SHBA, 4 591 viktima për 24 orë nga COVID-19

17 Prill 2020, 09:03Bota TEMA

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës arriti rekordin e ri për 24 orë.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve ishte 4 591, sipas një analize nga ”Wall Street Journal”, që bazohet në të dhënat nga universiteti ”John Hopkins”.

Më shumë se 4 500 persona vdiqën brenda 24 orësh duke thyer rekordin e mëparshëm të 2 569 vdekjeve.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në SHBA nga koronavirusi arriti në 34 641, sipas https://www.worldometers.info/coronavirus/.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje