Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett dhe ambasadori amerikan në Beograd, përgëzuan të enjten komunikimin ndërmjet ministrit të Shëndetësisë së Kosovë, Arben Vitia dhe atij të Serbisë, Zllatibor Llonçar, rreth masave kundër përhapjes së koronavirusit.
Të mërkurën, ministria e Jashtme italiane organizoi një video-konferencë ndërmjet ministrave cila siç thuhet ishte e e përqendruar në urgjencën e përballjes me COVID-19. Në një njoftim thuhet se të dyja palët shkëmbyen pikëpamje në terren dhe diskutuan veprimet për të trajtuar pandeminë.
Diplomatët amerikanë në një mesazh të përbashkët të shpërndarë në rrjetin twitter e përshëndetën komunikimin.
“Në këtë kohë të pandemisë është inkurajuese të shohësh ministrat e shëndetësisë duke bashkëpunuar si fqinjë, për t’iu shërbyer dhe mbrojtur të gjitha komunitetet në Kosovë dhe Serbi. Ne lavdërojmë përpjekjet e personelit shëndetësorë dhe të tjerëve që janë në detyrë për të mbajtur qytetarët e Serbisë dhe Kosovës të sigurt, ndërsa të gjithë po bëjmë pjesën tonë të punës për ta mundur virusin. Së bashku në mund të fitojmë”, tha ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett.
Ndërkaq ambasadori i SHBA-së në Serbi, Anthony Godfrey e falënderoi qeverinë e Italisë për nismën.
“Beogradi dhe Prishtina po punojnë bashkë në mënyrë praktike dhe konkrete për të shpëtuar jetë në kohën e pandemisë duke shkëmbyer pajisje dhe ekspertizën. Shpresat tona janë se këto masa të mirëbesimit do të dëshmojnë domosdoshmërinë e bashkëpunimit. Në do të shpëtojmë jetë nëse punojmë se bashku “, tha ambasadori Godfrey.
Në fillim të prillit ambasada amerikane në Prishtinë bëri thirrje që të lihen anash ndarjet ndërmjet komuniteteve në kohën e përballjes më virusin COVID-19.
Komentet e ambasadës pasuan debatet që u nxitën rreth trajtimit të situatës me COVID-19 në komunat veriore të banuara me shumice serbe, ku zbatohen edhe masat e qeverisë së Kosovës por edhe udhëzimet dhe mbështetja nga Beogradi.
Albin Kurtoviči nuk bashkëpunon me Sebi.
SHBA mbeshtet jo vetem bashkepunimin, por dhe bashkebisedimin e Kosoves me Serbine. Eshte interesante te dime se pse Kurti bashkepunon, por nuk bashkebisedon. Ndoshta, ndoshta edhe bashkebisedimi eshte bashkepunimi midis tij dhe Vuciqit. Ndoshta ne nuk e dime, por Kurti si bashkepunues i Vuciqit, bene detyren e tij. Te me falni, por per mua kjo i ngjan ciftit qe nuk flasin me njeri tjetrin ne sy te botes, por ne darke bejne seks. Kurtici eshte shume i koklavitur. Ka ndonje nga partizanet e tij te me thote si ka mundesi qe Kurtici nuk flet me Vuciqin, por bashkepunon me te? Une mund te jap shume varjante por ato mund te jene vetem supozime.
Shkelqyshem, bisedime problemote te nevellit te dyte e te tret, jo ndershteterore me krere qe nuk njohin njeri tjetrin.
Ti Veshi je me kontraditor se Kurti. Ti nuk kupton fjalen shtet. Shteti eshte koncept shume i gjere dhe nuk barrazohet me Kurtin apo Murtin. Fakti qe Kurti ben sikur nuk bashkepunon me Vuciqin eshte thjeshte demagogji, per te te mbushur mendjen ty se ai nuk ka lidhje me Vuciqin. Pjese te shtetit jane ushtria, policia, ministrite, gazetaria, etj etj…Ne kete piramide nga me te rendesishmit jane Kryeministri dhe Presidenti. Sado te forte te jene ata, ata nuk jane shteti. Tani, shteti mund te lidhet me nje shtet tjeter nepermjet ministrave, presidentit, kryeministrit…bile edhe nepermjet agjenturave. Prandaj ti Veshi, mos justifiko qendrimet kontraditore te Kurtit, qe thote nuk eshte “hoxha Ali” por “Ali hoxha” perfaqesues I shtetit. Kurti vertet e di se pse nuk do te pranoje hapur se megjithe “reciprocitetin” e tij, ai ne praktike bashkepunon me Vuciqin. Ti Veshi nuk ke haber se pse ai e ben kete… Ty te gufon zemra se Kurt Trimi i ka treguar vendin Vuciqit te tmerruar. Ata or budalle tallen! Ne darke shkojne ne te njejtin krevat dhe bejne sexs me njeri tjetrin. Aty ne krevat bejne shaka dhe tallen me ty qe te duket se Kurti eshte shteti dhe me i forte se Vuciqi…