Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duket se e ka marrë seriozisht mësimin e frengjishtes. Vetëm pak kohë më parë ai deklaroi se po mëson frëngjishten dhe këtë e bën që në orën 7 të mëngjesit. Dhe ndonëse në një periudhë tepër të shkurtër rezultatet kanë qenë vërtet mbresëlënëse.
Në videon e publikuar nga Veliaj, me një aksent perfekt ai ambasadoren franceze në vendin tonë për ndihmën që ajo ka dhënë me maska për efektivët e policisë bashkiake.
“Do të doja t’ ju falenderoja për këtë dhuratë. Maskat do të përdoren nga strukturat e Policisë sonë Bashkiake, duke shpresuar po ashtu që Franca dhe Shqipëria ta tejkalojnë sa më shpejt këtë moment të vështirë”, iu drejtua në frengjisht kryebashkiaku Veliaj ambasadores.
Krahas frengjishtes, Veliaj flet edhe anglisht, italisht dhe gjermanisht.