Qeveria në largim në Kosovë, ka miratuar mbrëmë masat e reja të lëvizjës së qytetarëve, përkatsisht vendimet, të cilat do të hyjnë në fuqi më 15 prill, për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Sipas vendimit të ri, qytetarëve për nevojat e tyre për furnizim ditor, u lejohet dalje për 1 orë e gjysmë në ditë, sipas orarit të përcaktuar ditor në bazë të shifrës së parafundit të numrit të tyre personal, përkatsisht kartës së tyre të identitetit.
Kryetarët e të gjithë Komunave të Republikës së Kosovës kanë reaguar ndaj ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ministres së Administratës dhe Pushtetit Lokal, Emilia Rexhepi, të cilët mbrëmë në konferencën për media, kanë deklaurar se për masat e reja anti COVID-19 janë konsultuar me të gjithë krerët e komunave.
Në një reagim të përbashkët përmes Asociacionit të Komunave të Kosovës, të gjithë kryetarët kanë thënë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë, duke potencuar se asnjë prej 38 kryetarëve të komunave të Republikës së Kosovës nuk është konsultuar nga qeveria rreth vendimeve të mbrëmshme.
Për më tepër në këtë reagim thuhet se masat e reja që do të hyjnë në fuqi nga data 15 janë jo-efektive për parandalimin e COVID-19 dhe kanë filluar të shkaktojnë kaos.
Gjithashtu të gjithë kryetarët e komuanve janë shprehur të pakënaqur me ndërrimin e shpeshtë të masave nga ana e Qeverisë.
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka prezantuar vendimet, të cilat do të hyjnë në fuqi më 15 prill, për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Vendimet:
I. Prej datës 15 prill 2020, në orën 17:00, ndalohet qarkullimi i personave fizikë jashtë shtëpive – banesave të tyre në komuna, përveç rasteve në vijim:
(a) Për personat fizikë mbi moshën 16-vjeçare lejohet qarkullimi për furnizim me mallra të domosdoshme (ushqim dhe barna për njerëz dhe kafshë/shpezë dhe produkte higjienike) dhe për të kryer detyrat dhe nevojat financiare (pagesat, punët bankare) për 1 orë e gjysmë në ditë, sipas orarit të përcaktuar ditor në bazë të shifrës së parafundit të numrit të tyre personal. Për shtetasit e huaj që nuk posedojnë numrin personal të Republikës së Kosovës orari i lejuar i daljes përcaktohet duke u bazuar në shifrën e parafundit të numrit të pasaportës.
(b) Gjatë qarkullimit të personave fizikë për furnizim me mallra të domosdoshme nuk lejohet shoqërim nga asnjë person tjetër, përveç në dy raste:
(1) Personat me aftësi të kufizuara, të cilët mund të shoqërohen vetëm nga një anëtar tjetër i së njëjtës bashkësi familjare ose nga një asistent i posaçëm mjekësor dhe
(2) Personat nën moshën 16-vjeçare, me kusht që të jenë të shoqëruar nga një anëtar i së njëjtës bashkësi familjare, me të njëjtën shtëpi/banesë.
(c) Për shkak të rrezikshmërisë së lartë të COVID-19 ndaj personave në moshë, rekomandohen për personat mbi moshën 65-vjeçare të mos dalin nga shtëpia/banesa, përveç në raste urgjente dhe të domosdoshme.
Duhet theksuar se shumica e qytetarëve do të kenë vetëm këtë mundësi të dalin nga shtëpia, një herë në ditë, për 1 orë e gjysmë, për të kryer furnizimin me mallra të domosdoshme, si dhe detyrat dhe nevojat financiare.
Megjithatë, për te ruajtur funksionimin e administratës shtetërore dhe veprimtari esenciale të ekonomisë, jemi pajtuar të bëjmë disa përjashtime.
(d) Me leje të veçantë dhe vetëm për të kryer nevojat e operatorëve ekonomikë mundësohet:
(1) Qarkullimi i lirë për operatorët ekonomikë dhe për institucionet e parapara në listën e bashkëngjitur si Aneksi I i këtij vendimi. Kjo do të bëhet publike dhe do të njoftohen të gjithë ata operatorë ekonomik që u lejohet një gjë e tillë.
(2) Transporti i lirë i mallrave dhe i shërbimeve për të siguruar funksionimin e zinxhirit të furnizimit, si proces që përfshin veprimet nga lënda e parë në prodhim, përpunim e shërbim e deri te transporti i produkteve, shpërndarja dhe shitja te konsumatori i fundit — për veprimtaritë e lejuara sipas dhe institucioneve të parapara në listën e bashkëngjitur si Aneksi I në këtë vendim.
(e) Me leje të veçantë të qarkullimit dhe vetëm për të kryer nevojat e institucioneve lejohet qarkullimi i lirë për “stafin esencial” të institucioneve shtetërore.
(f) Vetëm për të kryer detyrat zyrtare lejohet qarkullimi i lirë i institucioneve në listën e bashkëngjitur si Aneksi II i këtij vendimi.
(g) Në raste urgjente të shëndetësisë lejohet dalja nga shtëpia/banesa për të kërkuar trajtim mjekësor në një institucion shëndetësor.
(h) Lejohet qarkullimi për personat fizikë në raste ku është rreptësisht i domosdoshëm për t’u kujdesur për një ose për më shumë të sëmurë, ose për një ose më shumë persona me aftësi të kufizuara.
(i) Ndalimi i qarkullimit të personave fizikë jashtë shtëpive/banesave të tyre nuk zbatohet në raste të viktimave të dhunës familjare. Viktimave të dhunës familjare u lejohet të dalin nga shtëpitë – banesat e tyre për të kërkuar strehim në një lokacion alternativ.
(j) Ndalohet rreptësisht dalja nga shtëpitë/banesat për çfarëdo arsye tjetër, përveç për arsyet e lartcekura, duke përfshirë takime shoqërore, vizita familjare etj.
II. Për komunat që janë në karantinë ose që do të vendosen në të ardhmen, duke u bazuar në rekomandimet e IKSHP-së, do të ndalohen hyrje-daljet nga komunat, përveç në këto raste:
(a) Me leje të veçantë dhe vetëm për të kryer transportin e mallrave dhe të shërbimeve për të siguruar funksionimin e zinxhirit të furnizimit — si proces që përfshin veprimet nga lënda e parë në prodhim, përpunim e shërbim deri te transporti i produkteve, shpërndarja dhe shitja te konsumatori i fundit — për veprimtaritë e lejuara sipas dhe institucioneve të parapara në listën e bashkëngjitur si Aneksi I në këtë vendim. Përveç për kryerjen e transportit të mallrave dhe të shërbimeve për të siguruar funksionimin e zinxhirit të furnizimit, hyrja-dalja nga komuna nuk u lejohet operatorëve ekonomikë, as punëtorëve të tyre.
(b) Me leje të veçantë dhe vetëm për të kryer nevojat e institucioneve shtetërore për “stafin esencial” të këtyre institucioneve.
(c)III. Gjatë qarkullimit të lejueshëm sipas përjashtimeve të parashikuara me pikat I dhe II më lart, personat fizikë obligohen:
(a) Të mbajnë të mbuluar gojën dhe hundën, përmes maskës, shallit, ose ndonjë mbulese tjetër;
(b) Në çdo kohë të ruajnë distancë prej dy metrash nga persona të tjerë.
IV. Prej datës 14 prill ndalohet qarkullimi i automjeteve në komuna, përveçse në disa raste të rralla:
(d) Me leje të veçantë dhe vetëm për të kryer nevojat e operatorëve ekonomikë mundësohet:
(1) Qarkullimi i automjeteve për operatorët ekonomikë dhe për institucionet e parapara në listën e bashkëngjitur si Aneksi I i këtij vendimi.
(2) Transporti i lirë i mallrave dhe i shërbimeve për të siguruar funksionimin e zinxhirit të furnizimit — si proces që përfshin veprimet nga lënda e parë në prodhim, përpunim, shërbim e deri te transporti i produkteve, shpërndarja dhe shitja te konsumatori i fundit — për veprimtaritë e lejuara sipas dhe institucioneve të parapara në listën e bashkëngjitur si Aneksi I në këtë vendim.
(a) Me leje të veçantë të qarkullimit dhe vetëm për të kryer nevojat e institucioneve shtetërore lejohet qarkullimi i lirë i automjeteve për stafin esencial.
(b) Lejohet qarkullimi i automjeteve vetëm për të kryer nevojat e institucioneve, të parapara në listën e bashkëngjitur si Aneks i këtij vendimi.
(c) Lejohet qarkullimi i automjeteve për personat me aftësi të kufizuara.
(d) Në raste urgjente të shëndetësisë lejohet lëvizja me automjet për të kërkuar trajtim mjekësor në një institucion shëndetësor.
(e) Përveç në raste emergjente dhe për personat me aftësi të kufizuara, nuk lejohet më shumë se një (1) pasagjer në automjet.
(f) Ndalohet rreptësisht dalja nga shtëpia – banesa për çfarëdo arsye tjetër, përveç për arsyet e lartcekura.
Mosrespektimi i masave të përcaktuara në këtë vendim konsiderohet, sipas ligjit, si kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë prej 1.000 eurosh deri në 2.000 euro gjobë për personat fizikë dhe prej 3.000 euro deri në 8.000 euro për personat juridikë, ndërsa personi përgjegjës i personit juridik dënohet prej 500 eurosh gjobë deri me 1.500 euro.
Vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit dhe i njëjti vlen deri më 4 maj 2020. Me hyrjen në fuqi të këtij Vendimi shfuqizohet çdo dispozitë e mëparshme, që bie në kundërshtim me dispozitat e këtij Vendimi.
Ky vendim nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë do të rishqyrtohet në konsultim me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, me ekspertët dhe me ministritë e tjera të linjës, për të vlerësuar efikasitetin dhe domosdoshmërinë e masave të përcaktuara, si dhe për të vendosur për vazhdimin ose jo të masave përkatëse.
Deklarohuni turq dhe votoni Albinin oO kosovars. Vetem turqia mund te bashkoje shqipetaret drejt fitores.
Ti o “Ziguris Qarris” je nje pleher nga ato qe ka minoriteti grek….kane edhe grekerit plehra si ty qe shkruajne ne mediat shqiptare!!!?
Shko mblidh perimet dhe frutat o Ziguris Qarris ne Greqi!
Ne vend qe te vjellesh vrer,bej nje pune te dobishme per bashkekombasit e tu o mbeturine njerezore! Shko ne Greqi dhe mos u kthe me ne Shqiperi Ziguris!
C’pune kane komunaret ne marrjen e vendimit. Ministries e shendetsise di gjendjen, propozon vendimin dhe qeveria vendos. Lajme koti.