NATO do ndihmojë Maqedoninë e Veriut kundër lajmeve të rreme për virusin

15 Prill 2020, 14:39Rajoni TEMA

Ambasadorja amerikane në NATO, Kay Bailey Hutchison, tha të martën në Uashington se Maqedonia e Veriut, e cila iu bashkua aleancës këtë vit, do të marrë ndihmë të ngjashme me vendet e tjera anëtare në trajtimin e lajmeve të rreme nga Rusia, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve MIA e Maqedonisë së Veriut.

“Aleanca pret më shumë informacione nga Shkupi për krijimin e një ekipi të tillë në Maqedoninë e Veriut, me qëllim përgatitjen e mediave në vend se si të parandalojnë fushatat dezinformuese nga Rusia”, citoi MIA të ketë thënë Hutchison.

Ajo shtoi se në Maqedoninë e Veriut po përhapeshin shumë lajme të rreme në lidhje me koronavirusin dhe se ndihma e NATO-s ishte e nevojshme për t’u përballur me këtë gjë.

Ambasadorja u bëri thirrje aleatëve të NATO-s të luftojnë dezinformimin mbi koronavirusin që vinte nga Rusia  dhe gjithashtu nga Kina.

“Ka raportime të rreme se Rusia dhe Kina po dërgojnë ndihmë, se virusi doli nga Europa ose Shtetet e Bashkuara. Kjo është absolutisht e gabuar dhe ne po mundohemi t’i përgjigjemi me fakte”, tha ajo në konferencën për shtyp.

Rusia ka kundërshtuar me forcë zgjerimin e NATO-s në rajonin e Ballkanit. Mali i Zi u bë shteti i 29-të anëtar në vitin 2017 pavarësisht kundërshtimit të hapur nga Moska, dhe që atëherë ka qenë shënjestër e sulmeve kibernetike që supozohet se vijnë nga Rusia. Për disa vite një ekip ekspertësh amerikanë po ndihmojnë në luftën kundër kërcënimeve kibernetike.

Maqedonia e Veriut u bë anëtari i 30-të i NATO-s në mars të këtij viti. Hutchison vuri në dukje se vendi ka qenë një shënjestër dezinformimi nga Rusia që kur ai aplikoi për anëtarësim, duke shtuar se këto kërcënime kanë vazhduar që kur vendi u anëtarësua në NATO.

4 komente në “NATO do ndihmojë Maqedoninë e Veriut kundër lajmeve të rreme për virusin”

  1. Baton DR says:

    Runi sllavët se do ja shihni hajrin atij virusi
    Ndihmojini të marrin gjysmën tjetër të kontinentit aman

  2. Me thene te verteten: says:

    M.V eshte strofkulla e lajmeve te rreme e drejtuar nga ruset dhe serbet jo vetem per ballkanin por per te gjithe boten.

  3. krime ne libi says:

    haha punoso ujkun te te ruaje delet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje