I dërguari i posaçëm i Donald Trump: Pasi të hiqet reciprociteti, fillojnë bisedimet Kosovë – Serbi

19 Prill 2020, 19:14Rajoni TEMA

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi, Richard Grenell, tha të dielën se “posa të hiqen tarifat dhe reciprociteti, (mbase këtë javë) Atëherë bisedimet fillojnë seriozisht. Unë kam biseduar me udhëheqësit në Serbi dhe në Kosovë për të sqaruar se ata duhet të fillojnë të ndërtojnë besim në përgatitje – dhe ata janë angazhuar ta bëjnë këtë”, shkroi ambasadori Grenell në rrjetin social twitter.

Ai i bëri këto komente duke shpërndarë një postim të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili paralajmëroi se “javën tjetër unë do të ndërmarr hapat e fundit kushtetues për të mundësuar formimin e një qeverie të re me një legjitimitet të plotë nga parlamenti, e aftë për të luftuar COVID19 dhe për t’i shërbyer popullit. Tarifat dhe reciprociteti duhet të bien për të forcuar mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së për Kosovën”, shkroi presidenti Thaçi.

Më 25 mars parlamenti i Kosovës miratoi një mocion votëbesimi ndaj qeverisë së kryeministrit Albin Kurti, i cili qe hedhur nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Koalicioni u përça për shkak se Lidhja Demokratike kërkoi që tarifat ndaj mallrave serbe të hiqen në tërësi sipas kërkesës së Shteteve të Bashkuara.

Tarifat e vendosura në nëntor të vitit 2018 janë hequr që nga një prilli nga qeveria e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, por duke vendosur masat e reciprocitetit me Serbinë.

Vendimi i tij u mirëprit nga vendet e Bashkimit Evropian, ndërsa u kundërshtua nga Shtetet e Bashkuara.

Që nga rrëzimi i qeverisëm presidenti i Kosovës, Hashim Thaci i ka kërkuar katër herë me radhë kryeministrit Kurti, njëherësh kryetar i lëvizjes Vetëvendosje që të propozojë emrin për mandatarin e ri.

Presidenti Thaçi mbështetet në nenin 95 të Kushtetutës së Kosovës në të cilin thuhet që “nëse Kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye të tjera, posti i tij/saj mbetet i lirë, Qeveria bie, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar Qeverinë”.

Lëvizja Vetëvendosje dhe zoti Kurti kërkojnë që të veprohet sipas nenit 82 të Kushtetutës, sipas të cilit “Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, pas votimit të suksesshëm të mosbesimit të Qeverisë”.

Vetëvendosje kërkon që vendi të shkojë në zgjedhje të reja pas përfundimit të pandemisë.

Në një letër të së premtes, kryeministri në detyrë shkroi se nuk e refuzon kërkesën e presidentit, mirëpo, “ajo që nuk e kam te qartë është standardi i dyfishte qe Ju dhe partitë politike po tentoni ta impononi në rruge jokushtetuese, pas këtij mocioni mosbesimi i cili nuk dallon në aspekt formal dhe material nga praktikat e mëhershme”.

Zoti Kurti i referohet faktit se në vitin 2010 dhe në vitin 2017 me mocion mosbesimi të suksesshëm ka rënë qeveria dhe më pas është shpërndarë parlamenti dhe janë shpallur zgjedhjet.

Aktualisht të gjitha partitë tjera politike kërkojnë që të formohet një qeveri e re dhe të shmangen zgjedhjet e reja, përveç lëvizjes Vetëvendosje e cila kërkon zgjedhje pas pandemisë.

15 komente në “I dërguari i posaçëm i Donald Trump: Pasi të hiqet reciprociteti, fillojnë bisedimet Kosovë – Serbi”

  1. Destan Pallaska says:

    Amerika duhet me i mare “leje”Albinit para se te veproj,ndryshe ai i perze amerikanet nga Kosova,sepse e ka cliruar ate me ndihmen e islamistit Hyyy sa me din dinit dhe mustaqe mutit Bojken Abazit.

  2. USA says:

    Kot lodhet Grenelli,Albini nuk “pjerdh”per imperializmin amerikan…

  3. Shqipe says:

    Çfare barazie synon usa nese nuk ka reciprocitet!? ?

  4. Aleks says:

    Ska pse heq dore Kosova nga reciprociteti. Nga heqja dore perfiton politika ruse ne ballkan. Pas tmerreve te nazisteve u denazifikua gjermania. Pas agresionit serbo Rus në ballkan me 1 milion viktima, u denazifikoka kosova. Me trute e Trump dhe Poutine gjithmone! Sidomos tani ne fund te mandatit te Trump…

    Trump dhe Grenell nuk jane Amerika por vetem pjese e operacionit per shpartallimin e perendimit!

    1. Apo jo? says:

      Zoti Aleks a e kupton ti cdo te thote reciprocitet? Une per vete nuk e kuptoj se ckerkon Kurti. Reciprocitet do te thote qe palet te vendosin ca rregulla me mirkuptim te dy paleve dhe ti zbatojne ato. Une ty Aleks zgjuarsia po te pyes si mund te kete mirkeputim per rregulla te perbashketa, neqoftese nuk ka bisedime. A ke ti apo Kurti fuqi magjike qe ato qe mendoni ju se jane te mira per Serbin, Serbi i pranon pa kushte? Kjo i ashur Aleksis pa tru eshte njelloj sikur te vesh karrocen para kalit dhe te presesh qe karroca te terheq kalin. Une e kuptoj shume mire Kurtin qe ka orjentim nga Serbi per te sabotuar bisedimet, por nuk te kuptoj ty se si nuk i kupton dredhite e spiunit. Reciprociteti, njelloj si dhe zgjedhje mbas virusit, do te thone asnjehere. Ashtu sic nuk dime se kur do zhduket virusi, po ashtu nuk dime se kur Serbi do quaj reciprocitet ate qe mendon Albini. Ne te vertete une e kuptoj se pse Albini nuk do bisedimet. Ai nuk I do ato se Vuciqi nuk I do. Kjo eshte nje teme tjeter. Po deshe une mund te ta spjegoj edhe kete diciture…

      1. agon says:

        @Apo jo?
        Reciprocitet do të thotë që në se ti vë si kusht që prodhimet kosovare sado të vogla janë që eksportohen në serbi ti detyrosh të ndërrojnë etiketën Made in Kosova in Made in Serbia dhe për reciprocitet të gjitha mallrat që hyjnë në Kosovë tu ndërrohet etiketa nga Made in Serbia Made in Kosovo ose diçka tjetër që tu pëlqeje kosovarëve sa për ta kuptuar pastaj mund ta stërzgjatim me shembuj pa fund por më e rëndësishmja është që sillem me ty siç sillesh ti me mua vë të njëjtat kushte që më vë … Sa për të gjykuar Kurtin lërja ta gjykojnë ata që kanë mundësit dhe mjetet për ta bërë këtë e ti lejmë thashethemet e kafeneve … Koha shumë shpejt do ta gjykoj atë .. për mirë o për keq lërja kohës… Populli duhet respektuar sepse rrëzimi i qeveris Kurti është thjeshtë lojë pallati dhe nuk ka lidhje me dëshirën e popullit se kush duhet ta drejtojë… Në qoftë se duam demokracinë atëherë le ta respektojmë atë …

  5. agon says:

    Grenell thotë hiqni dhe brekët qe te kënaqet Serbi se akoma nuk është kënaqur duke masakruar shqiptaret … çfarë lloj diplomacie është kjo masakruesi trajtohet si i masakruar dhe e kundërta … apo ka të bëj me ndonjë pagesë që i duhet bërë dikujt si për shembull Putinit????

    1. Optimist says:

      @Agon
      Gerneli thote bisedoni qe t’ja heq prape breket Serbit, sic ja hoqa. Po qe se nuk bisedoni, nga ta di une, thote ai qe Serbi nuk pranon njohjen e Kosoves. Po qe se nuk praon njohjen e Kosoves, di une si tja heq breket, sic ja hoqa mbas Rambujese.
      Eshte tjeter gje qe Serbi e di kete te vertete te hidhur per te. Ai nuk do ta njohi Kosoven! Ai do qe te futet prape ne Kosove. Ai punon per kete. Ai po na armiqeson me Ameriken, si hapi i pare dhe i fundit, per tu futur ne Kosove. Eshte tjeter gje qe spiunet e tij po zbatojne pike per pike direktivat e tij. Eshte tjeter gje qe “patriotizmi” ne Kosove eshte sheshit. Eshte tjeter gje qe “patriotet” spiuna te Kosoves po e shesin “patriotizmin” si certificate urrejtje ndaj Serbit, kur duhet marreveshje. Eshte tjeter gje qe idjotet “patriotike” jane rrobe te trashe dhe urrejtja e tyre ndaj Serbit i ben ata te presin diten kur do e shkaterrojne teresisht Serbine.
      Kam frike se do presin gjate. Serbia do egzistoje. Asnje nuk ka plan ta cvendose Serbine nga Ballkani. Eshte me e mundshme Kosova nen Serbi se sa Serbia jashte Ballkanit. Kete kerkoni ju qe doni ti hiqni breket serbit? Me duket se po i hiqni vete breket se keshtu jeni mesuar. Njelloj si qeni me mut. Beje ate qe duhet or Agon, jo ate qe do shpirti yt i turbulluar. Te kane qorolepsur spiunet tere jeten dhe nuk e shikon driten ne fund te tunelit. Zgjidhja eshte marreveshja me Serbin dhe vetem marreveshja. Mosmarreveshja eshte ne disfavor te Kosoves. Te pakten bisedimet do tregojne qe ne nuk kemi frike te ballafoqehemi me Serbin. Bisedimet nuk do te thote qe Kosova “do ndahet” sic deklaruan ata qe sabotuan bisedimet. Bisedimet kane vetem fillim. Ato do mbarrojne kur ne te merremi vesh me Serbin. Ato do mbarojne kur marreveshja do kaloje ne referendum popullor si ne Kosove dhe Serbi. jam I sigurte se ne Serbi ajo nuk do pranohet ndonjehere, cfardo marreveshje te nenshkruajne bashkebiseduesit. Serbi luan dipllomaci per te fituar kohe. Bisedimet nuk kane pse te mbarojne neser, por ato duhet te na gjejne te pergatitur dhe jo konfjuze dhe me teori “reciprociteti” apo “ndeshkimi” ndaj Serbit. Keto teori jane pjelle e zyrave te agjentures Serbe, qe nuk duan te zhvillohen bisedime. Ata e dine mire se mbas bisedimeve, po qe se nuk do njohin Kosoven, fillojne prape “bombat” mbi Serbine. Marrja e fajit per te mos u future ne bisedime, eshte sherbimi me i mire qe i behet politikes serbe per mosnjohjen e Kosoves….

      1. agon says:

        @Optimist
        Me sa dimë bisedimet ka shume vite qe kane filluar dhe ku jemi, kush nga ato është zbatuar … Vërtet që bisedimet duhen filluar por pyetja që më lind është çfarë i ndalon taksa 100%??? Në se kjo është një arsye atëherë ç’duhet të themi ne shqiptarët për ata mijëra të vrarë të përdhunuar e përzënë nga shtëpitë e tyre nga milicitë serbe të cilat nuk janë dënuar asnjëherë nga shteti e populli serb për atë që kane bërë, ndoshta duhet të kërkojmë që të dënohen ata pastaj shohim e bëjmë, taksa është një sebep që nuk qëndron fare dhe këtë e di shumë mirë edhe Grenell, por në vend ti kërkoj llogari atij që duhet, i shtrëngon dhëmbët më të dobëtit … Armiqësi me Amerikën është e vështire qe ta arrij pasi qeveritë shkojnë e vinë po shteti e populli është i njëjti e nuk ndryshon dot me një Trumpell o Grenell … duhet vetëm durim sa të kaloj koha e Trumpit, Trumpi nuk do hedh as një shkarpe mbi Serbi jo më të hedh bomba akoma se ke kuptuar kush është … Loja e tij nuk është në interesin e shqiptarëve, shpresoj të gabohem por deri tani kjo duket…

  6. Baton DR says:

    SHQIPËRIA SHQIPTARËVE – VDEKJE TRADHËTARËVE!

  7. Olimpia says:

    Kosova duhet te fitoje kohe.Ne kushtet e tanishme ajo nuk ka asnje interes per marreveshje.Pas nentorit ,ne se fiton ,Trump nuk ka nevoje ti beje leshime Serbise.Ne se humbet vjen Binden i cili ka qendrim tjeter ndaj Serbise.Pra ne te dyja mundesite,Kosova duhet te fitoje kohe.

  8. Marku says:

    Kosova duhet te ngule kembe ne nje reciprocitet te plote me serbine fashiste . Gjithashtu Kosova duhet ta shtyje deri ne vitin tjeter nenshkrimin e nje marreveshje me serbine e putinit. Sic duket parate e lobimit rus e kane bere punen e tyre ndersa tani pritet qe Kosova ta firmose nje marreveshje me te cilen Kosova do ta humbiste trepcen . Ne asnje menyre te mos behet heqja e reciprocitetit .
    Kosova nuk ka asgje per te humber. Te gjitha ato perrallat e terheqjes se trupave amerikane nga Kosova Jane vetem presione te cilat ambasodori grenell e dine shume mire se Jane te parealizueshme , sepse te dyja dhomat e perfaqesuesve ( senati dhe kongresi) do ta hidhnin ne kosh te plehrave nje sygjerim te tille anti-prendimore dhe luftenxites .
    Kete e din edhe vete ambasadori
    deshtak .

  9. beni says:

    Kosova duhet te behet pjes e West ballkan dhe ti lere ekstremizmin e separatizmin orjental!
    Amerikanet e njohin Mire lojen qe ka bere me Ju dhe kerkojn tu bejn pjes integrale e West ballkan!
    Amerika kish qellim mbjelljen e kapitalizmit e jo interesa per kosoven e kosovaret,qe U ngeren buste atyre qe i shkatruan,si Bill Clinton!

  10. Alben says:

    Amerika ka ndryshuar, mos harrojme se Trump ka patur nje akuze per tradhti kombtare ndaj popullit e vete dhe se nuk u arrestua vetem sepse njerzit e ti ne senat e falen. Por kishte shum prova se eshte i shitur tek ruset.

  11. Tironci says:

    Perseri ky Homoseksuali Grenell. Enveri keta i fuste ne burg, bile i conte tek burgu i grave.
    Tani tipa si ky kerkojne te vendosin mbi fatin e nje populli. A e kuptojne Shqiptaret valle se ne duart e kujt kane rrene?. Jo Albini por populli duhet te ngrihet dhe ti thote Jo ketyre tipave.
    Kot nuk i thone bytheqiri eshte i keq. Cfare me thone, bytheqire hesapi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje