FOTOT: "Qytetarët në karantinë, zebra në mes të Parisit"

14 Prill 2020, 17:13Lifestyle TEMA

Një zebër, së bashku me dy kuaj, është parë duke shëtitur në rrugët e boshatisura të një zonë periferike të Parisit. Kafsha ishte arratisur nga kopshti zoologjik në Ormesson-sur-Marane (zonë periferike në Paris), pasi dyshohet se kafazi i zebrës ishte lënë aksidentalisht hapur.

Ndërkohë, qytetarët kur kanë parë këtë skenë, kanë mbetur gojë hapur dhe kanë nxjerrë telefonat e tyre për të filmuar. Ndërkohë së fundmi edhe disa drerë të egër kanë “pushtuar” rrugët e Boissy-Saint-Leger, një tjetër zonë periferike në Paris

Ndërkaq, kujtojmë që Franca, po njeh një shtim të shpejtë të numrit të të infektuarve dhe viktimave si pasojë e koronavirusit.

Sipas raportimeve të fundit, në Francë deri më tani, si pasojë e virusit famëkeq, kanë humbur jetën 14,967 persona ndërsa 136,779 të tjerë janë shpallur të infektuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje