Zyra e kryeministrit te shkarkuar, Albin Kurtit ka publikuar letrën që i pari i Qeverisë ia ka dërguar të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçakut.
Ndërkohë, kjo zyre e ka publikuar edhe përgjigjen, përmes së cilës Lajçaku ka theksuar pëlqimin për ta takuar personalisht Kurtin, transmeton KOHA.
Letra e plotë e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti:
SH.T. Miroslav Lajçak
Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian
I nderuar Zotëri,
Ju përgëzojmë për emërimin tuaj si Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, dhe si i dërguar special për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ju dëshirojmë suksese në pozitën tuaj të re, si dhe në realizimin e detyrave të rëndësishme që ju janë caktuar.
Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për dialogun me Serbinë, dhe të arrijë një marrëveshje përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht detyruese midis dy vendeve tona. Në frymën e kësaj, unë dua të shfrytëzoj këtë mundësi për të rikonfirmuar edhe njëherë përkushtimin tonë për fillimin e dialogut, si dhe t’ju informoj për parimet tona udhëzuese.
Si qeveri në detyrë e Republikës së Kosovës, jemi të përkushtuar për zhvillimin e një procesi të vazhdueshëm dhe të pandërprerë të dialogut. Ne konsiderojmë që të dyja palët duhet të punojnë intensivisht për të arritur një marrëveshje përfundimtare për të gjitha mosmarrëveshjet midis Kosovës dhe Serbisë. Në mënyrë që ky proces të jetë gjithëpërfshirës po ashtu edhe shterrues, të dy vendet duhet të pajtohen që të sjellin në tavolinën e bisedimeve të gjitha çështjet e pazgjidhura të marrëdhënieve të tyre bilaterale. Ky është parakusht që dialogu të ketë rezultat të suksesshëm.
Palët duhet të sigurojnë që në asnjë rrethanë ose situatë të mos diskutohet çështja e sovranitetit të ndërsjellë, integritetit territorial dhe punët e brendshme. Ne nuk kemi nevojë as për një dialog i cili përfshin hartat në tryezë, e as për një proces që na çon në ridefinimin e kufijve. Kjo është e një rëndësie thelbësore.
Dialogu duhet të ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas kësaj, marrëveshja përfundimtare duhet të shoqërohet me një garanci nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara që obligon zbatimin e ndërsjellë dhe të plotë të marrëveshjes.
Marrëveshja duhet të shoqërohet me një paketë masash politike, ekonomike dhe financiare që do të përshpejtonin konvergjencën e standardit të jetesës në të dyja vendet, si dhe integrimin e tyre në Bashkimin Evropian.
Si Kryeministër, jam i obliguar sipas Kushtetutës që të themeloj dhe udhëheq ekipin negociator. Prandaj, plani im është që të krijoj një ekip gjithëpërfshirës dhe të balancuar në baza gjinore. Përbërja e ekipit do të jetë si në vijim:
1. Albin Kurti – Kryeministër dhe Udhëheqës i ekipit negociator
2.Hashim Thaçi – President, anëtar
3.Vjosa Osmani – Kryetare e Kuvendit, anëtare
4.Përfaqësuesi i LVV, anëtar
5.Përfaqësuesi i LDK, anëtar
6.Përfaqësuesi i PDK, anëtar
7.Përfaqësuesi i AAK-PSD, anëtar
8.Përfaqësuesi i NISMA-AKR, anëtar
10.Përfaqësuesi i Grupit 6+, anëtar
Ekipet teknike do të emërohen posa të përpilohet lista e çështjeve që duhet të trajtohen, dhe posa të dakordohet ajo bashkërisht në nivel politik. Unë aktualisht jam në proces të planifikimit, për krijimin e një ekipi të profesionistëve dhe ekspertëve tanë më të mirë nga akademia dhe shoqëria civile, të cilët do të përgatitnin dhe zhvillonin dialogun për fusha dhe çështje të caktuara.
Në veçanti, duhet të kujtojmë që njerëzit e të dy vendeve tona duhet të jenë përfituesit përfundimtar nga ky dialog, ndryshe nga e kaluara, ku si qëllim i procesit negociator ishte ‘ruajtja e fytyrës’ ose ruajtja e reputacionit të politikanëve dhe udhëheqësve të shtetit. Gjatë dialogut, ne synojmë të maksimizojmë përfitimet që do të sjellë kjo për njerëzit. Prandaj, duhet të bazohet në parimin e vendosjes së drejtësisë dhe barazisë për të gjithë. Shmangia e kësaj, si rezultat natyror i dialogut, do të rrezikonte vetë procesin.
Bashkimi Evropian, si një projekt i paqes dhe mirëqenies sociale, nuk e ka humbur aktualitetin dhe rëndësinë e tij historike. Duke marrë parasysh parashikimin aktual politik dhe historik, Bashkimi Evropian bëhet një domosdoshmëri. Dy shtyllat e tij fundamentale mbeten idealet tona: paqja që përfshin luftën antifashiste dhe progresi i ndërtuar përmes mirëqenies së shtetit. Bashkimi Evropian, si një projekt politik dhe shoqëror i paqes dhe progresit, duhet të mbrohet dhe të ruhet.
Qeveria ime dhe Unë, jemi të vendosur në besimin tonë se e ardhmja e vetme për vendin tonë është integrimi i saj i plotë në Bashkimin Evropian. Ndërsa integrimi i Ballkanit Perëndimor si rajon i tërë në Bashkimin Evropian, përnjëherë për të gjitha vendet, do të ishte me përfitim të madh jo vetëm për ne, por edhe për vetë Bashkimin Evropian.
Sinqerisht,
Albin Kurti
Letra e Lajçakut
Kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës
Letra e plotë e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për Dialogun dhe Çështje të tjera Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak
I nderuar Kryeministër Kurti,
Falemnderit për letrën e dërguar më datë 03.04.2020, duke më uruar për marrjen e detyrave si Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë-Beograd dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor.
Jam shumë i inkurajuar pasi lexova në letrën tuaj që Kosova është e përkushtuar për normalizimin e marrëdhënieve dhe procesin e Dialogut, dhe është e gatshme të punojë drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht detyruese.
Emërimi im jep sinjale të një rikthimi të angazhimit të BE-së në dialog. Synimi im është të punoj pareshtur dhe në mënyrë dinamike për të ecur para në procesin e dialogut, dhe pres që edhe Prishtina dhe Beogradi t’i rikthehen angazhimit të tyre me të njëjtën vendosmëri. Siç e keni theksuar edhe ju, kjo gjë është e rëndësishme për të mirën e të dy popujve. Jam i bindur që nëse ka vullnet të sinqertë politik nga të dy palët, dhe me anë të dialogut, do jemi në gjendje t’i arrijmë rezultatet të cilat secili nga ne i synon, për të mirën e popullit në Kosovë dhe Serbi. Unë, vendimin tuaj për heqjen e tarifës, e shoh si shenjën e parë konkrete të vullnetit tuaj për të rinisur Dialogun e Lehtësuar nga BE.
Këto ditë janë të vështira për të gjithë ne në Evropë, pasi që po përballemi me sfida të pa-përjetuara më herët, në shëndetin tonë publik, shoqëri dhe ekonomi. Dëshiroj t’ju përgëzoj juve, dhe administratën tuaj, për përpjekjet tuaja në luftën kundër pandemisë së koronavirusit deri më tani. Gjithashtu dëshiroj t’ju siguroj se BE-ja qëndron përkrah Kosovës dhe njerëzve të saj në luftën kundër kësaj pandemie. Ndihma jonë e menjëhershme financiare prej 5 milion Euro për t’i përmbushur nevojat më urgjente në luftimin e koronavirusit, është vetëm fillimi i mbështetjes sonë për Kosovën. Në këtë aspekt, e shpreh me kënaqësi që marrëveshjet e kaluara të dialogut, kanë rezultuar të dobishme për t’ju ndihmuar në trajtimin e krizës së koronavirusit.
Bashkëpunimi rajonal në këto periudha sfiduese, veçanërisht kur bëhet fjalë për lëvizjen e papenguar të mallrave, është thelbësor për të mbajtur në kontroll pandeminë. Gjithashtu në këtë kontekst, unë do të doja të përsëris mirëpritjen e BE-së për vendimin për heqjen e tarifave për importet nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.
Kam kënaqësinë të vërej besimin tuaj të vendosur në idealet e Bashkimit Evropian, rëndësinë e tyre dhe përkatësinë e tyre për Kosovën. Më lejoni t’ju siguroj se për Bashkimin Evropian dhe vendet e saj anëtare është me rëndësi shumë të lartë të ndihmojmë fqinjët tanë të Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre evropiane. Kosova ndan perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe unë besoj se me punën tonë në dialog dhe progresin në normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve, ne do të mundësojmë progres të mëtutjeshëm në rrugën tuaj evropiane.
Duke pasur parasysh rrethanat e virusit COVID-19, do të më duhet të rregulloj planet e mia për fillimin e punës sime; Do të më pëlqente të të takoja personalisht në ditët në vijim dhe të shkëmbejmë mendime për rrugën përpara. Kjo nuk do të jetë e mundur në të ardhmen e afërt; megjithatë, kjo situatë nuk do të më ndalojë të angazhohem.
Unë do ju kontaktoj ju dhe udhëheqjen politike në Kosovë, në mënyrë që të fillojmë atë që shpresoj se do të jetë një shkëmbim dhe bashkëpunim i mirë dhe i frytshëm midis nesh. Në ndërkohë do t’ju inkurajoja të përdorni këtë periudhë të kufizimeve të koronavirusit në mënyrë që të vazhdoni të reflektoni dhe përgatiteni për rifillimin e procesit.
Sinqerisht i juaji,
Miroslav Lajcak
Bravo ,Albin Kurti ,
Ekipi: Hysamedin Ferraj,Bojken mustaqe Muti,Haki Abazi,Kurti dhe Osmani,por deri sa te fillojne bisedimet do jete krijuar qeveri tjeter,keshtu qe ketyre i bije te bisedojne me njeri tjetrin.
Perkthim: Presim e shohim a do jesh ti ne majen e pilafit kur te behen bashkebizedime me palen tjeter..
Kurt rrumpallisti gjeti kohe ti shkruaje nje leter Lajcakut megjithese, eshte i zene me virusin. Letra e tij eshte e gjate dhe nuk ja vlen te komentohet gjate. Megjithate te bien ne sy dy tre momente qe jane edhe me pikantet ne kete leter.
1-Kush ja kerkoi rrumpalles te shkruaje kete leter? Kurtiq rrumpalla po ben te njejtin diversion per te mos biseduar me Serbet. Ai me nxitim dhe fare pa nje dipllomaci normale, jep platformen e bisedimeve, gje qe ve ne pozite te veshtire perendimin. Njelloj si dhe platforma e “reciprocitetit” qe eshte nje idjotesi njerezore edhe kjo platforme eshte kulmi i idjotesise njerezore. Platforma e bisedimeve eshte e caktuar tashme si nga Amerika dhe Evropa. Nuk eshte Kurti te diktoje se si do punohet. Qellimi I tij eshte sabotimi I bisedimeve.
2-Perseri Kurti vazhdon me platformen armiqesore, ne mbeshtetje te politikes serbe per shtyrejen e bisedimeve pa fund. Pa asnje medyshje ai ve perpara Evropen dhe le mbrapa Ameriken ne rreshtimin qe ben. Pra Kurti ben diversion ne marredheniet e Evropes me Ameriken, qe trgon se ai nuk eshte thjesht rrupallist, por njeri ne detyre, qe paraqit te pamunduren si platforme te tijen.
3- Ku e ka gjetur te drejten ai te caktoi grupin e punes? Ai eshte nje Kryeminister ne ikje. Bisedimet do zgjasin me shume se sa pushteti I tij. Keto nuk jane thjeshte rrupallizma te tij. Ai mendon se manipulon Lajcakun duke i ofruar zgjidhje te pamundeshme, ashtu sic ja kerkon politika serbe. Megjithese Kurti mendon se Lajcak eshte kunder Kosoves dhe do vazhdoje politiken e vendit nga vjen kunder Kosoves, Lajcaku e injoron kur I thote se do takohemi”mbas te vjelave”. Me ironi i thote: Merru me koronavirusin or derdimen dhe mos u merr me puce kunder lirise se Kosoves. Lajcak me kete deshmon se ai do jete vazhdues i politikes se BE dhe jo i politikes sllovake.
Ky po tregon gjithnje dhe me shume që nuk eshte normal . O IDJOT Lajçak ta thote troç qe nuk do jesh kryeminister kur te behen bisedimet , ky fluturon me PRESHI ne prapanice .
Vetemerohet kryenegociator???
Hahaaaaaaa
Po pse o mere kush do shkoi rama?
Ai eshte kryeministri gjersa te behen zgjedhjet
Kosova eshte republike parlamentare po ashtu dhe gjykata kushtetuese ashtu u shpreh qe negociatat i ben kryeministri
Tani ti me ramen coni batonin meqe albinit i keni bere puc por skeni koqe me bo zgjedhje te reja se do kthehet edhe me i forte ndersa mustafa do dale si gjysma gjel
Vjosa ju drejtua antareve te ldk ku tha
“kujdes kur flisni para popullit do gjykoheni per cka thoni sepse nuk mundeni me me u fsheh mas meje si ne fushaten e fundit”
Besoj se mustafa e ka te qarte kuptimin e ksaj fraze
Albin Kurti është koooqe.
AH mer Kurt cfare i bone vetes.
Hoqe taksen me stil prej Tradhetari duke u mbuluar me shprehjen reciprocitet.
Tani serbia i fut nji furnizim te gjithe serbeve ne Kosove qe te kene per disa vjet prodhime serbe, i fut dhe nji tregeti me te tjeret qe kane pritur kaq shume kete budallallekun tend, pra ben jo 400 milion Evro por e kalon edhe miliarden dhe kosova te rri me gisht ne goje. A kujton ti se kur te fillojne bisedimet do thyet serbia me mbas kesaj qe bone ti?. tradhetia nga veprimet bohet.
Ramushi duhet te hypi perseri ne pushtet, ndoshta nuk eshte me i miri se ka bo korrupsion , ka vjedh e etj, por te pakten nuk i dha mundesi serbise dhe serbeve ne kosove te fuqizohen.
Pse tani qe shkoi ne te somes u kujtu Kurti se si duhet te veproi….
Kush e shkrojti këtë tekst është koqe
Nuk është vetemruar por e ka emëruar gjykata kushtetuese me vendim !
Apokalips-i gjykata kushtetuese nuk e ka caktuar Albinin kryenegociator as kryeminister, gjykata e ka thane ashtu siq duhet te jeté se qeverine e formon partia fituese nese ka mbi 51% te voyage ose nese partia e pare nuk i ka mbi 51% ateher duhet te haje kolaicion me nje parti tjeter, keshtu edhe ndodhi Albini lidhi koalici me LDK-n, dhe ne fund vet oryaku e rrezoi me mocion, keshtu qe deshte ti sdeshte Albini eshte i rrezuar dhe nuk ka asnje te drejte per asnje iniciative e ler me te cakton ekip négociation, kjo as ne xhungel nuk ndodhe por sikur nuk edine i nderuar se kur Ramushi ishte kryeminister i dorehequr dhe emroj nje sekretar diku ne qeveri Albini pari deklaruar hapur se nuk do ta njoh asnje vendim te qeverise ne ikjes,e pse u dashka te pranohet ky vendim skansaloz i Albinit,ani komunikon me lajqakun qe nuk e ka njohur kosoven shtet dhe as Albinin kryeminister dhe as Thaqin president e edhe me hiq osmanken kryeparlamentare.
Si akoma nuk e ka kuptuar ky koqe kurti se tamam per ato bisedime u hoq nga qeveria, ai dhe soji i tij? Jo more kurt ti kurre nuk do te udhheqesh asgje per kosoven, sepse eshte mjerim per kosoven qe te kete ne krye plehra si puna jote.