Italianët ruajnë shpresat për plazh: Qeveria po punon për të siguruar masat e sigurisë

16 Prill 2020, 15:49Bota TEMA

Italianët, në javën e 6 të karantinës kombëtare, po ruajnë shpresat për plazh në brigjet e Detit Mesdhe. Por, ndërkohë që Vera po vjen shpejtë dhe nuk ka ende ndonjë tregues se koronavirusi vdekjeprurës po ndalon, shumë persona po dyshojnë nëse kjo do të jetë e mundur.

“Ne do të shkojmë në plazh këtë Verë”, tha nënsekretarja e Kulturës dhe Turizmit, Lorenza Bonaçorsi, duke shtuar se qeveria po punon për të siguruar masat e përshtatshme të sigurisë. Ashtu si qeveritë e tjera europiane, Italia po has vështirësi për të gjetur një mënyrë që të lehtësojë masat dhe të rinisë aktivitetin ekonomik.  Për Italinë, turizmi është një industri gjigante në 13% të PBB dhe ndërkohë që sezoni i Pranverës është “zhdukur”, vendi mund të ketë nevojë të “hapur” plazhet për të nxitur ekonominë.

Pavarësisht se karantina kombëtare pritet të përfundojë më 3 Maj,  italianëve u është kërkuar që të kenë durim dhe të presin një hapje graduale të vendit. Task forca e krijuar për të daljen e vendit nga karantina nuk ka publikuar ende rekomandime.  Për 30,000  operatorët e plazheve të Italisë,  ekzistojnë disa pyetje të papërgjigjura si reagimi ndaj një klienti që sëmuret, mënyra se si do të pastrohen dushet dhe tualetet si dhe tek siguria e shërbimit të ushqimit.  Guvernatori i Venetos, Luca Zaia, tha se anulimet nga turistët gjermanë që zakonisht mbushin rajonin, qëndrojnë në vetëm 7%, ç’ka tregon se turistët janë ende në prite për Verën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje