Evropës do t’i duhen të paktën 500 miliardë euro nga institucionet e Bashkimit Evropian për të financuar rimëkëmbjen e saj ekonomike pas pandemisë, tha kreu i fondit të shpëtimit të zonës së euros.
Në një intervistë në gazetën Corriere della Sera të Italisë, botuar të dielën, drejtori menaxhues i Mekanizmit Evropian të Stabilitetit, Klaus Regling, tha se mënyra më e lehtë për të organizuar fonde të tilla do të ishte përmes Komisionit Evropian dhe buxhetit të BE.
“Unë do të thoja se për fazën e dytë na duhen të paktën 500 miliardë euro të tjera nga institucionet evropiane, por mund të jetë më shumë”, tha Regling.
Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian ranë dakord më 9 prill, që zonës së euros, e cila FMN parashikon se do të zhytet në një recesion prej 7.5% këtë vit për shkak të pandemisë, do t’i duhen para për tu rikuperuar, por ata kishin ide të ndryshme se sa është shuma e nevojshme dhe si t’i siguronin ato.
Udhëheqësit e BE-së do të diskutojnë sërish në një video-konference më 23 prill.
Te na akordonin te pakten 1 miliard per Shqiperise.Por vetem me nje kusht.Ti jepej e drejta qeverise gjermane apo Singaporit ta menaxhonte vetem per ngritjen dhe funksionimin e industrie te mesme hihech.Ky do te ishte shpetimi i Shqiperise.Nje miliarde euro do te thoshin te pakten 100 veprimtari prodhuese te mesme moderne te lidhura me tregun gjerman,rreth 15…20 mije te rinj te punesuar me rroge mbi 700 euro,rritje fitimi nga shitja e mallrave te gateshme per treg,gjallerim i degeve te tjera qe lidhen me industrine prodhuese.Vetem industrializimi sjell ulje te varferise,rritje te cilesise se aresimit teknik profesional,rritje te besimit te rinise ndaj vendit,ulje te korrupsionit ,krimit,droges,korrupsionit,rritjes se moralit shoqeror dhe shpreses…Vetem industrializimi rrit bujqesine,tregetine,shkencen,transportin.Eshte Zvicra industriale qe beri Zvicren blegtorale,financiare,turistike Shqiperia ka me shume se Zvicra mundesi te pasurise dhe gjeografise..,Por duhet inteligjence,disipline dhe industri,industri,industri….Te tjerat Jane llogje kavaje….