Kurti i shkruan Thaçit: Nuk kemi emër për kryeministër, duam zgjedhje pas pandemisë

17 Prill 2020, 12:48Rajoni TEMA

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, i është drejtuar sërish përmes një letre presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nga i cili ka kërkuar që të veprojë sipas Kushtetutës dhe të shpallë zgjedhjet e përgjithshme, pas kalimit të pandemisë së koronavirusit.

Në këtë letër, Kurti sërish ka vënë në pikëpyetje kërkesën e presidentit Thaçi drejtuar Vetëvendosjes, që si fituese e zgjedhjeve të japë një emër të ri për mandatar për formimin e qeverisë.

“Do të jem në pritje të sqarimit tuaj, me shpresën se do të përdorni standardin e njëjtë që po pritni nga unë. Pas përgjigjes suaj, mbase mund ta kem më të qartë arsyen pas këtij insistimi për t’u marrë me çështje dytësore e tretësore, në një kohë kur të gjithë duhet të bashkohemi në luftën kundër armikut të përbashkët – COVID-19 [sëmundjen e shkaktuar nga koronavirusi]”, thuhet në letrën e Kurtit.

Më 15 prill, presidenti Hashim Thaçi, përmes një letre – e katërta me radhë – ka kërkuar nga Kurti që brenda një periudhe të arsyeshme kohore, të propozojë kandidatin për kryeministër për të formuar qeverinë e re.

Që nga votimi i mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti, më 25 mars, Vetëvendosje ende nuk i është përgjigjur ftesës së presidentit Hashim Thaçi për të dhënë një emër të ri për mandatar për të formuar Qeverinë e ardhshme të Kosovës.

9 komente në “Kurti i shkruan Thaçit: Nuk kemi emër për kryeministër, duam zgjedhje pas pandemisë”

  1. LIL TORONTO says:

    NXIRR LETREN E PLOTE TE KURTIT DREJTUAR THACIT, LERE OPINIONIN TEND.

  2. Zigur Qarri says:

    Deklarohuni turq dhe votoni albinin o kosovare. Vetem turqia mund te bashkoje shqipetaret drejt fitores

    1. agon says:

      Turq nuk janë të gjithë ata që janë myslimane o Zigur Qorri siç nuk janë Serb e as malazez e as grek e as bullgare ata qe janë ortodoks o Zigur Qorri kjo është një loje e fëlliqur e nisur nga Rusia dhe e ndjekur pastaj nga Turqia e Xhon turqve me shpresën që ti përçaje shqiptarët …O Zigur Qorri apo kushedi si e ke emrin o ti që shkruan për kushedi se çfarë interesi …

  3. Fatosi-kosove says:

    Albin ke qene shpresa e kosoves deri pak para 6 tetorit, e kur nuk i le veti mik afer pos LDK-s qe dikur e quaje ish minister i millosheviqit dhe pjella e serbosllavise, fillove ti deshperosh shqiptaret,merre me mend edhe arben gashi i LDK-s te tha ne kuvend ; n’a ke zhgenjyer Albin, dhe vertet n’a ke zhgenjyer Albin jo kete pjellen serbosllave ku ban pjese edhe arben gashi por ata shqiptar qe sa ishte jugosllavia ishin ne burgjet serbe,ishit séparatist e irredentist qe donin shkeputjen e kosoves nga serbia e bashkim me shqiperine,ishte ky nje premtim yti prandaj shume shqiptar te Kane votuar JO per ta bere qeverine me isa mustafen dhe LDK-n L-idhja D-ikurshme K-omuniste sepse qeveri me ata la vetem kthim te serbise ne kosove dhe asgje me shum, por eshte e quditshme se si ti si kryeminister nuk gjen asnje arsye per te komunikuar me presidentin thuaj se ai eshte aty si dodik i bosnjes per ta ruajtur présencen e serbise aty, andaj nuk eshte e tepert per ta kujtuar se nese ndahesh nga tufa te ha ujku (LDK) e nese flen me qen zgjohesh me pleshta,andaj lej prrallat Albin se nuk je ne pozitat te putinit as ne poshtersite e sali berishes qe ta shkarravitni shtetin e kushtetuten sipas tekeve tuja.

  4. Lisi says:

    O Zigur te hengret tenja,te keqen e ke brenda.

  5. Pedro i ri says:

    Albini nje rreze shprese per te gjithe shqiptaret

    1. DARDANI says:

      Albini nje rreze shprese per te gjithe shqipetaret bythe perpjete te besimit myslyman!

  6. Dajti says:

    Albin demagogu mundet me genjy kosovaret,se kam mendimin i kuptojne pak me vonese genjeshtrat “patriotike”,por ne Shqiperi eshte plotesisht lojtar jashte loje,ketu perfaqesohet me ca plehra si Hysamedin Ferraj,dhe nje mustaqe mut si Bojken Abazi,dhe udheheqes shpirteror ka kriminelin Sali Berisha.

  7. Apo jo? says:

    Albini eshte fantastik per te krijuar rrumpalle. Gjithmone ai paraqet si zgjidhje nje genjeshter, nje gjysem genjeshter, ose nje propozim pa zgjidhje apo nje “zgjidhje qe kursesesi mund te jete zgjidhje. Eshte unik ne bote per tezat e tij kontraditore, qe spjegohen vetem me nje force te trete te jashtme qe e shyn ate te behet si idjot.
    Ne te vertete ai hiqet si i zgjuar por zgjidhjet e tij nuk kane llogjike. Keto fillojne shume heret, por le te shikojme keto veprimet e tij me te fundit. Le te analizojme “reciprocitetin”.
    Kjo ide ishte aq konfjuze sa Haradini e lexonte ate si manover te tij per te mos hequr taksen. Evropa e lexonte “reciprocitetin” si manover per te hequr taksen. Amerikani e lexonte ate si manover per te mos e hequr taksen. Keshtu me rradhe “reciprociteti” ishte nje “zgjidhje” qe kursesi kish qellim zgjidhjen.
    Une per vehte time e lexova “reciprocitetin” si nje gje qe ska llogjike. Me kote mundohesha ti mbushja mendjen vehtes se Kurti ne kete pike eshte treguar pa llogjike. Thjeshte une nisesha nga kuptimi I fjales reciprocitet qe do te thote te pakten marredhenie midis dy paleve. Qe te arrihet kjo ,thoshja une me vehte, duhet te merresh vesh me Serbin. Kurti nga ana tjeter thoshte qe do bisedojme kur te kemi reciprocitet. Une prap mendoja qe reciprociteti vjen me bisedime, e keshtu e rradhe. Me ne fund une kuptove se Kurti nuk ka qellim zgjidhjen e problemit, por koklavitjen e tij. Atj I pelqen rrumpalla, njelloj si ujkut qe i pelqen mjegulla.
    Edhe ky propozimi i fundit, per zgjedhje mbas zhdukjes se koronavirusit, eshte i te njejtes shkolle. Perseri mendja njerezore do qorolepset nga kjo ide.
    Shume vehte do mendojne se Kurti ka sekretin e koronavirusit dhe ai e di qe koronavirusi do zhduket per pune muajsh, apo ditesh dhe Kurti do fitoje ne zgjedhjet e aferta.
    Per ca te tjere qellimi i ketij propozimi eshte qe Kurti, meqe ka sekretin e koronavirusit, e di qe ai nuk do zhduket nga jeta jone. Virusi do i pershtatet kushteve te reja dhe Kurti tregohet shume i zgjuar sepse perseri ai do jete Kryeminister. Bile ne kete varjant,ai do jete Kryeminister i perjetshem si Putini.
    Une per vehte time si naiv qe jam, them se Kurti eshte koqe. Ne kushtet qe mendjet brilante te njerezimit akoma nuk kane dhene pergjigje per sjelljen e koronavirusit, Kurti thjeshte tregohet nje rrumpallist i persosur.
    E keshtu rrota rrutullohet. Ta gezojne ata qe do vijne mbrapa. Ne te na rroje Kurti!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje