Europa pësoi një humbje historike të enjten mbrëma, shkruan ish ministri grek i financave, Yanis Varoufakis. Pas një ngërçi disa javor, në mbledhjen e tyre ministrat e financave të Eurogroupit, vendet e të cilave përdorin euron, morën një vendim për përgjigjen kolektive ndaj ndikimit ekonomik të pandemisë së koronavirusit. Përveçse përbënte një zbehje epike të detyrimeve, vendimi i Eurogroupit I dha një goditje dërrmuese themeleve të Bashkimit Europian – duke kënaqur kritikët dhe armiqtë e Europës.
Shumica e Europës kontinentale që përdor euron, është në izolim. Valët e shokut ekonomik të shkaktuara nga ky bllokim nuk pyesin së cfarë monedhe është sot në përdorim. Ashtu si në Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara ose Japoni, rënia e madhe e të ardhurave private duhet të kundërpeshohet me një rritje konsiderueshme të shpenzimeve publike, thotë Varoufakis.
Nëse qeveritë dështojnë ta bëjnë këtë, shuma e shpenzimeve private dhe publike (e cila është e barabartë me të ardhurat totale) do të rrëzohet edhe më shpejt, falimentimet do të shpërthejnë dhe të ardhurat nga taksat qeveritare do të bien ndjeshem në periudhën afatmesme.
Me vendet e goditura më fort nga Covid-19, siç është Italia, që janë dhe më të zhytyrat në borxh e me pak të afta për t`I bërë ballë një borxhi të ri të domosdoshëm, shfaqet një “lëmsh” gati i pazgjishëm: borxhi i ri i nevojshëm për të ringjallur sektorin privat do ta shtyjë shtetin drejt pamundësisë së përmbushjes së detyrimeve duke shkatërruar bankat, kapitali i të cilave është kryesisht borxhi i qeverisë e shpejt pas kësaj, edhe pjesën tjetër të sektorit privat.
E vetmja rrugëdalje nga ky kurth është që borxhi i ri të mos bjerë mbi shpatullat e dobëta të vendeve më të “detyruara të eurozonës”, por të ndahet në të gjithë eurozonën. Vetëm se kjo ndarje e borxhit është e ndaluar nga traktatet që krijuan eurozonën, me insistimin e vendeve të Europës Veriore. BE-ja, thotë Varoufakis, është më shumë sesa një zonë monetare.
Është një projekt paqeje, një kulmim I kulturës së përbashkët, një burim identiteti dhe një mundësi për të shuar nacionalizmin toksik, por nëse thelemet e saj ekonomike lëkunden, forca të fuqishme centrifugale, në lojë tashmë, janë aty të gatshme për copëtimin e unionit.
Këto Grekët më zhvatësi e Europës asgjë nuk kontriboj por duan më shum se çdo kush. BE ooo populli ëmbël nuk është fabrikë parash o të shkretë. Por jeto nga kontributet e Shteteve anëtare o të marrë.
Ore idjot, mos harxho kohe me artikuj qe nuk i kupton.
Varufakis akoma pretendon se Be eshte tenxhere qe ai te fuse garuzhden. Njerez dhe shtete me kto lloj principesh po e tkurrin BE, dhe shfaqja me e qarte ishte Brexit.
BE është katandis një shpellë hajdutësh dhe pushtash
NUK E DUAM SHQIPËRINË SI GJITHË EVROPA!
Informohuni pèrpara se tè shkruani dy rrjeshta! Varufakis me tè drejt ngre zèrin kundèr europès veriore sepse èshtè ajo kundèr greqis,spanjès,italisè,portugalisè,shqipèrisè,maqedonisè etj etj Hollanda ngre zèrin ,gazeta gjermane DE Velt konservatore shkruan njè artikull kundèr italisè dhe ofendon duke thèn se nqse europa jep kredi mafia do ti marr ato,atèhere pèrse duhet europa?Gjermanija nuk i ka dhènè asnjè qindark italisè por èshtè europa qè pagoj bashkimin e dy gjermanive prandaj me tè drejt Varufakis e ,ka me forcat konservatore tè europès veriore se jo çfar kuptimi ka BE? Europa qèndron e bashkuar nqse jemi tè bashkuar edhe nè kèto situata ndryshe europa dmth BE ja do tè shpèrbèhet dhe atèhere tè pèrgatitemi pèr njè luftè tè III tè botèrore sepse pèr momentin ka njè çoroditje dhe mungon uniteti europian dhe ai i natos janè nè rrezik sepse dobèsismi i ekonomis sjell provokime dhe luftra.
Ore ti ..lum miku…vendet e Europes Veriore jane te …zotet e vetes….gje qe nuk mund ta thuash per ata Europes Jugore…dhe me te drejte…..e pame tek “greket” italianet spanjollet etj etj …..kur nuk je i zoti ka dy gjera o do te lypesh sic kane bere “greket” ose do te marresh fund….por jo te fillosh te besh “kompetenti” per gjera qe je “byk” nga trute….dhe qe nuk kane lidhje me realitetin….kush eshte paguesi me i madhe ne Europe behet pyetja….Gjemania…Hollanda…Austria…duhet popujve te ketyre vendeve tju shpjegosh perse ato duhet te punojn per te mbajtur gjithe jetes “lart” me punen e tyre standartin jetesore te Jugoreve….perse….
Sepse BE eshte si ato enet komunikuese qe i ke bere ne kimi e qe pamvaresisht nje gyp eshte me i larte e nje me i trashe, Cdo gje qe hedh vete ne nje nivel ne te gjitha gypat. Edhe BE keshtu duhet te funksionoje po thote Varufakis, si nje trup i vetem perndryshe perse duhet te ekzistoje si nocion politik e social. Mendoj se Varufakis ka te drejte ne kete pretendim pamvaresisht parazitizmit te theksuar te disa shteteve anetare te BE gje we duhej te ishte zgjidhur vite me pare ne mentrat e praninit por qe tani eshte vone dhe fakt i kryer e duhet te reagoje si nje trup i vetem ndryshe BE shperbehet. Nese vende si Italia e Spanja do te perballen te vetem me krizen financiare qe pashmangshmerisht do te vijoje ne periudhe postvirus nuk eshte cudi qe ato te falimentojne e bashke me to edhe Euro dhe BE. Kjo e fundit nuk eshte vetem Gjermania, Hollanda e Franca. Ne nje familje te madhe politike si jjo ka nje buxhet te perbashket ku sejcili kontribuon sipas fitimit te tij. Kush fiton me shume, kontribuon edhe me shume dhe fondet rishperndahen sipas nevojave te unionit atje ku ka me shume nevoje, por po qe se kontribuesit me te medhenj thone qe ne nuk duam qe keto leke te shkojne te te theret se jane parate tona, atehere unioni nuk ka me kuptim dhe o burra sejcili per vete, mirepo kjo lloj politike e sejcilit oer vete e coi boten dy here ne lufta boterore brenda 30 vjetesh.
Shume interesant.
Po mund te na i shpjegosh pak se si pagoi Europa per bashkimin e Gjermanive?
Sigurisht qe ti nuk je ne gjendeje ta besh jo se nuk je i zoti, por se nuk eshte e vertete.
Si minimum, ai bashkim i kushtoi Gjermanise:
1. 10 mmiliard DM (Deutsche Mark) pare te thata qe i pagoi Grobacovit per te ndertuar
shtepi per ushtaraket ruse qe do tw shpernguleshin ne Rusi.
2. 20 miliard DM per te shendetesuar kazermat dhe territoret e bazave ushtarake ruse dhe
3. Per te plotesuar kushtin per bashkim qe i vuri presidenti francez Mitterand qe Gjermania
te pranonte krijimin ne te ardhmen te euros , te cuilen populli gjerman nuk e donte.
Vec kesaj Gjermania ende sot ne forma te ndryshme subvencionon fermeret polake e madje dhe ata franceze. Nje gazete gjermane shkruante se Greqia ka marre vetem nga Gjermania 29 plane marshalle gjate 70 vjeteve qe pas luftes II boterore e madje edhe Shqiperia qe eshte jashte BEse ka marre cdo vit rreth 50 mmilion euro ndihme (JO KREDI!!!).
Sic shkruante nje gazete britanike, Europen e mbajne te bashkuar ende sot ceqet nga Gjermania.
Gjermanet nuk jane budallenj qe e bejne kete. Ata kane nevoje per mbeshtetjen politike te Frances.
Ehhh more Grekë mendjen e keni sa mund të vidhni nga BE për të dhënë asgjë. Turp, Turp popull zhvatës.