Aktorja franceze Patricia Millardet ka ndërruar jetë pasditen e djeshme.
Francezja ishte e njohur për shqiptarët si Silvia Conti, personazh i filmit “Oktapodi” me komisar Corrado Cattani-n i interpretuar nga Michele Placido.
Aktorja ka pësuar një sulm në zemër në spitalin San Camillo në Romë.
Ajo lindi në vitin 1957 në Mont-de-Marsan, në rajonin e Neë Aquitaine.
Roli i magjistrates kurajoze dhe të pakorruptueshme të Silvia Contit në filmin “Oktapodi”, e bëri atë shumë të njohur për publikun e gjerë.
Një rol që i kishte dhënë asaj popullaritet të madh kudo.
Ajo ishte betuar se do të hakmerrej për vdekjen e komisarit, heroi i historisë në film, i vrarë nga mafia.
Por që nga ai moment heroina ishte bërë vetë ajo, shkruan “Repubblica“.
“Pse ky sukses i madh? Vërtet nuk e di”, shpjegonte ajo në një intervistë për La Repubblica.
“Mendoj se Silvia i pëlqente publikut sepse ishte shumë moraliste, e pastër dhe e disponueshme. Në fillim ky rol më fuste frikën, isha nervoze.
Më pas shkoi mirë. Për ta bërë të mirë një personazh duhet ta besosh thellësisht dhe të mendosh e të sillesh si ajo.
Jam dëfryer duke e interpretuar. Rulli dhe Petraglia, skenaristët, kishin shkruar një rol perfekt. Vetëm në një pikë nuk ramë dakord.
Silvia nuk mund të dashurohej Licata-n. Ishte një moment kur ajo duhej të shkonte të takonte Davide-n. U rebelova.
Si mund të sillej ashtu një grua që kishte humbur dashurinë e jetës së saj në një mënyrë aq të dhunshme?”.
Në karrierën e saj kishte recituar në shumë produksione kinematografike dhe televizive. Debutoi në kinemanë italiane në vitin 1987, në një të film të Carlo Lizzani “Assicurazione sulla morte”.
Ndërsa në vitin 1990 aktroi në “Il sole anche di notte” i Paolo dhe Vittorio Taviani.
Popullariteti i madh erdhi me serinë “La Piovra” (Oktapodi) në Rai 1.
Aq i madh ishte popullariteti i saj, sidomos në vendin tonë, saqë Sali Berisha e përmendte edhe në Parlament kur Ina Rama merrte postin e kryeprokurores.
Berisha e quajti atë “Silvia Conti” shqiptare, por më pas ndërroi mendje natyrisht.
REMO GIRONE AND PATRICIA MILLARDET, LA PIOVRA 10© ADOLFO FRANZO' / GraziaNeri
U prehsh ne paqe…faleminderit per emocinet qe na ke dhene…..!
Une kujtoja se e frymezonte Milica: Boze pravde etj etj
Dobiçi i Serbise me frymezime perendimore ?
Sa qesharake bahen keto politikanet tone more Zot !! Cdo minut ndryshojne mendje dhe opinion. Sot jane pro, neser kundra !! Hajde merre vesh tashi !!
Oktapodi asht nje film me te vertete i arrire. Aktorja u prefte ne paqe.
Po çe fusni germadhen Berishe kudo! Silvia Contit nuk i ka thene njeri “lavire bulevardi” as mafia jo e jo!Ndaj lereni germadhen se i behet qejfi pasketaj!
Ti je Silvia Konti , i tha Saliu Ina Rames , kur u zgjodh si kryeprokurore ( pavaresisht se me pas e quajti horre bulevardi )
Pas Saliut , nje deputet i opozites se kohes E. B , i tha atij : Ajo eshte Silvia Konti , ti je Tano Karidi . Batute me te bukur e me te sakte
ne ate seance nuk ishte, se ai vertet eshte Tano Karidi e ca me shume se aq.
KY KANCERI NUK KA LEN NJERI PA SHAR ME LIBER SHTEPIE KESHTU QE E MERITON NJE SHARJE ME ROB SHTEPIE DHE LIRI KURVEN AGJENTE E SERBIT
E perse duhet qe te permendet Berisha ketu?
Apo nuk jeni ngopur me ate M.U.T akoma?
Një aktore që në rolin e Silvia Cont-it ka fituar zemrat e miliona shikuesve në gjithë botën, si aktrim, po se po, por më shumë për mesazhin që përcillte ai rol, të cilin, siç ajo vetë ka thënë, nuk ka ditur ta shpjegojë, se pse ka “ngjitur” aq. Në nderim të saj, kujtimi për të, së paku sot, në respekt të lexuesve, nuk do duhej ‘ndotur’, duke përfshirë emrin e saj në hipokrizinë e Saleh Berishës. Personalisht do ta konsideroja fyerje. RIP
Kam menduar gjithmone se perse nuk nxori jurispudenca shqiptare nje magjistrate te tille , te cilat i gjene ralle , dhe e dini ndoshta pse , se magjistratet shqipetare e blejne shkollen e magjistratures . keshtu ka qene dhe do vazhdoj te jete .
Kur ogurziu Sali , e pa Ina Ramen qe e pagezoi si “Silvia Konti”, se nuk korruptohej lehte, nxitoi ti mbathte patkojt e ta quante “horre bulevardi”. Shpejt e harroi “Silvian” , ky mafioz qe mbase do te jape llogari nje dite.
sakte bureto qe te permendi emrin e silva kontit saliu eshte nje fyerje e madhe sepse ai eshte hajdut -kriminel qe po vuan shqiperia
Mos u merni me idealizma.Refimi artistik te frymezon per te rregulluar shoqerine por,me nje njeri nuk ndryshon bota e mbushur me Tano Karider.
U prehte ne paqe .
Lere ore Berishen!!! I paska pelqyer Berishes! Edhe nevojtores i pelqen shume aktorja por nuk hap goje te shprehet.
Eh cna ngjallet nostalgji,kur e shihnim ate film,ndoshta edhe per moshen ne te cilen ishim ne ate kohe.
Shpirti i saj u preht ne parriz.