolën për të bërë pazaret e nevojshme.

Deri më tani nuk janë futur masa të përgjithshme të izolimit në Turqi, por ata mbi 65 vjeç dhe nën 20 vjeç janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi.

Megjithëse shkollat ​​dhe bizneset, siç janë kafenetë dhe sallonet e flokëve janë të mbyllura, shumë kompani dhe zyra të tjera janë të hapura dhe punonjësit shkojnë në punë.

Numri i vdekjeve në Turqi ka shkruar në 1000, por sipas OBSH-së po kë një ndër menaxhimet me të mira të situatës. Së paku, sistemit shëndetësor e përballon pa problem valën e të sëmurëve që duhen trajtuar.

1 komente në “Erdogan “kopjon” Edi Ramën për masat ndaj koronavirusit”

  1. Rama Perandor says:

    trumpi kopjon ed ramen – shkon e ben shurren si ben edhe ai
    hitleri imiton ed ramen
    enveri imiton ed ramen

    allahu imiton ed ramen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje