Memorie.al publikon historinë e panjohur të Bahri Omarit, që nga shkollimi në Stamboll, puna si nënprefekt i Himarës, emigrimi në SHBA-së ku drejtoi gazetën “Dielli” të Shoqatës Patriotike “Vatra”, kthimi në Shqipëri dhe zgjedhja si deputet në parlamentin e parë shqiptar, ikja nga Shqipëria pas rrëzimit të qeverisë së Fan Nolit dhe emigracioni i gjatë 15 vjeçar në Bari të Italisë si antizogist, kthimi në Shqipëri në vitin 1939-të ku morr pjesë në themelimin e organizatës nacionaliste, “Balli Kombëtar”, pranimi i postit të ministrit të Punëve të Jashtëme në qeverinë e Rexhep Mitrovicës në vitin 1944, raportet me kunatin e tij, Enver Hoxhën, të cilin e priste dhe e strehonte tek shtëpia e Mulletëve ku ai rrinte me qera, mos pranimi i “ofertës” së mikut të tij të ngushtë, Qazim Mulletit, në shtatorin e viitt 1943, që ai të largohej nga Shqipëria, arrestimi nga partizanët në nëntorin e atij viti, vizita në burg e Nexhmije Hoxhës pas martesës me Enverin, bisedat e Fahrijes me të vëllanë, Enverin dhe më pas me Koci Xoxen për t’i falur jetën Bahriut, lutja zyrtare që ajo bëri për atë gjë dhe dëshmitë publike të Bedri Saphiut, ish-prokurorit të Gjyqit Special, se çfarë i kishte thënë Enveri për pushkatimin e Bahriut dhe fjalët e tij të fundit para ekzekutimit në pasditen e 14 prillit të vitit 1944 te Kodra e Priftit.
Nga Dashnor Kaloçi
Mars 1945. Ende nuk kishin kaluar as katër muaj kur brigadat partizane të Enver Hoxhës kishin hyrë si triumfatorë në Tiranë dhe në të gjithë qytetet e tjera të Shqipërisë, kur në Kinema “Kosova” të kryeqytetit, do të çelte siparin Gjyqi Special, ku do të gjykoheshin dhe do të dënoheshin “armiqtë e popullit” . Ç’farë ishte ky gjyq dhe kush ishin të pandehurit që do viheshin aty në bankon e të akuzuarit?
Ende pa u çliruar mirë Tirana, sipas urdhërave që vinin nga Shtabi i Korparmatës së Parë të Ushtrisë Nacionalçlirimtare (me Komandant të Përgjithshëm Enver Hoxhën që asokohe ishte në Berat), që ishte i vendosur diku rrëzë malit të Dajtit në fshatin Priskë, disa skuadra partizanësh u futën nëpër lagjet e Tiranës dhe sipas listave që kishin marrë nga komandat e tyre, filluan arrestimet ndaj atyre personave, emrat e të cilëve gjendeshin në ato lista. Ish-kryeministra, ministra, deputetë, prefektë, kryetar bashkish, ushtarakë dhe funksionarë të tjerë të lartë që kishin shërbyer që nga qeveria e Ismail Qemalit, ajo e Monarkisë së Mbretit, Zog, e deri tek ajo nën pushtimin gjerman të kryesuar prej Ibrahim bej Biçakut, do të merreshin nga shtëpitë ku banonin dhe me pranga në duar do të dërgoheshin për në zyrat e “Seksionit të Mbrojtjes së Popullit”, pasi më parë u ishte thënë “do të vini me ne vetëm për një sqarim”?!
Pas 43 ditëve senacash të pandërprera gjyqësore me dyer të hapura aty në Kinema “Kosova” ku përveç atyre që asistonin në sallën e saj, turma të mëdha njerzish, familjarësh, të afërmish apo thjesht kureshtarësh që e ndiqnin atë në oborrin e jashtëm të saj me anë të artopolantëve që ishin instaluar aty një ditë para fillimit të atij procesi të bujshëm që ishte pasqyruar edhe në dy gazetat kryesore që dilinin asokohe, “Bashkimi” dhe “Zëri i Popullit”, më 13 prill, kryetari i gjyqit, gjeneral-leitnant, Koci Xoxe, do të shpallte dënimet. Ku nga 60 personat e pandehur që u gjykuan aty duke u akuzuar si “kriminelë lufte”, 17 do të dënoheshin me vdekje, me pushkatim, dhe do të ekzekutoheshin vetëm një ditë më vonë diku në veri-lindje të kryeqytetit, në vëndin e quajtur, “Kodra e Priftit”.
Një ndër gjërat që bëri më shumë përshtypje dhe u duk fillimisht krejt e pabesueshme për të gjithë ata që ndiqnin me mjaft interes zhvillimin e seancave gjyqësore të atij procesi të bujshëm, ishte fakti se në atë listë prej 17 personash që do pushkatoheshin, ishte dhe Bahri Omari, burri i motrës së “Komandantit”, siç thërritej asokohe gjeneral-kolonel, Enver Hoxha, që i veshur ushtarak dhe me revolverin në brez, drejtonte edhe mbledhjet e qeverisë si kryeministër i saj!
Kush ishte Bahri Omari, ku ishte diplomuar ai, cila ishte e kaluara e tij dhe çfarë raportesh kishte pasur ai me Enverin që nga koha që ishte bërë kunat i tij dhe deri ditën që ai ishte arrestuar si “armik i popullit në nëtnorin e vitit 1944?! Përse e pushkatoi Enver Hoxha kunatin e tij, Omarin dhe s’i iu përgjigj ai motrës së tij, Fahrijes një ditë pas dhënies së dënimit me vdekje dhe një ditë para pushkatimit, kur ajo i kërkoi të vëllait që t’i falte jetën burrit të saj?! Lidhur me këtë dhe të tjera, bën fjalë ky shkrim të cilën e kemi ndërtuar në bazë të dëshmive që na ka dhënë në vitin 1998, profesor Luan Omari, si dhe një numri të madh dokumentesh arkivore, që na i ka pas dhënë disa vite më vonë, vëllai i tij i ndjerë, Fatosi, me të cilin donim të shkruanim një monografi për të jatin e tyre, Bahri Omarin, gjë të cilën nuk e realizuam dot…?!
Diplomohet në Stamboll, nënprefekt në Himarë, dhe Drejtor i “Dielli” në Boston
I lindur më 10 shkurt të vitit 1889, Bahri Omaroi do të dërgohej për në Stamboll ku pasi mbaroi shkollën “Rruzhdije” do të ndiqte studimet e larta universitare pranë “Mylkije Shahanes” duke u diplomuar në vitin 1910-të në degën e “Administratës” të atij fakulteti, në kryeqëndrën e Perandoroisë Osmane. Pas kthimit në atdhe, diku aty në vitet 1911-1912-të, ai do të emërohej për të shërbyer si nënpunës në administratën shtetërore të krahinës së Kurveleshit dhe pas disa kohësh edhe në detyrën e nënprefektit të Himarës. Pas disa vite pune në atë funksion zyrtar, diku aty nga fillimi i vitit 1914-të, kur kishte filluar edhe Lufta Ballkanike në vorbullën e së cilës ishte përfshirë dhe Shqipëria, pikërisht në periudhën kur andartët grekë hynë në territorin shqiptar duke bërë masakra çnjerzore ndaj popullsisë civile të pambrojtur, Bahriu mundi të arratisej për të mos rënë në duart e tyre, duke emigruar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aty në dhe të huaj që asokohe dhe më pas do të bëhej streha e shumë shqiptarëve që për shumë arsye ishin të detyruar ta braktisnin atdheun, Bahriu aderoi në rrethet patriotike të shqiptarëve që ishin të organizuar në Shoqërinë Panshqiptare “Vatra”, ku drejtuesit e saj i besuan detyrën e drejtorit të gazetës së saj, “Dielli”, me qëndër në Boston, duke e drejtuar atë organ që u bë streha e shumë intelektualëve patriot shqiptarë, deri në vitin 1919-të.
Deputet në Parlamentin e parë dhe Asamblist
Në përfundimin e Luftës së Parë Botërore, apo siç quhej në atë kohë “Lufta e madhe”, Bahriu do të kthehej në atdhe, duke u rifutur në jetën politike-administrative të vëndit dhe në pranverën e vitit 1921, pasi kishte drejtuar për disa kohë gazetën përparimtare “Shekulli”, duke qenë vetë një nga editorialistët kryesorë të saj, ai kandidoi si deputet i Gjirokastrës dhe fitoi në zgjedhjet e para parlamentare që u zhvilluan më 21 prill të atij viti. Po kështu dy-tre vite më vonë, më 1923-in, ai zgjidhet si anëtar i Kuvëndit Kushtetues (Asambleja parlamentare) dhe në atë parlament ai u rreshtua përkrah grupit që udhëhiqej nga Fan Noli. Nisur nga ky shkak, në fundin e vitit 1924-, me rikthimin e Zogut në pushtet, Bahri Omari me disa nga miqtë e tij, ish-deputetë, si: Sejfi Vllamasi, Kol Tromara, Sheh Karbunara, etj., u larguan nga Shqipëria dhe u vendos si emigrant politik në Bari të Italisë, ku ishte epiqendra e emigracionit antizogist të gjithë gadishullit apenin. Në atë qytet ku Bahriu ishte një ndër eksponenët kryesor antizogist, ai do të qëndronte për plot 15 vjet, gjatë gjithë periudhës së Monarkisë së Zogut dhe ai ishte një nga njerëzit më kryesorë të organizatës nacionaliste “Bashkimi Kombëtar” që u formua prej emigranëtve antizogistë. Në prag të pushtimit të Shqipërisë në prillin e vitit 1939-të, Bahriu ishte një nga ata emigrantë që iu përgjigj pozitivisht letrës që Mbreti Zog iu dërgoi të gjithë patriotëve dhe emigracionit politik shqiptar që ndodheshin jashtë Shqipërisë, në Europë dhe Amerikë, për t’u kthyer në atdhe dhe për t’i bërë ballë rrezikut që po i kanosej.
Kthimi në Shqipëri në ’30-ën dhe themelues i “Ballit Kombëtar”
Pas kthimit në Shqipëri në vitin 1939-të, Bahriu do të bashkohej me disa nga miqtë e tij të dikurshëm, si Mit’hat Frashëri, Hasan Dosti, Kol Tromara, Ali Këlcyra, Faik Quku, etj., të cilët do të formonin organizatën nacionalste ”Balli Kombëtar”. Ajo organizatë nacionaliste do të krijohej vetëm pak ditë pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste dhe do të funksiononte si një komitet i fshehtë. Më 5 dhjetor të vitit 1939-të, Bahriu u emërua në funksionin e Anëtarit të Këshillit të Lartë të Shtetit, detyrë të cilën e mbajti deri ditën që ai u caktua si ministër i Punëve të Jashtëme në qeverinë e kryesuar nga Rexhep Mitrovica në vitin 1944. Si një intelektual i formuar dhe erudit me një kulturë të gjerë, njohës i shkëlqyer i disa gjuhëve të huaja (anglisht, frengjisht, italisht dhe turqisht), Bahriu shikonte më tej intersave politike të çastit dhe njohuritë e tij ai i kishte vënë në shërbim të çështjes kombëtare shqiptare që kur ishte në Boston si drejtor editues i gazetës “Dielli”. Nga ky kontekst, gjatë gjithë periudhës së pushtimit të vëndit, (1939-1944), Bahriu spikati si një nga intelektualët dhe politikanët më në zë të asaj kohe dhe si një nga krerët kryesorë të organizatës nacionaliste “Balli Kombëtar”, Bahriu ndikoi që ai formacion politik të prirej nga idetë e ideologut francez, Eduart Herjo, që ishte ideologu më i madh i Partisë Radikal-Socialiste, më e madhja parti e qëndrës së asaj kohe në Europë. Që nga viti 1939-të pas kthimit nga Italia, Bahriu nuk shkoi më në qytetin e tij të lindjes në Gjirokastër, por ishte vendosur në Tiranë së bashku me familjen e tij, bashkëshorten Farije Hoxha Omari (me të cilën ishin martuar që në vitin 1923) dhe dy djemtë, Luanin dhe Fatosin. Fahrije Hoxha ishte e motra e Enver Hoxhës, me të cilin Bahriu kishte marrdhënie fare normale dhe e kishte ndihmuar atë me të holla gjatë periudhës që ai ishte me studime në Francë në fillimin e viteve ’30-të, si dhe e kishte pritur disa herë në shtëpinë e tij në Bari të Italisë ku Enveri shkonte jo rrallë.
Shtëpia e Omarit te Mullet-ët, bazë e Enverit dhe ballistëve
Miqësinë me kunatin e tij, Enver Hoxhën, i cili nga nëntori i vitit 1941 ishte bërë kreu i Partisë Komuniste të Shqipërisë, Bahriu e vazhdoi krejt normalisht edhe gjatë gjithë periudhës së pushtimit deri aty nga viti 1943 dhe Enveri shkonte normalisht tek e motra dhe kunati i tij që banonin në një shtëpi me qera (fare pranë Pazarit të Ri), që Bahriu ia kishte marrë mikut të tij, Qazim Mulletit, që asokohe ishte në funksionin e Prefektit të Tiranës. Në atë shtëpi vinin të gjithë krerët e “Ballit Kombëtar” si Mit’hat Frashëri, Hasan Dosti, Kol Tromara etj. që ishin edhe miq të ngushtë të Bahriut, si dhe Enver Hoxha që ishte si i shtëpisë aty dhe në katin përdhes, ai priste disa nga krerët kryesorë të Luftës dhe Partisë Komuniste, si Dr. Ymer Dishnicën, Nako Spiron, Ramize Gjebrenë, Masar Shehun, etj., të cilët shumë herë streoheshin në atë bazë ku priteshin si miq nga i zoti i shtëpisë. Kjo gjë, pra frekuentimi që Enveri do t’i bënte shëtpisë së motrës dhe kunatit të tij, si ilegal, do të vazhdonte deri aty nga fillimi i pranverës së vitit 1943, kur marrëdhëniet e raportet në mes krerëve kryesorë të Ballit Kombëtar dhe atyre të Partisë Komuniste Shqiptare do të ashpërsoheshin shumë dhe në atë kohë Enveri do të largohej përfundimisht duke mos shkelur më aty. Bashkë me Enverin nga ajo shtëpi do të largoheshin edhe disa nga miqtë e Bahriut, si Dr. Ymer Dishnica, Nako Spiro etj., bashkëpunëtorë të ngushtë të Enver Hoxhës të cilat ishin gjithashtu dhe në funksione drejtuese në Partinë Komuniste dhe “Frontin Demokratik” që kryesohej prej saj. Si duket rrugët e tyre këtu do të ndaheshin njëherë e përgjithmonë, pasi ato kishin marrë “drejtime” të tjera, për të mos u takuar kurrë më me njëri tjetrin! Kështu, aty nga korriku i vitit 1943, pas një sinjalizimi që morri Bahriu nga disa miq të tij (thuhet nga Qazim Mulleti), se ai ishte në një listë emrash që S.I.M.I. (Shërbimi Informativ Ushtarak Italian) se ai do të arrestohej prej tyre, Bahriu largohet fshehurazi nga Tirana dhe me sugjerimin e Mit’hat Frashërit, ai shkon në qytetin e Gjirokastrës ku aktivizohet me organizatën nacionaliste “Balli Kombëtar” dhe së bashku me Ali Këlcyrën dhe Faik Qukun, vihen në drejtim të asaj organizate duke rakorduar punët dhe veprimtarinë e saj në të gjithë Jugun e Shqipërisë. Në shtatorin e atij viti, pas kapitullimit të ushtrisë italiane dhe hyrjes së forcave partizane në qytetin e Gjirokastrës, të cilat bënë disa raprezalje nëpër shtëpitë dhe familjet e elementëve nacionalistë të Ballit Kombëtar, duke ekzekutuar dhe disa prej tyre, Bahriu mundi të fshihej pasi e parandjeu rrezikun që po i kanosej. Pas largimit të partizanëve nga qyteti i Gjirokastrës ku hynë forcat gjermane, Bahriu mundi që të largohej fshehurazi që andej dhe shkoj në zonën e Delvinës, nga ku më pas nëpërmjet rrugës së Bregdetit, u kthye për në Tiranë. Rrugës, në afërsi të Vunoit, ai bie në një pritë partizane që ishte organizuar me urdhër për ta vrarë, nga e cila mundi që të shpëtonte duke u plagosur jo lehtë në këmbë. Në Tiranë, Bahriu u vendos përsëri në shtëpinë e Mulletëve ku vazhdonte të ishte me qera familja e tij, bashkëshortja, Fahrija me dy djemtë, Luanin dhe Fatosin
Bahriu pranon postin e Ministrit të Jashtëm
Më datën 8 shkurt të viitt 1944, pas kërkesës së kreut të “Ballit Kombëtar”, Mithat Frashërit, Bahri Omari pranoi që të merrte pjesë në qeverinë e kryesuar nga kryeministri, Rexhep Mitrovica, duke marrë postin e ministrit të Puneve të Jashtëme në atë kabinet. Në atë funksion, Omari qëndroi tre-katër muaj dhe gjatë gjithë asaj kohe ai nuk i shkëputi lidhjet me disa nga krerët kryesorë të “Frontit Demokratik” që udhëhiqej nga kunati i tij, si Shefqet Beja, Muharrem Vllamasi, të cilët vinin pa gjë të keqe dhe pa asnjë lloj frike, në shtëpinë e tij, edhe pse ajo ndodhej përballë asaj të Prefektit të Tiranës, Qazim Mulletit. Tre muaj pasi kishte dalë nga qeveria Mitrovica duke dhënë dorëheqjen, në shtatorin e vitit 1944, miku i ngushtë i tij, Qazim Mulleti, i cili gjithashtu kishte dhënë dorëheqjen nga funksioni i Prefektit të Tiranës, i propozoi që të dy së bashku të largoheshin nga Tirana dhe Shqipëria gjithashtu, pasi siç po shihej, triumfi i forcave partizane të Enver Hoxhës, ishte punë ditësh. Bahriu e refuzoi ofertën e mikut të tij, për disa arsye, ku, pas asaj që ai tashmë ishte i lodhur nga emigracioni i gjatë 15 vjeçar, dhe tjetra, ndoshta dhe më kryesorja, ishte ajo që partizanët që do të vinin në pushtet, do të kryesoheshin prej kunatit të tij, Enver Hoxhës, që tashmë ishte konsoliduar në krye të Partisë Komuniste dhe Ushtrisë Nacionalçlirimtare gjithashtu. Dhe ai nuk kishte pse të ndihej i rrezikuar prej tyre, pasi e ndjente veten krejt të pastër dhe gjatë gjithë jetës së tij, që nga koha e Shpallja e Pavarësisë në 1912-ën, në emigracion në SHBA-ës, duke drejtuar “Dielli”-n, në emigacionin 15 vjeçar si antizogist, në krye të organizatës nacionlaiste “Balli Kombëtar” si dhe ato tre katër muaj si anëtar kabineti i qeverisë Mitrovica, ai kishte punuar vetëm për të mirën e Shqipërisë. Por parashikimi që bënte Bahriu, nuk ishte thënë që të dilte ashtu siç ai e mendonte, pasi aty nga fillimi i muajt nëntor të atij viti, kur ende forcat gjermane nuk ishin larguar nga Tirana dhe ato partizane kontrollonin vetëm rrethinat e Tiranës dhe Shtabi i tyre që ishte caktuar për të drejtuar luftimet për çlirimin e kryeqytetit ishte vendosur në fshatin Priskë, një skuadër partizanësh trokiti në orët e vona në portën kryesore të shtëpinë ku banonte Bahriu, duke përsëritur “refrenin” e njohur “do të vini me ne në komandë, sa për një sqarim”. Gjë të cilën ata kishin përsëritur gjithë ato ditë, kudo ku shkonin sipas listë që u kishte ardhur nga komanda e tyre.
Enveri: Edhe Bahriu si të tjerët…!
Për disa muaj, deri nga marsi i vitit 1945-së, Bahriu u mbajt i izoluar në Burgun e Vjetër të Tiranës (te “Mine Peza”) ku ndodheshin të arrestuar edhe shumë nga miqtë e tij, si: ish-kryeministra, ministra, deputetë, prefektë, kryetar bashkish, ushtarakë dhe funksionarë të tjerë të lartë që kishin shërbyer që nga qeveria e Ismail Qemalit, e Monarkisë së Mbretit, Zog, e deri ajo nën pushtimin gjerman të kryesuar prej Ibrahim bej Biçakut. Gjatë asaj kohe që ishte në atë burg, atë e vizitonin herë pas here dhe familja e tij, bashkëshortja, Fahrija, me djalin, Fatosin (Luani në atë kohë ishte në rradhët partizane), dhe në një nga ditët e para të janarit të vitit 1945-së, bashkë me Fahrijen shkoi për ta takuar edhe nusja e kunatit të tij,(Enverit), Nexhmije Xhunglini, e cila sipas zakonit gjirokastrit, po i dërgonte kunatit të bashkëshortit të saj, llokumet e dasmës për ta qerasur. Sipas dëshmive publike që na ka dhënë Xhemal Alimehmeti (ish-eksponent e Rinisë së Ballit Komnbëtar) që asokohe ka qenë në një qeli me Omarin dhe të tjerë miq të ngushtë të tij, Bahriu nuk donte t’i merrte llokumet që ia ofroi Nexhmija në sportelin e dhomës së takimeve, por pasi nguli këmbë miku i tij i ngushtë, Kol Tromara (që Bahriu nuk ia prishte kurrë), ai i pranoi ato. Gjyqi Special i kryesuar nga kryetari, gjeneral-leitnant, Koci Xoxe, me anëtarë: Halim Budo, Gaqo Floqi, Dr,. Medar Shtylla, Faik Shehu, Beqir Balluku, Bilbil Klosi e Gjon Banushi, dhe prokuror, Bedri Spahiun, i cili filloi në muajin mars dhe që zgjati rreth 43 ditë me senaca të pandërprera, më datën 12 prill 1945, dha vendimin, të cilin e lexoi kryetari, gjenera-letintant, Koci Xoxe. Nga 60 të pandehurr që ishin në bankon e të akuzuarit, 17 prej tyre u dënuan me vdekje, me pushkatim, (ndërsa të tjerët me burgime të rënda) dhe një ndër ta ishte dhe Bahri Omari.
Fahrija, lutje zyrtare t’i falej jeta Bahriut
Dënimi me vdekje i Bahri Omarit bëri bujë të madhe asokohe dhe aq më shumë ajo gjë ishte e papritur dhe nga motra e Enverit, e cila menjeherë pas vendimit shkoi takoi të vëllanë, (në vilën e tij) duke i kërkuar që t’ja falte jetën Bahriut dhe ai të paktën të dënohej 25 vjet burg, apo qoftë dhe me burgim të përjetshëm. Në ato pak minuta që Enveri e priti motrën e tij në këmbë, i tha asaj, që ai nuk kishte asgjë në dorë, pasi ai ishte gjykuar nga “Gjyqi i Popullit” që kishte dhënë dënime te merituara për “armiqtë e popullit”. Ndërsa Fahrija nuk po u besonte veshëve me ato fjalë që dëgjonte nga goja e vëllait të cilat i ranë si bombë, me lot në sy, i kërkoi të vëllait, se ku mund “të përplasej” për atë gjë…?! Dhe më shumë për ta larguar, Enveri i tha se ajo mund t’u bënte një lutje dhe atë t’ia dërgonte zyrtarisht me postë, Këshillit të Përgjithshëm Antifashit Nacional-çlirimtar, siç ishte ligji dhe të priste përgjigjie nga organet kompetente. Me një farë shprese, Fahrija, u nda nga vëllai i saj dhe menjëherë shkoi në shtëpinë e saj, duke shkruar lutjen ku thuhej:
V.F. L.P.
Tiranë më 13 prill 1945
Kryesisë së Këshillit të Përgjithshën Antifashist N. Çl
Tiranë
E nënshkruara Fahrije Omari, e shoqja e të dënuarit, Bahri Omari kam nderin t’ju lutem me zëmrën e plasun të një grueje të disponu për faljen e burrit t’im Bahriut, tue e mëshirue me an këmbimi të dënimit kapital në burgim qoftë edhe të përjetshëm.
Burri im, sikurse dihet, ka qenë kurdoherë një patriot i mirë që ka ba sakrifica dhe ka psue vuajtje për vendin t’on.
Prandaj, edhe sikur veprat e tij të mapasme të jenë shumë të randa, e kalumja e tij e ban të meritueshme për një akt mëshire.
Po edhe sikur burri im të mos ketë asnjë meritë të kalueme, për ato ndjenja dhimbsurie që ka çdo njeri për dëshpërimin e një bashkëshortje, lutem përunjësisht për shpëtimin e jetës së burrit tim.
Me nderime
Fahrije Omari
Koci Xoxe: Fahrije, për mua, Bahriu nuk duhet të ishte arresuar fare…!
Ndërsa Fahrija shkroi letrën dhe e dërgoi menjëherë në postë, ajo nuk u mjaftua me aq. Pas kësaj ajo shkoi menjeherë tek shtëpia e Koci Xoxes që ishte ngjitur me Enverin dhe i lutet Kocit që të shikonte mundësinë që t’ia falte jetën Bahriut. Koci, pasi e dëgjoi deri në fund, i tha: “Fahrije, kush të ka dërguar këtu tek unë”?! Dhe Fahrija ia tregoi se atë e kishte dërguar Enveri, duke i thënë se: ‘nuk kishte se ç’farë të bënte për Bahriun, prandaj ajo atë gjë mund ta bisedonte më mirë me Kocin ose Bedriun’. Koci, tepër i habitur për ato çka po i thoshte Fahirja, pa e mbaruar mirë fjalën ajo, e ndërpreu duke i thënë: “Fahrije, po të ishte për mua dhe Bedriun, Bahriu nuk duhej të ishte arrestuar fare dhe jo më të pushkatohej, por ne kemi zbatuar urdhrat e Partisë…dhe ti je lodhur kot që ke ardhur tek unë”. (Këtë gjë, pra takimin e Fahrijes me Koci Xoxen dhe gjithë bisedën në mes tyre, na e ka konfirmuar publikisht në fillimin e viteve ’90-të, (autorit të këtij shkrimi) bashkëshortja e Koci Xoxes, Sofia, në prani të djemëve të saj, Gencit dhe Fatosit tek shtëpia e tyre afër Rrugës së Kavajës).
Dëshmia e Bedri Spahiut: Enveri më tha se po nuk vrava atë, s’vras dot të tjerët…?!
Lidhur me pushkatimin e Bahri Omarit, në fillimin e viteve ’90-të, është pronocuar publikisht (në gazetën “Republika” në vitin 1993) edhe ish-prokurori i Gjyqit Special, Bedri Spahiu, i cili nga viti 1955, kur u godit nga Enver Hoxha, e kaloi jetën në burgjet politike dhe në internim deri në vitin 1991. Lidhur me dënimin dhe pushkatimin e Bahri Omarit, në mes të tjerash ka shkruar: “E di nga shumë vetë se unë si prokuror i atij gjyqi jam akuzuar se kam pushkatuar edhe Bahri Omarin, por e vërteta qëndron kështu. Unë e pranoj se edhe njëmijë herë të tjera po të ngjallej Bahri Omari, po të isha prokuror, njëmijë herë do ta pushkatoja me kënaqësinë më të madhe edhe pa urdhërin e Enver Hoxhës, por për hir të së vërtetës unë i thashë Enverit se Bahriun nuk mund ta pushkatonte, pasi ai ishte burri i motrës së tij dhe se e kishte strehuar në shtëpinë e tij në kohën kur Enveri ishte në Tiranë. “Bedri’, më tha Enveri: unë po nuk pushkatova Bahrin nuk vras do të tjerët”!
Fjalët e Bahriut para pushkatimit…
Më datën 14 prill 1945-së, vetëm një ditë pas letrës që Fahrije Omari kishte dërguar në adresë të Këshillit të Përgjithshëm Antifashist Nacionalçlirimtar dhe bisedës që kishte bërë me Koci Xoxen, një makinë ushtarake e rrethuar me shumë roje partizane, në orët e pasdites morri rrugën për në drejtim të anës veri-lindore të kryeqytetit, diku në një vënd që quhet Kodra e Priftit, që ishte paracaktuar për ekzekutimin e 17 të dënuarëve me vdekje nga Gjyqi Special. Sipas ligjit, aty në ato momente duhej të ishte prezent edhe prokurori, i cili duhej të ndiqte deri në fund zbatimin e vendimit të gjykatës. Pasi të 17 të dënuarëve iu kërkua fjala e fundit dhe komandanti i togës së pushkatimit iu kërkohej atyre që të ktheheshin me shpinë pasi do jepte komandën, zjarr, vetëm njëri prej tyre s’pranoi të kthehej. Ai ishte Bahri Omari i cili iu tha: “Mos ktheni shpinat nga tytat e armëve, ashtu vriten vetëm armiqtë, ne s’jemi armiq dhe këtë do ta vërtetojë historia”! “Këto ishin fjalët e fundit që tha Bahri Omari para vdekjes”, të cilat i ka shkruar në kujtimet e tij vetë ish-prokurori Bedri Spahiu, që morri pjesë në ekzekutimin e atyre 17 të dënuarëve më vdekje atë pasdite të 14 prillit 1945-së.
Shoku Enver pse përdori standard të dyfishtë me Omarët? Përse nuk e shpuri gruan dhe fëmijët "armikut" Bahri Omari, pra motrën dhe nipërit e tij, në internim siç shpinte edhe të tjerët, por u dha të drejtën e shkollës së lartë dhe punë të mira? Nëse ky udhëheqësi juaj lavdiplotë nuk mbajti qëndrim ndaj Bahriut edhe gjatë luftës, por shkoi e u strehua në shtëpinë e armikut e tradhtarit Bahri Omari?! Sa shqiptarëve iu nxi jeta se një dajë, një kunat apo xhaxha ishte dënuar politikisht? A nuk do mjaftonte akuza që Enveri ishte strehuar në shtëpinë e ballistit për ta cilësuar "kolaboracionist" me Ballin? A nuk do mjaftonte akuza, si për shumë të tjerë, që kunati i ballistit të trajtohej edhe ai si bisht i ndonjë grupi armiqësor, apo bëj si them unë e mos bëj si bëj unë?
O gazeta tema ,e lexoj cdo dite gazeten tuaj por shoh cdo dite keto shkrime me neveriten ky dashnori nuk ka pune tjeter por vetem me shkrime te tilla
shiko pak,
“..kur andartet greke bene masakra cnjerezore ne jug,Bahri Fahriu mundi te arratisej per ne Amerike..”
po si mund te lesh popullin te masakrohet,gjithe ato fshatra te djegura e tja kepusesh te Ikesh si desertor..po pse po ata qe moren armet luftuan budallenj ishin,nuk iu dhimsej jeta?
hajde lojgjike hajde hahahaha..vetem per kete e paska patur hak pushkatimin
Pergjigja e prokurorit Spahiu qe vuajti 35 vjet internim tortur nga komunistet esht goxha e qart se kush ishte Omari. Pergjigja e bedriut ne 1993 edhe nje mij her te ngjallej nje mi her me vdekje do ta denoja.
ore baftjar tutkun ziu historia eshte histori. lexo dhe meso car kan bere prinderit e tu dhe xhaxhallaret tim kriminele o tu mbydhte haleja
Dy gjeneral te veteshpallur pa pike shkollimi ushtarak. Dhe te dy me shkolla te mesme dhe ngelsa ne mesime.Kam degjuar ne jeten time.Keto jane Nehat Kulla dhe Enver Hoxha
Kokeloshi ti kujton se ne qe jetojme sot jemi ne epoken e gurit
je bere i paduruar me keta shkrime bajate
keto i kemi lexuar me qindra here ne shkolle e histoi
tani si shume u bjen burive te atishqiptarizmit
enveri pushkatoi te gjithe ata qe devijuan, hajdutet,tradhetaret
mire do ishte qe dhe Fatos Lubonjen ta vente ne litar mos ta degjonim
pra o kokloshi shiko lubon e jep te drejt enverit
tani rruani lesht lehni si qenet,sa ishte gjalle ju futi ne vrime te miut
Biri kurves e shfrytezuan Bahri Omarin me gjithe Gjylo kurven,shfrytezuan pasurine e Omareve,Fshihej tek Bariu pas gjithe maskaralleqeve qe bente sa ne France,sa ne Bruksel,E shfrytezoi per tu fshehur gjate luftes,spiunoi nga shtepia e tij shoket qe i benin hije dhe ne fund i futi plumbin.
Para se ta vrase i organizoi edhe dy atentate me Gogo Nushin dhe Nako Spirun(Eshte letra qe i drejton Nakos ne Arkivin e Shtetit..Te mos te dhimbset Bahri Omari tija,se gjoja qenka kunati im,,.etj.etj)
Me qarte se e tregon Hajredin Cakrani,shkujdesjen idjote te Bahri Omarit,nga Urjahipi,qe nuk e njihte fare.E konsideronte karagjoz mejhanesh,,nuk e kishte idene se ky karagjjoz do thja hanmte koken.
Pse,ju cdo benit kur e dinit shume mire qe dikush ju q..nte motren?
Po Mehmetin pse e vrau? Ai s´pati pune asnjehere memotren e diktatorit.
Si shpjegohet fakti qe dhe Saliu nuk ngopet pa vrare . Dy tipa te ndryshem . Njeri intelektual brez pas brezi tjetri intelektual shpellar brez pas brezi . Njeri nga jugu e tjetri nga veriu .Po te marrim dhe Meten nga mezi i Shqiperise eshte per tja bere mu…. burrave te kombit .Nuk flas per Ramen se ai ka gjak Mbreteror per Lulin nuk di ku ta fus .Per te tjeret nuk ja vlen te japesh opinjon .Shumica te bastarduar ne gene .
Ku e gjeti Rama gjakun mbreteror,o gjak ..muti,vetem ne se do jete kopili i Zogollit!
Gruda-po Zogolli ku e gjeti gjakun mbreteror?
Zogolli vinte nga Muti Mreteror Serb
Mjafton te shikosh qendrimin e tij aty ne gjyq….shihni ndonje perputhje me frymen komuniste te te qenit modest.Aty duket qe ai eshte njeri mendjemadh qe mendon vetem e vetem per veten(por jo servil sic ndodh rendom me egoistet kur u kercenohet jeta).Aty mbaron filmi i tij dhe mbijetesa ne shoqerine komuniste…(Enveri thjesht eshte ekzekutor.Nevend te tij mund te isha une nese do kisha parime komuniste,ideologji qe nuk pranon ne normalitet vrasjen por riedukimin.Puna eshte se kur ke Ameriken ne krahun tjeter qe fut diversante s ka kohe per riedukim.) Kaq per ata qe jane te paqarte persa i perket rolit te Enverit. Thjesht ambicja e tij e vendosi ne vendin ku nuk kishte variant te dyte vec te behshe EKZEKUTOR.Paranojat pastaj luajne rolin e tyre ne vendimarje.Po rolin e Saliut qe kthehet ne vrases ne nje shoqeri kapitaliste si ta shojegosh?!!!!
Enveri ishte nje kriminel i felliqur. Po te mos reagojme njelloj dhe me shume do vuajme nga Edvini. Nje rrace bastarde qe erdhi ne pushtet me 4 te vrare te nxjerre ne prite dhe shperbleu me poste shoket e vet dhe burrat e ish grave. Me ligj nuk duheshin lejuar femijet dhe niperit e bllokut dhe funksionareve te partise te kishin poste drejtuese shteterore por Sali horrit nuk i interesonte kjo gje.
Socialisti të përshëndes për replikën e goditur. .the një fjalë me vënd ‘me ligj nuk duheshin lejuar fëmijët dhe nipërit e funksionarëve të partisë të kishin poste drejtuese. .’ kjo do të ishte gjëja më e drejtë për këtë popull por fatkeqësisht dështoi. .ish nomenklatura u tregua shumë e shkathët dhe u bashkua me agjenturat e huaja vetëm e vetëm për të mos humbur pushtetin ..sot del biri i komunistit dhe bëhet kryeministër duke iu paraqitur popullit si i përparuar apo i moderuar por nuk harron të quajë ‘pulaxhinj’ dhe ‘kolaboracionist ‘ kundërshtarët e babait te tij. .lufta e klasave vazhdon ..duhet të jeni shumë të sigurtë për këtë,nuk po jau thëm unë këtë fakt por jua thotë vetë edi rama. .shikoni kë ka marrë mbas vetes edi rama ose më saktë kërkoni a ka ndonjë person nga ish të persekutuarit në kabinetin rama? apo kishte të atillë në kabinetin Berisha? ? në asnjë mënyrë jo sepse persekutori dhe i persekutuari kurrë nuk mund të gjejnë një pikë referimi për bashkëjetesë. .kështu që ata do të vazhdojnë të qeverrisin deri në degjenerim të plotë deri sa populli tu japi atë që nuk u dha baballarëve të tyre shërbëtorë të qoftëlargut enver. .
Mire thua, -I i nxorri ne prite, sepse te tille jane Saliu dhe Luli, njerez pritash mbrapa ferre.
Enveri, ky shpirt muti, nuk vrau tradhetaret, po patriotet. Bahri Omarin, si shume te tjere, e vrau Jo per tradheti por si kundershtar politik, sepse ishte per pluralizem. Bariu ishte burre dhe Enveri nuk e duronte dot hijen e tij. Koha i dha te drejte Bahriut pasi perfundimisht u rivendos pluralizmi qe kerkonte Bahri Omari. Enveri ishte mosmirenjohes. Ai vrau Jo vetem kunatin qe e mbajti me buke, po gjithe shoket e luftes duke mbetur ne fund te jetes I vetem, pa miq e pa shoke. Enveri genjeu per 50 vjet, po e verteta tashti ka dal ne shesh. Enver do ngelet nje genjeshtar dhe tradhetar I perjetshem. Mallkuar qofte bastardi Enver Hoxha dhe gjithe maskarenjt qe s’durojne dot te verteten.
Dmth ky na ishte antizogist..po zogu nuk ishte tradhtar se ndryshe nuk do viheshin emra rrugeve neper shqiperi me emrin e tij e mbretereshes.. na ishte dhe ballist, po ishte atdhetar sepse balli bashkepunonte me pushtuesit per ndertimin e shqiperise.. na ishte edhe minister ne qeverine e ndershme dhe atdhetare qe ishte ne sherbim te pushtuesit..pas gjithe ke tyre bemave enveri na e paska pushkatuar padrejtesisht , duke vene perpara interesit familjar ate nacional..dmth edhe koci xoxe paska qene burre i mire..tani, car ishte enveri e dime te gjithe, se i keni puth bythen per 50 vjet , sidomos kto qe Sot hiqen si demokrat te flakte, po te nxjerresh heronj ca lloj fundrrinash vetem per te shit 2 gazeta me teper , do te thote ta shkuash historine e vendit tat si te vij nga bytha e dmth te jesh plehre ..
Une e mbaj mend fare mire ate shtepine qe ka pasur me qera Bahri Omari nga Qazim Mulleti, e mbaj mend edhe nje pllakate qe ka qene perpara ne murin anash portes se oborrit.
Por die edhe nga te thenat e te pareve tane , qe ne ate shtepi lunin bixhoz pasaniket e Shqiperise dhe enveri i sherbente caj ndersa ata i jepnin bakshish. Pra a e mendoni se dulla do i linte gjalle ata qe ja dinin atij keto dobesi?.
Une e kam njohur edhe familjen Omari nje familje shume e mire, e kam njohur personalisht edhe nenen e Luan Omarit. Ata jane miqte e familjes sone dhe ne nuk i hedhim poshte. Kemi qene jemi e do te jemi miq nder breza. Prandaj ju lutem lexuesve ketu mos shani familjen Omari. Dashnori thote te verteten, packa se nuk eshte e plote. Dicka per Luan Omarin, ka qene burre zoteri dhe shume intelektual, pra qe ne kohen e dulles. Njeri i respektuar nga te gjithe.
Sa keq kur historia bie ne dore te sharlataneve.
Kjo dhe njehere tregon seriozitetin e Enver Hoxhes per te ber shtet.
Sikur t’ishte treguar sentimental me ata qe tedhetuan dhe deshen ti benin varrin Shqiperise se vogel e te varfer kurr nuk do te kishte shpetuar Shqiperia ga coptimi serbo-grek.
Ska kompromis me tradhetin ndaj atdheut.
Pirdhni pirdhni se bytha e ka vrimen mbrapa !
Minister i qeveris kuislinge.
N Franc,pushkatun ish heroin e tyre t luftes s par botnore,veç pse n luften e dyt u bo kuisling.
Ka “kopju” Francen Dulla..
Jo m kot s ishte si biçim francezi…
Pirdhni pirdhni se bytha e ka vrimen mbrapa !
Pushkatoi nji mnister t qeveris kuislinge.
N Franc,pushkatun ish heroin e tyre t luftes s par botnore,veç pse n luften e dyt u bo kuisling.
Ka “kopju” Francen Dulla..
Jo m kot s ishte si biçim francezi…
Bahri Omari ka qene bashkepuntor i nazisteve. Ne vitin 1944, ne krye te nje autokolone me gjermane ka kaluar ne Bregdet nga Vlora per ne Sarande. Gjate udhetimit eshte sulmuar nga forcat partizane. Bahriu ka arritur te dale nga prita me nje plagosje te lehte ne dore.
Si i tille, meritonte denimin si gjithe bashkepuntoret e nazizmit. Megjithate, per hir te se vertetes, ai eshte denuar nga Koci Xoxe. Enveri vertet ka patur fuqi, po jo aq sa t’i falte jeten Bahriut. Perndryshe, Koci do ta perdorte si arme kunder tij per ti minuar pushtetin. Keshtu qe fati i Bahriut qe paracaktuar. GJithsesi, Enveri e ka respektuar familjen e Omareve…Pinjolle te kesaj familje kane mbajtur poste te rendesishme ne administraten e kohes se Enver Hoxhes
Enveri beri detyren ndaj atdheut , vrau kryetarin e ballit dhe ish kunatin e vet , por beri detyren dhe karshi te motres dhe niperve te vet qe i rriti me kushte te mira dhe u ben me shkoll te lart , Respekte atij BURRI SHTETI qe nuk bente diferencime dhe qe para interesave komtare nuk falte kerken . Nese ai do ta kish falur ateher te degjonit kta dobiçat qe shajn ne komente , si gore do benit Ju qe komentoni kodra mas bregut , po te ishit ju ne poziten e Envetit ne ato kushte ne at koh si do vepronit , se sot edim mir si do vepronit , se ju njofim çfar legenash jeni , mos na çani trapin ju zhulca pa tru qe komentoni kot me kot , ju nuk jeni gje tjeter perveç se njerez pa karakter qe shani vetem per syt e botes , per tu dukur demokrat q…i ne b.. te ter jeni muter po te ishit burra shanit ateher sot shajn te ter zhulca.
Edhe bashkepuntor i fashizmit edhe i pafajshem, nuk qendron. Por kjo nuk eshte arsye per tu pushlatuar. Nje denim sipas ligjit.
Bahriu ishte burre qe i qendroi besnik idealit te tij,vdiq si burrat sepse askujt nuk i takonte te pushkatohej para tij ! Enveri ishte burre madje burre shteti sepse me pushkatimin e Bariut vendosi gurin e themelit te shtetit ligjor (jo zakonor)!Edhe Luani ishte dhe mbeti burre sepse mbeti i biri i bariut gjate diktatures dhe nipi i Enverit ne demokraci pavaresisht se ishte me i dituri ne fushen e vet!Te tre ishin burra,por fatet ishin te ndryshem!
Ne ate kohe, njeriu me i fuqishem ne Shqiperi dhe kryetar i Gjyqit Ushtarak Special ishte Koci Xoxe, i cili nuk e pyeste Enver Hoxhen.
Sipas kujtimeve te njerit prej anetareve te trupit gjykues ushtarak, qe i kam degjuar me veshet e mi, Enveri nuk u perzie ne asnje ceshtje te Gjyqit Special, pasi nuk mund t’i nderhynte rivalit te tij per pushtet, Koci Xoxes. Prokurori i Pergjithshem, Bedri Spahiu, i cili cfare thote sot nuk e thote neser, kerkoi edhe denimin me vdekje per Ibrahim Bicakciut (Bicakut), por ate e mbrojti Myslim Peza, duke deklaruar se Ibrahimi e kishte ndihmuar Grupin Partizan te Pezes me informacione, ushqime e para. Koci Xoxe nuk guxoi ta conte ne plumb mikun dhe bashkepunetorin e Myslim Pezes. Keshtu, Kryeministri i Qevrise Kuislinge Shqiptare, Ibrahim Bicaku, doli i gjalle nga burgu, ndersa Bahri Omari u pushkatua me firmen e Koci Xoxes. Fahrije Omari u ka kerkuar ndihme edhe anetareve te tjere te Gjyqit Ushtarak dhe kur ata e kane pyetur se kush te ka derguar tek une, ajo nuk e ka permendur asnjehere emrin e te vellait, por ka deklaruar se kishte ardhur nga dashuria dhe detyra si bashkeshorte e Bahri Omarit.
O gazeta tema por eshte turp te lavdrosh nje minister bashkepunetor te nazisteve Gjermane ketu ne France vrane qe nga heroin e luftes se pare boterore deri duke i qethur grate a e dini se da jane pushkatuar ketu si la mundesi qe ne demokraci Ky dashnor kaloci ben propagande naziste kur ne Europe e ndalon me ligj
Po pe jKallocin helm i zi pse ja botoni ketij muti
Ky Bahri Omari eshte nje nga ata bastarde shqiptare qe thote zoti Islami ne ate interviste per heqjen e monumenti turk ne Tirane, ju kujtohet?
Bahriun nga Stambolli e cuan ne Himare
. cdonte ne Himare nje me me emer Bahri?
Duhej vetem e vetem te mblidhte taksat, haracin…
Dhe me e cuditshme eshte se te gjithe keta u bene ballista, ashtu si è kohen e Fan Nolit, donin ruajtjen e cifligjeve qe ua dha turqia si shperblim per devotshmerine e tyre ndaj pushtetit turk, servilizmit te tyre, tradhetise se tyre. KYESHTE KYCI I HISTOISE SE SHQIPERISE. – ata qe i sherbyen osmallinjeve quhen patriote.. Nese te kishin mundesi e te pyetej popullsia e Himares per Bahriun e mirrni me mend ca do thonin per te… Ti thonin Bastard do ishte nje dekurim per Bahriun, por jam i sigurt se ka qene edhe kriminel
O tema, perse nuk publikoni komentin?
imagjinoni: qe mund te keni 2-3 fakte te verteta, & pastaj siper tyre krijon robi nje thes me rrena, duke e paraqitur komplet paketen si te vertete…
paska shkuar te koci dhe i paska thene koci keshtu dhe ashtu, se keshtu e kishte degjuar & gruaja e kocit… robi jep faktet, dhe i lihet lexuesit te arrije ne perfundime….
ky kaloci duhet te jete komunist, se me shkrime te dobta te tilla, vetem ndihmon ne te kundert te kauzes qe proklamohet se i sherben.
Kazani kaluçi shfryn e do te shfryje pislleqet e urrejtjes per udheheqesin legjendat te Shqiperise, Enver Hoxha.
Hedh tym e mjegull, sajone shpif, duke i bere armiqte e Shqiperise viktima te diktatorit.
Eshte shume e thjeshte: Enver Hoxha udhehoqi Luften Kombetare per Çlirimin nga pushtuesit dhe kjo veper, e paimagjinuar nga larot, i dha shansin te behet aleat i Fuqive te Medha (ShBA, BS, Angli).
Gjate kesaj lufte Ai u perball me pushtuesit italiane, me pas me nazistet gjermane nga 1939 (udhehoqi demonstraten antifashiste ne Tirane, ku u vra komunisti ilegal, Koci Bako) deri me 29 Nentor 1944. Gjate gjithe ketyre viteve ate e sulmonin antishqiptaret balliste, zogiste, ku ben pjese edhe bahriu “hero” i Ballit Kombetar. Shume here u eshte bere thirrje ketyre pleherave (shiko Konf. Pezes 16 shtator 1942), per te bashkuar forcat kunder ushtrive moderne te pushtuesve, ndersa plrherat duan te hane ne te dy krahet , ndihmonin pushtuesit, kryenin masakra ne Shkoder, Mallakaster, ne Skrapar e kudo (keshilltaret e Hekalit, Heronjte e Vigut etj) e si mundet t’i falje keta tradhetare, qe kaloçkarroqa i ben martire?! Ishte kohe Lufte dhe ajo kohe kishte ligjet e saj. Djali i bahriut, Luani Omari, ishte lider i drejtesise, personalitet, kostitucionalist i talentuar dhe i nderuar, edhe pse i ati qe tradhetar, kryetar i BK dhe i pushkatuar nga vendimi i Gjykates se Luftes. Nuk e vrau Enver Hoxha kunatin e tij trafhetar. Bahri Omarin a vrau veprimtaria e vete armiqesori kunder forcave antifashiste NÇL.
Kaloshkaluçi shkruan dallavere, duke hedhur balte ndaj LNÇ, deshmoreve, heronjve, veteraneve dhe udheheqesit legjendar, Enver Hoxha.
Kjo Lufte e pabarabarte e fituar me mijera e mijera sakrifica eshte Kurora e Arte e Historise se Shqiperise dhe e ben popullin tone krenar perpara qyteterimit boteror.
Artikullshkrusi pretendon te na befasoje me historine “e panjohur” te B. Omarit; ne te vertete gjithe keto qe shkruan ai jane te njohura e te shkrojtura ne libra e dokumente shteterore. Eshte e vertete qe B.Omari ka qene i shkolluar dhe antizogist por autori i shkrimit “harron” te thote (nuk i “lexon” dokumentat deri ne fund) se po ky personazh ka qene eksponent i organizates se Ballit Kombetar qe bashkepunoi me nazistet gjermane (shkaterrusit me mizore te Europes e njerezimit) qe pushtuan Shqiperine ne luften e dyte boterore. Per me teper, B.Omari ishte dhe anetar i qeverise kuislinge gjate pushtimit nazist. Pra ky shkrus “gjysmak” (D.K.) nuk permend se qeveria kuislinge bashke me gjermanet bene raprezalje ne Shqiperi dhe vrane e terrorizuan me mijra perkrahes te Luftes Nacional-Clirimtare drejtues i te ciles ishte Enver Hoxha (kunati i B. Omarit).
Pas luftes qendrimi i shtetit ndaj kuislingeve dhe kolaboracionisteve me pushtusit nazi-fashiste, si ne gjithe Europen, ishte pa diskutim nxjerja para gjyqit. Sipas dokumentave te asaj kohe, e sipas ketij shkrimi gjithashtu, veprimet e shtetit dhe te Enverit ne kete pike kane qene mjaft korrekte: Kunati i tij bashke me kolaboracionistet e tjere u denuan me gjyq te hapur si kolaboracioniste. Ne keto kushte asnje pushtetar korrekt nuk mund te nderhynte per te bere favore familiare; pra veproi ligji dhe jo Maliqi (gje qe e thekson dhe ish-prokurori i gjyqit).
Nga ana tjeter qendrimi i Enverit ndaj familjes se B. Omarit ka qene mjaft normal (human e familiar); ata banuan ne Tirane (nuk u persekutuan) djemte e kuislingut vazhduan studimet e larta (si nipa te kryeministrit dhe njerez te zote e inteligjente gjithashtu) e punuan gjithe kohen ne poste te mira shteterore.
..tani kot e gjitha kjo. Omari u pushkatua nga aradha e re politike që erdhi në pushtet. Çudia dhe hutimi në opinion ishte vetëm për faktin se ishte kunati i Hoxhës. Por në Shqipëri, pabesia, tradhëtia dhe ekzekutimet e të afërmve nuk ishin ndonjë gjë e padëgjuar dhe e paprekur, të paktën me aq sa dimë, që prej Kastriotit e deri tek Zogu, ka plot shembuj të tillë. Glorifikimi dhe poshtërimi i personaliteteve politike të kohrave të ndryshme, është në genet njerëzore. Një komentues më lart, pavarësisht ironisë, përmendi Francën! Patjetër Franca është shembull për shumëkënd në botë, e jo më për një vend të prapambetur siç ishte Shqipëria e 1945. Gjeneral De Gol, me vulllnet personal lejoi pushkatimin e njërit prej shkrimtarëve më të mëdhenj francezë të shekullit të 20, vetëm pse kishte miratuar spastrimin e hebrenjve në Francë nga pushtuesit gjermanë. Pavarësisht lutjeve të dhjetra intelektualëve të shquar francezë, ai nënshkroi për atë pushkatim. Por…….pas tij sigurisht nuk ekzekutoi askënd!!! Edhe ky mendoj që është një fakt shumë i rëndësishëm. Përkundër Hoxhës, i cili fushatat e ekzekutimeve i nisi në atë 14 Prill 1945 dhe nuk i ndaloi deri më 13 Shtator 1983, kur shtriu përtokë bashkëpunëtorët e fundit që i kishin mbetur nga periudha e asaj Lufte, që në fund të fundit e bëri të njohur nëpër botë emrin e tij. Atë Luftë, ai e pushkatoi 40 vjet pak nga pak, derisa në fund mbetën vetëm kapicat e varreve të atyre që e bënë dhe e drejtuan atë Luftë…e hidhur, e turpshme, e përgjakshme, e pafalshme, por ky ishte fati ynë, fati i një vendi të vogël me kaq armiqësira dhe përçarje….varre, varre, eshtra të ngatërruara, britma dhe krisma armësh të shokëve kundër shokëve…