Testimi nga Rusia i raketës direkte anti-satelite (DA-ASAT) e ka bërë nervoz Pentagonin dhe zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë, shkruante dje opinionisti ushtarak rus Viktor Baranets në agjencinë GosNovosti.
Eksperti shtonte se Komanda Hapësinore e SHBA u shtang nga testimi i raketës anti-satelit me ngritje direkte, që u krye më 15 prill.
Opinionisti rus shtonte: “Tani që është bërë e qartë se Rusia ka një armë efektive hapësinore, komanda amerikane po ulëret përsëri për kërcënimin rus. Qëllimi i tyre është i qartë, të tërheqin sa më shumë fonde për programe ushtarake hapësinore”. Por megjithë kundërshtimet e Moskës ai shtoi se SHBA nuk heq dorë nga militarizimi i hapësirës.
Kreu i forcës hapësinore amerikane John Raymond tha se SHBA ka qenë në dijeni prej vitit 2010 se Rusia po punonte në krijimin e raketave komplekse Nudol 14A042. “Testi tregon edhe një herë se kërcënimet ndaj sistemeve hapësinore të SHBA dhe aleatëve të tyre, janë diçka serioze dhe në rritje,” tha ai.
Po ore cazzi po. Mua po ma rruni veç?!
Por nuk kuptoj perse duhet te nai i thone ushtaraket ruse se amerikanet “u shatangen nga testimi i raketes ruse” e te mos citoni burimet amerikane qe te thone se amerikanet “jane shtangur”?