Sfida e nevojshme politike: pse znj.Topalli ka një mision “alla Bahri Boriç” për të kryer

15 Prill 2020, 08:36Politika TEMA

Jozefina Topalli s’duhet të mjaftohet vetëm me shfrime politike në rrjete nga pozita “karantimi” politik, ç’prej kur Basha vendosi ta largojë nga lidershipi demokrat, pikërisht atë që është një prej mishërimeve të së djathtës si trashëgimi familjare, e për rrjedhojë profil politik i tillë. Ajo ka ende moshën dhe energjinë, si dhe arsyet mbi të gjitha, për ta provuar veten sërish në një riaktivizim politik, edhe si dëshmi e aftësisë për t’u imponuar me një projekt të ri, pra politik.

Në më të fundit deklarime të saj, gjithnjë kontestuese ndaj stilit politik të Bashës, ajo shënjestroi dhe sifteren femërore të PD-së nga Shkodra, kryebashkiaken e mbetur aksidentalisht në krye të qytetit verior, Voltana Ademi. Kjo e fundit nuk ka as që mund të arrijë kreditet politike të znj. Topalli. Znj. Ademi nuk është një histori individuale, aq më pak e djathtë. Ndërsa znj. Topalli po.

Edhe pse jo gjithëherë simpatike dhe etike – siç qe në vitet e qeverisjes së PD-së – një shëmbëlltyrë femërore e Berishës – ajo gjithsesi gëzon një profil të denjë politik, më së pari nga trashëgimia sociale dhe politike, nga mënyra si është imponuar me protagonizmin politik, e mbi të gjitha mbi edhe me një lloj elegance shfaqur në rrethana të veçanta.

Por duhet theksuar se ajo ka një mision ende të papërmbushur e që mund ta përmbush: të provojë se si një përfaqësuese e një të djathte të pastër mund t’ia dalë të sfidojë djathtizmin kallp të ish-partisë së saj, çudia e paradoksi më i madh i pluralizimin shqiptar. Në PD, për gati 30 vjet, të djathtëve me trashëgimi të pastër si të tillë, iu dha shumë pak pushtet. Maksimalisht, janë vetëm dy figura, të dyja nga Shkodra, ky që të dy kanë mbajtur postin e kryeparlamentarit; i ndjeri Pjetër Arbnori dhe pra Jozefina Topalli.

Ndërsa vetë PD është drejtuar nga një asi individ pa asnjë lidhje me të djathtën apo me ndonjë histori anti-komunizmi tradicional apo klasik. Berisha si drejtues historik vjen nga një e kaluar e kulluar komuniste, e me një trashëgimi fshatare me ngjyrim të majtë social (më e pakta pa prona dhe pa figura referenciale në fis e farë), ndërsa Basha po ashtu e ka tërësisht bosh pjesën trashëgimisë politike me ndonjë profil të djathtë. Madje mungesa e këtij profili, është dhe defekti më i madh i tij; mungesa e atij brumi të nevojshëm trashëgimor edhe kulturor që të ketë shërbyer te ai si inteligjencë burimore apo inspirim politik.

Ndaj është dramë më vetë që ai, Basha, pa këtë lloj pasaporte prestigji, nxorri jashtë PD-së atë që duhej të ishte jo thjesht pasuesja më meritore e kësaj force pas Berishës, por dhe një kthesë e PD-së drejt të djathtëve pa bishta komuniste në profil.

Ndaj znj.Topalli ka shumë hesape për të larë në këtë drejtim, edhe për t’i rikthyer dinjitetin asaj pak të djathte të mbetur në Shqipëri, e sidomos Shkodrës si fytyrë e saj. Thjesht: të nis të mendojë për një kandidim në drejtimin e Shkodrës. E ka të gjithë potencialin për ta bërë dhe duhet ta bëjë. Në këtë pikë është dhe më e avantazhuar se Patozi, i cili, edhe pse i mirëartikuluar, ndër më të mirët që ka patur PD në ligjërim politik, i mungon përvoja vendimmarrëse.

Mbi të gjitha, Patozi nuk ka një bastion të tijin, nuk ka një zonë a një rreth ku ai të ndihet lider. Ndërsa Topalli, po. Ajo ka qenë 8 vjet kryeparlamentare, e në këtë detyrë u njoh dhe si themeluese e modelit të diplomacisë parlamentare. Ndërsa bastion të saj ka Shkodrën. Kjo e fundit ka bërë një histori krenarie në 30 vite në emër të së djathtës; ka votuar, në vend të PD-së hibride, një të djathtë si Bahri Boriçi.

Tani është koha që kjo histori të vijojë me znj.Topalli, për dinjitetin e saj, të Shkodrës, por dhe asaj pak të djathte të mbetur. Siç do thoshte Basha, koha është tani! (domethënë, në Lokalet e radhës).(Tesheshi)

27 komente në “Sfida e nevojshme politike: pse znj.Topalli ka një mision “alla Bahri Boriç” për të kryer”

  1. Jari says:

    Duhet distancim nga Berisha vetem ky eshte solucioni i te djathtes por keta te vjetrit jane te gjithe me dosje tek ai prandaj asnjeri nuk del kundra, po te kete distancim eshte e thjeshte rekuperimi i te djathtes.

  2. Kjo eshte nje politikane e deshtuar,deshmi per kete eshte drejtimi skandaloz i parlamentit gjate periudhes 8 vjecare kur fatkeqesisht kjo deshtake ishte ne krye,zhvillimet ne qytetin e shkodres te cilin kjo deshtake e shnderroi ne lemin e saj ku shinte e lante sipas tekave te saj,ne emerimet personale nga ana e saj ne institucionet drejtuese te shkodres te servileve e lakejve te saj,njerez te paafte e pa asnje vlere profesional,ne emerimet ne sferen dipllomacise te njerezve te saj pa asnje lidhje me kete fushe e zullume te tjera,prandaj me mire te heshte e te shijoje fitimet e pamerituara qe mori gjate periudhes se abuzimit skandaloz nga ana e saj.

  3. palla says:

    Zonja Topalli mendet te behet e besueshme dhe nje lidere serioze te Partia Demokratike vetem nese distancohet nga Sali Berisha dhe krahu i tij i dhunshem ne ate parti.

  4. specialisti says:

    Po te behen votime per parlament , jo me lista, Znj.Topalli, merr mandat, ne Shkoder, ne lagjet qe ka mbeshtetes.
    Edhe per kryetare , mund te kandidoje, por Shkodra ka pjesen me te madhe myslimane. Fitoi Lorenc Luka, por kishte lidhje me myslimanet. Ne shkoder keto gjera shikohen shume.
    Gjithsesi znj. Topalli eshte kapacitet e aset.
    Eshte heret te mendohet per votime. Te iki virusi njehere e te shohim zhvillimet politike.

  5. Lala says:

    E çuat në hale kohën d.m.th.- në e harxhuat kot ju që shkrojtët artikullin .
    Që të ngrihet prodhimi i qumështit ne stallë thirret mëshqera, shelegeja, mëzi e viçi dhe ja lopa plakë 12-të viçash or çun.
    Zonja Topall bënë mirë që jep këshilla. Me kë do të punoi? Me Zenin e kurvave? Me Lylo gjumashin? Me çunin e atij snajperit qe vriste nga taraca e kryeministrisë? P.D.-ja nuk rriti një grup politikanësh, rriti një brez kriminelësh,hajdutësh e vasësish profenist. Njerzit vdesin për maska dhe asnjë fjalë për kombinatin e Beratit, trikotazhin e Korçës dhe rrobaqepsive ushtarake që bënin uniforma e mjete mbrojtëse të të gjitha llojëve. Një parti e shkatërrimit nuk mund të sjellë ndërtimin.

  6. iksi says:

    Zonja Topalli nga nje here eshte e bukur me u pa e nga nje here bahet si shtrig kur inatoset dhe ti gazetar qe nuk po ta di emrin , ba me e vu Jozefinen kryebashkjake me e mire se kjo injorantja qe kemi eshte por edhe ajo nuk ban se eksitohet shpejt . A e keni vene re kryeparlamentare qe thoshte : “kapeni per zhelesh e xjerreni jasht e futeni brenda ” pra e bente çorbe derri . Nuk mbahet mend asnjehere qe Shkodra tash 30 vjete ka pas drejtues me te dobet ne tere historine e saj pra si kryebashkjake e prefekte a çdo drejtues tjere e se fundmi çiftin Voltane me prefektin Çesk Millja . E para Voltana si kryebashkjake mbi 4 vjet qe ishte ne krye te bashkise nuk mbaj mend qe ka bere ndonje gje vetem ka ndej duke u qare prej Qeverise qe gjoja nuk e ndihmon . Nje detyre e ka kryer me se miri duke perçare popullin duke e nxitur nje pjese te popullsise kunder tjetres dhe kunder qeverise , asnje gje nuk bente çfare vendoste qeveria por te kunderten deri edhe tashti me rastin e koronavirusit . Pra per nxitje te perçarjes ne Shkoder dhe perperhapjen masive te te infektuarve ne rast se vdes njeri nga kjo semundje kjo duhet te jete njeriu i pare qe duhet te denohet 15 vjet burg me kete ligjin e luftes . Po prefekti Millja ky vetem ka nxe zyren kot por shyqyr qe ka ndej kot e nuk ka bere keq si Voltana . Habitem me kete njeri qe ka qene edhe ushtarak po a e dini si duhet te ishte ky zjarr krejt ne ushtrimin e detyres po ne dime qe ushtaraket kan qene punetore te prere me temp luftarak ne pune . Me sa po kuptojme ky ne ushtri nuk paska qene asnjehere komandus qe nuk diti me dhene asnje urdher por sikur te kishte ndej ne ndonje magazine rrobash te ushtrise aty i mbyllur . Kush dreqi ja propozoj Rames kete prefekt .O ju socjalistat qe jeni ne qeveri partine socjaliste e keni pas te dobet dhe e keni tash 30 vjete prandaj shkojne çorap punet ne Shkoder dhe gjithmone kan fitu demokratet se komisjoneret e votimeve jane shitur tek P.D ja dhe nje pjese tjeter e komisjonereve jan terheq nga frika epresjoneve qe ju behej komisionereve nga nje grup i nendheshem me perberje te gjithe reaksionit antikombetar qe jane ne Shkoder dhe te nxitur nga zbulimet e huaja si nga U.D.B.ja Serbe me Berishen ne krye dhe ajo Italjane me disa prifterinj dhe disa katolik ne Shkoder . Keto nuk e kan lene Shkodren me çue kry keto 30 vjete . Prandaj Edi Rama ne te ardhmen te kete parasyshe kete fakt ku te forcojne P.S ne Shkoder e te caktojne kuadro me te mire e shume te afte . Te gjithe shkodranet e dine qe ne kohe te Enverit caktoheshin kuadro me te afte si sekretar i pare , kryetar ekzekutiv kryetar dege brendshme etj.pse sepse edhe atehere aq sa mundej vepronte reaksioni i brendshem e i jashtem .

    1. JURISTI says:

      Sa per gazetarin ta them une kush eshte , redaksia e Tema me urdher te Meros , Nuk arini te kuptoni qe eshte loja e Rames per te percare dhe demtuar te djathten ne Shkoder , dhe ku i dihet pastaj si shperblehet dhe do vazhdoj te shperblehet Jozefina , me PPP, Tendera , si R.Bode apo Majlinda Bregu .Nga vegel e saliut ne pateric te Rames , kjo eshte politika Shqiptare . Mos haroni si qeveriste Nano me zvendesministra me votat e te djathteve , Si u zgjodh president B.Topi me votat e te majteve tradhetar, si u kthyen keta tradhetar perseri me Ramen ne PS, tradhetine e ilirit , tradhetine e Kastriot per te mos rezuar qeverine e berishes etj …etj. I ndjeri poeti desident Pano Taci shkruante:
      HALLAL DEPUTETI ,DY HERE HALLAL MILETI, QE E SHALOJNE SI GOMAR , HALLAL QE HA BAR .

  7. leshi says:

    O njerez debila. Njerez pa kujtese, as te larget e as te afert. Po a nuk qe kjo bajge qe tha : e duan plumbin ballit? Po a nuk po shifni se vetem keto dite po flasin shqiptare, djem e vajza te reja, nga e gjithe bota dhe qe jane shume here me serioz e me dinjitet se bajgat e politikaneve tane hajna ne keto 30 vite?
    Ju shplafte nji gjo.

  8. dritani says:

    Po kandidoi ne zgjedhjet e ardheshme parlamentare dhe lokale, zonja Topalli ne Shkoder jo se nuk fiton vota nga thasi i se djathtes, por jo mjaftueshem sa per te qene fituese, duke i dhene nje plus se majtes. Gjithsesi ne skakieren e se djathtes shqiptare ajo duhet te jete nje figure kryesore.

  9. Neutrino says:

    Në cilin planet jeton ku palo gazetar ose tellall? Apo ka lindur në 2013-ën? Po i kref bythën Jozit? Për çfarë? Për arritjet e saj politike? Me shpatën e Salës në dorë dhe gjuhën e shtrigave në gojën e qelbur politike? Femër estetike? Nga flokët apo nga çizmet? Apo nga brekët që si flamur e ndihmuan të ngjisë malin e politikës nga ana e djathtë (ana më e errët)? Mos po don me i dërgu mesazh Lulushes? Shiko, se po të turrim komandanten e forcave të lira të PD-së dhe të kapi për zhelesh e të hudhi në Holandë. Se ka bërë edhe zbor dhe qi(tje) në Zall Herr. Çdo politikan ka datën e skadencës. Jozi e kreu detyrën e saj. I futi të djathës afganeze disa aroma më të forta “kulture” qytetare dhe sëbashku me alkimistin shpirtlig Sal Talibanin e bonë një çorbë për lezet. Uroj që fytyra të tilla politike mos paftë më parlamenti shqiptar. Për televizionet le të vazhdojë e t’i lyejë flokët me bojë të zezë.

  10. Pedro i ri says:

    Sh e lodhur

  11. Cajupi says:

    Po kjo pse nuk i kreh leshrat?
    Ne Gjirokaster keto ne i quanim kokepakrehurat.

  12. mik says:

    Nqs ne zgjedhim te ecim perpara, te zhvillohemi, ne duhet te ndryshojme lidershipin tone. E gjithe kasta politike Shqiptare e vjeter dhe prezent, asht nje kaste politike e korruptume qe nuk di menyre tjeter udheheqje. Asht nje kaste politike qe nuk mund te sjell diçka te re ne politiken tone amatore, per te cilen ne nuk kemi nevoje. Nqs ne do vazhdojme te rticiklojme figurat politike t’vjetra, perparimi i jone do jete ne vend numero, dhe e ardhmja e jone dhe e femijeve tane nuk do kete ndonje ndryshim nga fati i paraardhesve tone. Kjo kaste politike asht ne gjendje me prodhu vetem diktatore. A nuk ka 30 vjet qe i shohim per dite ?!! A nuk ka 30 vjet qe shohim deputetet e te gjitha partive, ku para liderit te tyre nuk kane asnje force kandveshtrimi ndryshe prej liderit, por shkarraviten si zvarranike, e para popullit krenohen si Tigra, sepse nuk jane te zgjedhur nga populli, por nga lideri ? Jo vetem keto figura, por edhe vete femijet e ketyre politikaneve nuk duhen te zgjidhen per politike. Karakteri i tyre asht infektuar tashma nga prinderit e tyre, e si rrjedhoje nuk jane ne gjendje me prodhu llojin e politikes qe e kerkon koha dhe nevoja e vendit tone.
    Me gjithe rrespektin qe kam per Jozefina Topallin, ajo i perket klases politike te vjeter, ajo nuk mund te sjell diçka te re, sepse organikisht nuk asht ma e zonja, asht e djegur. Si brum, Jozefine ka qene e afte per politik produktive, por niveli i politikes ku ajo ka ba pjese, e ka deformu edhe kete. Pra, kjo asht nje figure e djegur nji here e mire, e kurre nuk mund te konsiderohet ma si ‘ aset ‘.
    Per sa kohe politika Shqiptare do vazhdoje me keto politikane, per ne nuk do kete perparim. Kete na e tregon pervoja e jone 30 vjecare, e jo filxhani.

  13. Kanina e ismailit says:

    Shqiptaret e mi,neperkes do keputur koka dhe jo bishti!
    Kjo eshte neperke serbe,dhe neperkes do keputur moka.
    Kur digjesh Shiperia dhe vriteshin djemte e nenave Shqiptate ku ishte neperka Serbe?(jozefina serbe topalli?
    Mos harroni la lehte more Shqiptare!
    Edhe po harruar pyesni menta Shqiptare ku i kane djemte?!

    1. mik says:

      Kanina e Ismailit – Merri ilaçet or burre se le name.

  14. Kanina e ismailit says:

    Shqiptaret e mi,neperkes do keputur koka dhe jo bishti!
    Kjo eshte neperke serbe,dhe neperkes do keputur koka.
    Kur digjesh Shqiperia dhe vriteshin djemte e nenave Shqiptate ku ishte neperka Serbe?(jozefina serbe topalli?
    Mos harroni kaq lehte more Shqiptare!
    Edhe po harruar pyesni menta Shqiptare ku i kane djemte?!

  15. Veshgues says:

    Topalli duhet te gjej forcat dhe mundesite te vihet ne krye te Shkodres! Ne vend te Ademit te cilen e ndihmoi fati te qendroi ne krye, mu qellimi kryesor i saj eshte mbrojtja e korrupsionit familjar, te pisllliqeve te burrit te saj bisnesmen!

  16. Me dhimset Shkodra says:

    Teorikisht edhe mund te keni te drejte, por praktikisht ajo qe shkruani”Te Sheshi”per Topallin, tanime ky mision eshte i pamundur.
    Topalli e ka konsumuar njehere e mire ciklin e saj, brenda PD-se po e po por edhe ne pergjithesi.
    Edhe Topalli e di se largimi i saj, ne forme shporrje, nuk eshte vendim i Bashes. Ai eshte vendim i Berishes, i zbatuar me shume kenaqesi nga Basha, ose propozim i Bashes dhe miratim I menjhereshem nga Berisha. Topalli e di kete dhe ben sikur i bie Bashes dhe nga ana tjeter hiqet sikur kjo e keqe nuk i erdhi nga Berisha, se ate vazhdon ta kete idhull.
    Disa vleterime nga “Te Sheshi” nuk qendrojne.
    – Topalli nuk eshte perfaqesuese e te djathtes shkodrane e aq me pak e te djathtes shqiptare. Ndryshe nga cfar shkruajne njerez qe nuk e njohin Shkodren, ajo nuk ka gezuar ndonje respekt te vecante ne Shkoder. Aq me pak ajo ka treguar se nuk ka lidhje me te djathten shqiptare, gje per te cilen ajo nuk ka folur kurre. E kishte ne dore te bente dicka per te djathten tradicionale shqiptare. Nuk kemi asnje reagim te saj ndaj faktit se eshte PD, apo me sakte linja berishiane qe ne Shqiperi e djathta u perca, u bene 3-4 parti te Ballit Kombetar, 4 parti te legalitetit, u shkatrrua shoqata e ish te perndjekurve politikeu krijuan disa syresh, u bene 4 te tilla, u rrahen shtazerisht ish te perndjekur qe kishin qendrime te kunderta me PD, deri edhe u vetdogjen me benzene se nuk I perfiullte PD kerkesat legjitime te tyreu shkatruua shoqata e ish pronareve te shpronesuar nga komunizmi,etj.
    – Gjate qenies si nenkryetare e PD-se dhe kryetare e Kuvendit, ajo manifestoi nje dizekuiliber total ne shume drejtime, mbajti qendrime teper agresive ndaj opozites ne vend te urtesise, shperfaqi mungese te theksuar edukate dhe u shndrrua ne nje imituese te peshtire e liderit te saj shpirteror Berisha. Deklaratat e saj me vleresime superlative ndaj idhullit te saj ish komunist ne momentet me te kritikueshme te tijat si nje diktator i pafre dhe kryerjen e aktve kriminale te denueshme rende. Eshte pergjegjesia direkte e saj qe e djatha shkodrane qendroi gjithnje e percare. Edhe Topalli, sikurse Basha ne PD, menjanoi shume intelektuale te vlefshem, me prajardhje nga familje te mira e tradicionale shkodrane, duke promovuar e futur paturpesisht ne strukturat e PD ne Shkoder njerez pa asnje reputacion ne kete qytet por qe i sherbenin Topallit per interesat e saj.
    – Gjate kohes ne pushtet, Topalli arriti te te behet pronare e ligjeshme e pasurive te tundshme e te patundshme, qe i perkisnin dhe qe nuk i perkisnin asaj, duke krijuar deri konflikte fizike e kercenime me jete, gje per te cilen reputacioni i saj ne Shkoder shkoi drejt zeros. Ajo asnjehere nuki ngriti ne Kuvendin e Shqiperise abrogomin e ligjit 7501 apo edhe dhenien e kompensimit qe u takonte te shpronesuarve, ne nje kohe qe per vehten e saj mori cfat i takonte e cfar jo.
    – Abuzoi, sic thuhet ne shkrim ne menyre flagrante ne shperdorimin e detyres, me udhetime pa kriter, ne harxhimin e shumave marramendese duke marre ne taborrin e saj deputete te asaj kohe dhe badigarde te panevojeshem per ti dhane permasa qesharake delegacioneve qe kryesonte.
    Termi diplomaci parlamentare eshte nje abuzim i pafalshem i saj. Topalli kurre nuk njohu parimet elementare te diplomacise, nuk studjoj kurre nivelin e maredhenieve diplomatike te Shqiperise me vendet e tjera, kurre nuk shkoi ne nje takim me homologet e saj e pregatitur per te avancuar nivelin e ketyre maredhenieve, asnjehere nuk u konsultua me ministratr e jashtem te kohes per efikasitetin e ketyre vizitave dhe sot pas kaq vitesh nuk kemi nje rast te vetem te ndonje rezultati te kesaj “diplomacie parlamentare”. Vulgaritet i papranueshem qe, pasi kjo zonje caktonte ku do kalonte disa dite pushime me parate e publikut, ndihmesit e saj i vinin ne tavoline nje meme se me ke do takohej dhe per cfar mund te fliste.
    Kjo, qe Topalli beri sa ishte ne krye te Kuvendit, ne administraaten e asaj kohe thuhej me gajasje “Turizem Parlamentar”, pasi pot e shihet me vemendje, pjesa me e madhe e ketyre vizitave eshte bere ne vendet ekzotike dhe ne kryeqytetet e Europes qe diplomatikisht mbanin lidhje vetem me ministrant e jashtem e kryeministrat. Eshte shfrytezuar “katundarisht” nje ves i keq qe po I kerkove 2-3 here rresht nje homologu jashte per ti bere nje vizite, ai per educate nuk thote kurre jo. Ky eshte mjerim I asaj diplomacie aq te kushtue4shme e pa frut.
    – Cenim i rende i figures se kryeparlamentare, apo vjeddhje e hapur, ishte caktimi i ish dhenderit , si diplomat, ne France, djepin e diplomacies, e nje kangtari nje cope mishi me dy sy, ne fakt per te gezuar privilegjet diplomatike e bija e Topallit, pasaportat diplomatike, shtepi e autoveture, drita, uje, ngrohje, apo ngrenie ne lokale luksoze, etj me parate e taksapaguesve shqiptare, gje per te cilen nuk kerkoi kurre falje.
    Topalli nuk kerkoi kurre falje per pergjegjesite e medha te sajat per humbjen e thelle te PD ne 2013 dhe humneren ku e coi Shqiperine qeverisja e PD-se, ku kjo pjesen e luanit ne kete humbje.
    Ka ardhur koha qe e djathta shkodrane te nxjerre ne krye nje intelektual apo intelektuale qe te krijojne nje levizje te forte, te shendetshme, te sinqerte, larg interesave meskine pasurore, duke mos pranuar aderimin ne te te njerezve te dyshimte e te inkriminuar, pa ndarje fetare, per ta nxjerre Shkodren nga kjo lengate e gjate.
    Por kjo mund te vije shume vone ne Shkoder, pasi nga Shkodra jane larguar shume intelektuale apo trashegimtar te familjeve te vjetra tradicionale te ketij qyteti. Ata sot banojne ne Tirane ose jane larguar ne perendim.
    Ato pak familje te djathta e tradicionale shkodrane, nuk guxojne te ndihen gjalle nga jozefinat, voltanat, spahinjte, gurakuqet

    1. Maos says:

      Helidon Bushati, pasardhes i denje I se djathtes në Shkoder, I shkolluar jashte. Edhe Shkodra edhe Helidoni do ti kishin hije shoshoqit.

  17. Iliriana Vevecka says:

    Lila: jam anetare e PD qe nga korriku 1992, por jam me prejardhje prinderisht komuniste. I grinda me prinderit dhe u bashkova me PD sepse sistemi monist e coi Shqiperine ne gremine ne vitiin 1990. Por u meritoj vetem kaq: Te vazhdoj te jem anetare e PD dhe ta mbeshtes PD, por edhe Ta kritikoj per gabimet qe jane bere dhe po ben. Nje nder gabimet eshte edhe heqja e Jozefina Topallit nga lista e deputeteve dhe kryesise se PD. Jozefina eshte e djathte e mirefillte. Ajo nuk ka qene si une e privilegjuar: bije komunistesh qe u bera mjeke sapo mbarova gjimnazin; perkundrazi ajo nuk u lejua per ne shkolle te larte dhe punoi punetore e pas shume vitesh me aftesite e saja perfumdoi universitetin per matematike. Une vij nga familje shkodrane dhe korcare e thjeshte, pa ndonje reputacion; Jozefina vjen nga familje e djathte me kontribute per Shqiperine; une nuk e kam vuajtur luften e klasave, por Jozefina e ka vuajtur shume etj.etj… une I bej thirrje Lul
    Bashes te terhiqet dhe te rivendos Juzefinen ne vendin qe I takon me shume se kurkush: ne kryesine e PD. I bej thirrje edhe Juzefines te ndaloj kritikat ne media ndaj PD. Koha po ecen, zgjedhjet po afrojne: e duam Jozefinen deputete dhe ne krye te shtetiit. Eshte fat i madh per ne te gjinise femerore te kemi ne kryesine e PD nje grua aq te zonja dhe te kaluar te tille si Jozefina.
    Grua

  18. sali says:

    Po ne e kishem kete Biben ne krye te kuvendit e nen kryetare te pd per nja 8 vite,dhe besoj nuk e keni memorien e shkurter cfare niveli ishte,Kujtoni vertete se do beje cudira.PD eshte nje parti e bllokuar nga berishizmi e nuk ndryshon dot e.

  19. Me dhımset shodra says:

    Tı moj Vevecka komunıstja ban mıre me pa hallet tueja, megjıthse tı nuk je person real, por hıqesh sıkur ı qan hallın Topallıt. Prandaj kemı ra ketu ku jemı, e djathta me te vertete u shkatrrue nga Basha me dısa njerez te rrugeve qe askush nuk e dı pse ı morı sıc jane femıjet e komunısteve sı Salınjanı, Ballıu, etj. Ke te drejte derı dıku kur sheh se sı ne PD ka ısh komunıste, ısh spıun te sıgurımıt, krımınele sı Fatmır Medıu nje ı denuar per trafıqe te palıgjshme nderkombetare e ljestar dırekt ne grulın krımınal qe vrau ne Gerdec 28 njerez dhe plagosen 300 te tjere, etj, por Jozefına ka pergjegjsı te rande qe sj e djathte nuk banı asgja per PD-ne, por punoı per ınteresın e saj, e katandısı Kuvendın ne nje arene konflıktesh, sharjesh, thashethemesh e derı ne perplasje fızıke, banı te pamundun me pengu fjalen e lıre te opozıtes te cılen vec e fyu, e kercenoı, e demtoı shume rande demokracıne. Eshte sjellja brutale e saj, cınızmı, thırrjet per dhune fızıke ndaj opozıtes qe faktırı nderkombetar, sıdomos SHBA te drejtonın krıtıka te ashora e derı ne nderprerjen e kontakteve me Shqıperıne. Asht Topallı nje nder pergjegjset kryesore te ndeshkımıt qe ı bane me 1 mılıon vota kesaj force polıtıke. Ka edhe te tjera faje e pergjegjesı sa te duash.
    Tı shqetesohesh per Topallın, por ne se je e vertete ashtu sı hıqesh, mbeshtetesve te PD duhet tu dhımbset ne radhe te pare PD-ja , ajo asht vlere kombetare.
    Po e rıperserıs a ke pa kund ndonjı autokrıtıke, ndjese nga Topallı? Berısha te themı te verteten pranoı pergjegjesote e dha doreheqıen. Pse fshıhet Topallı?
    Prandaj mjaft me keto sjellje meskıne, boll ma me grupazhe, tarafe dhe boll ma sjelljeve qe partıte te mjelen sı lopa e kur ska qumesht te theren.
    Ka Shkodra boll gra e vajza, djem e burra te nıre, qe ı perkasın te djathtes, por ju po e shıhnı qe sot e djathta shodrane perfaqesohet dhe drejtohet nga nje vagabond, me mbıemrın famekeq Spahıa, ı bırı ı vrasesıt te te rıut demokrat Arben Brocıt, nga nje famılje e djathte dhe tradıcıonale shkodrane.

    1. mik says:

      Me dhimbset Shkodra – Koment i sakte. Koment qe thote te verteten.
      Per komente te tilla kena nevoje, jo per komente nga komentues legena qe kujtojne se po bahen interresant tu sha e tu shpif ne menyren ma ordinere, qe te vjen zor kur i lexon.

  20. Bato says:

    Nuk ja vlen shume diskutim.
    Zonja Topadhi nga personazh humoristik i Meros ne rubrikat e tij te perditshme, eshte kthyer ne nje alternative e Rames kunder Bashes.
    Dhe ketu roi i zotit Baze si bythlepires eshte i pazevendesueshem!

  21. vjeshta says:

    Asnji projekt politik! Rama i ka hedhë nji koc me e lpy edhe kjo ashtë tu i ngah vrap mrapa si shaka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje