Diplomacia në kohë pandemie: Rusia, Kina dhe BE-ja, "luftë për Serbinë

13 Prill 2020, 10:55Rajoni TEMA

Fillimisht ishin kinezët ata që erdhën në Beograd, me aeroplanë plot me pajisje dhe me gjashtë ekspertë mjekësorë për ta ndihmuar Serbinë në menaxhimin e politikave të saja ndaj koronavirusit. Presidenti i emocionuar serb e puthi flamurin kinez në shenjë mirënjohjeje, duke e kritikuar Evropën se nuk e kishte ndihmuar.

Pastaj shkuan rusët, të cilët dërguan në Serbi resurse më pak të rëndësishme, por megjithatë të mirëpritura, në aeroplanë ushtarakë.

Në fund shkuan edhe evropianët, duke theksuar se ata kishin qenë në Serbi gjatë tërë kohës dhe kishin dhënë fonde shumë më të mëdha sesa rusët dhe kinezët bashkë.

Në Serbi, shtetin kandidat për anëtarësim në BE, që po ashtu ka fuqizuar raportet me Moskën dhe Pekinin gjatë viteve të kaluara, përplasja e “diplomacisë së koronavirusit” është tejet evidente.

Teksa numri i të infektuarve me koronavirus në botë po rritet gjithnjë e më shumë, fuqitë e mëdha botërore po mundohen që përmes diplomacisë dhe ndihmave t’i përmbushin synimet e tyre të politikës së jashtme, shkruan “The Guardian”, transmeton KOHA. BE-ja po mundohet të dëshmojë se diskursi për solidaritet dhe vlera evropiane ka peshë. Kina ndërkaq po mundohet që shtetin ta paraqesë si zgjidhje për çështjen e koronavirusit, e jo si shkak. Në të njëjtën kohë, Rusia po përdor resurse më modeste për efekt maksimal, teksa ka dërguar automjete ushtarake në Itali apo aeroplanë me pajisje në SHBA. Amerikanët, me administratën Trump të përqendruar brenda, kryesisht kanë munguar në këtë lojë diplomatike me koronavirusin.

Në Serbi gjithçka nisi më 15 mars, ditën kur presidenti i këtij shteti, Aleksandër Vuçiq, e shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Pikërisht atë ditë u paraqit një deklaratë nga presidentja e Komisionit Evropian që dukej se aludonte në një ndalesë të eksportimit të pajisjeve mjekësore nga blloku. Kjo gjë e mllefosi Vuçiqin dhe rezultoi me një shpërthim emocional të tijin.

“Solidariteti evropian nuk ekziston. Ishte përrallë. U kam dërguar letër të veçantë atyre që mund të ndihmojnë. Fjala është për Kinën”, i tha Vuçiqi popullit serb. Ai i kërkoi Kinës pajisje dhe këshilla për luftimin e pandemisë. Nuk do të merrte shumë kohë dhe një aeroplan do të ateronte në Beograd.

“Nuk ishte kjo ajo që do të dëshironim të dëgjonim prej një qeverie që pretendon se po bën çmos të anëtarësohet në BE”, ka thënë një diplomat evropian në Beograd. Por, edhe në Spanjë dhe Itali ka pasur zemërim rreth mungesës së reagimit të koordinuar evropian në përballje me koronavirusin, teksa për ata jashtë bllokut, mungesa është ndier edhe më fuqimisht.

“BE-ja fillimisht ishte paksa e ngadalshme dhe e ngathtë. Kështu ndodh shpesh me BE-në, natyrisht se ajo nuk mund të jetë aq e shpejtë dhe ndërhyrëse në mënyrën si ndodh me Kinën apo Rusinë”, thotë Milena Lazareviq nga Qendra për Politika Evropiane në Beograd.

Kina mezi që priti ta përmbushte këtë hendek. Zyrtarët serbë thonë se ekspertët kinezë, që kanë mbetur në Serbi, tani janë duke i udhëhequr politikat serbe për përballjen me pandeminë. Për dallim prej pjesës më të madhe të Evropës, Serbia është duke e ndjekur modelin kinez, duke i izoluar madje edhe rastet e buta të koronavirusit në spitale të mëdha fushore, në vend se t’iu besojë të infektuarve se do të vetizolohen.

Edhe Rusia dërgoi ndihmë, kryesisht dezinfektues për spitale dhe për hyrje nëpër banesa. Në Moskë, opozita kritikoi autoritetet se pajisjet jashtë po dërgohen për qëllime propagande, derisa mjekët rusë kanë mungesë të pajisjeve elementare. Në Serbi, ndihma e tyre u mirëprit, ndonëse ekzistonte ndjesia se pompoziteti ishte më i madh sesa rëndësia e këtyre pajisjeve.

Që nga shpërthimi i mllefit të Vuçiqit, BE-ja po ashtu është munduar që të dëshmonte se ka ndihmuar Serbinë. Delegacioni i BE-së në Kosovë ka theksuar se më shumë se 200 milion euro grante dhe 250 milion euro hua janë siguruar për të ndihmuar në ndërtimin dhe pajisjen e spitaleve serbe. Rreth 93 milionë euro, fonde të BE-së janë zotuar për periudhën afatshkurtër dhe afatmesme, për ta luftuar koronavirusin dhe efektet e tija.

11 komente në “Diplomacia në kohë pandemie: Rusia, Kina dhe BE-ja, “luftë për Serbinë”

  1. I says:

    Bravo Serbia, tall bythen me te gjithe, si pidh i bukur.

  2. Me thene te verteten: says:

    Sa solidar eshte shteti serb qe akuzon BE, lerini kanibalet serb te kepusin qafen me rusin sepse kane krijuar vetem probreme ne rajon dhe me gjere.

  3. preshevali says:

    At që e ushqejnë kinezët dhe e mbrojnë rusët, ju ka ç! nana.

  4. Alvin Shehu says:

    O shumë mirë e luan Vucic, bravo i qoftë arrin me pi edhe ujkun edhe delen, dhe falemiderit për informacionet shteruese, por prap gazetar e redaktor leshi jeni, një aereoplan do të ateronte në Beograd????!!!!! ? ? ? ? Ku e keni mësuar shqipen në Milano apo Padova??? ? ? ? ? ?

    1. Maje Vuti says:

      Ai qe e ka shkruar, tregon padashur, se nuk di as shqip e as italisht….

  5. Baton DR says:

    Bravo i qoftë nënave serbe…kan rrit klysha kurvash jo budallenj…
    Edhe ish Jugosllavinë kështu e ndërtuan…..duke ngrën nga të dyja krahët….kurse ne edhe 2 thërrime që na dhan i bëm bunkera

  6. Maje Vuti says:

    Ai qe e ka shkruar, trevon padashur, se nuk di as sx nga qip e as italisht….

  7. shkurt2014 says:

    Lereni flliqsirat e serbise,ata te tille jane,si kurvat e kotorrit.vucic krimineli me serbine e serbte kane marre fund,ne kyt kontinente,jane te pa dershruar nga mbare njerzimi.

  8. Tironci says:

    serbise i japin thelat, ndersa shqiperise vetem koca qe te lepihet deri sa ti bien dhembet.
    Nuk behet fjale vetem per kohen tani, por gjithemone ka qene keshtu dhe keshtu do mbesi se kemi politikane te ndyre, qe e kane mendjen vetem te vjedhin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje