Hashim Thaçi i nis tjetër letër Albin Kurtit: Ju rikujtoj që duhet të dërgoni emrin e kandidatit për kryeministër

10 Prill 2020, 14:42Rajoni TEMA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar sërish një letër liderit të Vetëvendosjes, njëherit kryeministër në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, duke i kërkuar emrin e mandatarit për formimin e qeverisë së re të Kosovës.

“Ju rikujtoj që Lëvizja Vetëvendosje është subjekti politik që ka fituar shumicën në Kuvend për të formuar Qeverinë dhe ka të drejtën e propozimit të kandidatit/es për të formuar Qeverinë”, shkruan Thaçi në letër.

Kjo është hera e dytë që presidenti i drejtohet Lëvizjes Vetëvendosje duke i kërkuar emrin e mandatarit për formimin e qeverisë.

Letrën e parë e kishte dërguar më 2 prill.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 9 prill, Kurti ka theksuar se do t’i përgjigjen presidentit Thaçi në një moment të përshtatshëm, pasi prioritet për të dhe qeverinë në detyrë tash është situata me pandeminë.

“Ne nuk duam që të mos komunikojmë me presidentin, jemi shumë bashkëpunues, mirëpo në anën tjetër edhe jemi shumë të zënë me prioritete tjera në veçanti e mbi të gjitha me luftimin e pandemisë Covid-19.

Kështu që, siç e kemi thënë më herët në një moment të përshtatshëm ne do t’i përgjigjemi presidentit, mirëpo nuk mund të them se do ta bëjmë tash menjëherë. Presidentin nuk e lëmë pa përgjigjje, por vendin tonë gjithashtu nuk e lëmë pa qeverisje të mirë“, ka thënë Kurti.

Pas votimit të mocionit të mosbesimit, më 25 mars, nga ana e shumicës së deputetëve të Kuvendit, Kosova po qeveriset nga një qeveri në detyrë.

Mocioni i mosbesimit ndaj të Qeverisë Kurti ishte iniciuar nga partia partnere e Lëvizjes Vetëvendosje në koalicionin qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe u mbështet edhe nga partitë opozitare.

18 komente në “Hashim Thaçi i nis tjetër letër Albin Kurtit: Ju rikujtoj që duhet të dërgoni emrin e kandidatit për kryeministër”

  1. Ndroqi says:

    Cfare mostre, do qe te rrij kryeminister me zor,hiqeni mo kete vagabond, mos ja zgjasni shume.

    1. Tutun Grepi says:

      Mire e ke Hashimovič nuk eshte vagabond por eshte vrases i bashk luftetarve te tij e tani po mendon qe Borreli do te i bej
      DELETE por populli do ta denoj.

  2. Gëzimi says:

    Pash zotin z. President, te lutem shume.
    Mos i ço mo leter, se ka rrezik me i pushue zemra.
    N’shpin e t’varmit nuk permenet litari (terkuza)
    Ti a po do me e myt a!!!???
    Aiiiii ska lezet burr i dheut!!!! Boll mo edhe loja ka kufi.
    Çe diç dreçi koft larg, çka ban ti mrapa. A e sheh se duhet me i menue krej senet.

  3. Cudia says:

    Albini eshte ne ikje. Nderkohe tani u kujtua per ngritur
    nje komisjon per bisedime me Serbine duke futur ne ate komisjon edhe Thacin. Nderkohe Thaci i thote, lere komisjonin kur te fillone qeveria e re. Me thuaj kush do jete tani kryeminister. Vallja kosovare nuk paska te mbaruar. Albini qeka kokrra rrotes qe mendon vetem per vete. Sipas menyres se tij…kuptohet

  4. Apo jo? says:

    Kurt kodoshi, sillet si ne rrugac. Nga nje ane ka kohe te beje grupe pune, per te biseduar “pa kushte” per “paqen” me Serbine, ka kohe te dergoje letren pa vlere Lajcekut, ka kohe te leh si qen gjithe dia dhe nuk ka kohe ti pergjigjet Thacit. Rrugac Kurti bile e provokon Hashimin duke e futur ne grupin politik te punes me serbet, duke i treguar se ne Kosve Kurt rrumpalla eshte zot. Eshte zot i kosovareve sepse 25 perqint te tyre votuan per te. Merre me ment po te kish mbi 50 perqint te votive??!!Eshte aq ordiner dhe I perseritshem ne veprimet e tij antishqiptare sa ta quash rrugac eshte pak. Ai hiqet si rrugac qe te justifikoje veprimet e tij per ta bere Kosoven rrumpalle. Une jam shume i dizilizjonuar me mbeshtetsit e tij qe vene rrugacin para Kosves. Bejne armike Ameriken dhe Evropen sepse rrugaci hiqet sikur di me mire se perendimi. Ne te vertete ai di te beje me saktesi ate qe i thone komshijte tane te veriut. Hallve shume e forte ajo qe ai hengri ne burgun serb.

  5. Tironsi says:

    Kam qene i bindur se Albini eshte njeri shume I keq,po vallahi deri ne kete mase nuk ma kishte mare mendja,si more burre I dheut,me mbi 70% te perfaqesueseve te popullit kunder don me qendrue kryeminister,qenka i pa turpe,shkurt njeri i ndyte.

    1. Ragip Gashi says:

      Kosovari
      E more zoteri ,ju jeni mesu andej nga
      Tirana me i palose veshet dhe me iu hipe
      ne shpine Edvin Droga.Nuk ka mbete
      Kosova ne ate gjendje qe ta vleresoni ju
      punen e saj,derisa ju vet ne Shqip
      eri jeni bere per t’u vajtuar.
      Se pari duhet te pastroni shtepine tuaj e oborrin tuaj
      e tek pastaj te kaloni te Kosova!

      1. Venaliu says:

        Na punet e shtepise nai kana ba persemiri or Gash e po dona me pastrue edhe oborin tone ku bene pjese edhe ti !Nuk eshte faji i jone qe Ju e doni te pshurosur prej Serbit!Apo ju tash jini shtet me vehte si shtet Dardan me prijsin legjendar fondamentalistin Al Bin Kurti!Gezuar ramazonin o Raqip!

  6. Lanabregesi says:

    O vellezer kosovar,pse jeni kaq naiv,kasta politike e dale nga lufta vertet eshte nen nivelin intelektual te Albinit,por ka nje merite te pa diskutueshme,cliroj Kosoven,natyrisht ka bere gabime te shumta dhe duhet te largohet nga politika,por Albin i nuk eshte zgjedhja e duhur,ai eshte shume i rrezikshem per te ardhmen e Kosoves.Keto 20 vjete sikur ju vellezer kosovar te kishit mare mente e Albinit sot nuk do kishte Kosove te pavarur,politikani njihet ne momentet kulmore te kombit,dhe fatekeqesisht Albini ne keto momente ka qene ne rruge te gabuar.

  7. maga says:

    Albini eshte ne rregull. Thaçi duhet te caktojë datë te re për zgjedhjet pasi qeveria u rrezua. Nuk dha dorëheqje kurti qe ti kërkojne zevendesurs. I ka bërë llogaritë gabim thaçi! Besoi,se me mustafen e serbise do pengojë ngritjen e kombetarizmit shqiptar. Te beje zgjedhje te reja,dhe te qeverise i vetem albimi,pa patericat serbe.

  8. Bekim Peja says:

    Albin Kurti është koooqe.

  9. Kanina e ismailit says:

    Ha-mut beogradi dhe mut-staf udb-ja nuk u’a priste mendja qe do tu haste sharra ne gozhde me Albin kapedanin?!Ramushi nderroje mendje per cakorrin mbase do ishte me i pershtatur per.juve bijte e beogradit!!!
    Te rroje sa malet Albin Shqiperia.

  10. Star says:

    Thaci me mire ti dergoje nje leter prokurorise se deri ku eshte i zhytur Ai personalisht ne aferen koruptive te privatizimit te H/Centraleve,sepse ky privatizim eshte bere nga qeverija e kryesuar prej tije. Ai duhet te largohet nje ore e me pare nga detyra e presidentit,per konflikt interessi.

  11. Kola says:

    Duhet te krijohet urgjentisht nje qeveri kujdestare deri ne zgjedhjet e aferta, te parakohshme. Nga ky parlament i copezuar, i percare nga ndasite muk mund te dale qeverisje e qendrueshme dhe efektive. Qeveria kujdestare duhet te jete jo-politike munfesisht. Situata e pandemise me problematikat e tjera, nuk mund te zgjidhen nga nje qeveri e rrezuar de fakto e de jure, qe nuk ka mbeshetjen e parlamentit dhe te presidentit, por edhe te nje pjese te faktorit nderkombetar. Kjo eshte qevri inegzistente, pa tagra, pa autoritet qeverises. Krijimi i qeverise kujdestare nuk duhet vonuar.

  12. Nje mendim tjeter, presidenti, ne mungese te pergjigjes se Kurtit, t’i drejtohet Parlamentit qe te shprehet, nese eshte me gjendje nje ekip tjeter qeveritar dhe me pas mos menohet me qeverine kujdestare. Nuk mund te shkohet terhiq e mos e keput. Qytetaret kane nevoja te ngutshme qe duhen plotesu, shoqeria dhe ekonomia kane sfida te medha, por edhe me te medha e presin. Nuk ka kohe per llogje. Duhet veprim, me vendosmeri, pa dilema, me shpejtesi. Duhet prere kjo Nyje Gordiane. Le te jepet nje shemnull historik, ne kete moment te veshtire, se shqiptaret e Kosoves dijne te qeverisin, duke hedhur mbas krahve egon e semure dhe ndasite mes vedit. Me ndjeni per sa shprehem, nuk dua te keqkuptohem. Ne fund te fundit, vetem fjsla eshte e jona, por duhet ta themi me vend ate, fjalen.

  13. Z.President! Ju jeni Kryetari Shtetit. Nuk duhet t’i lutesh me letra vartesit. Kjo eshte e pafalshme, me pasoja te renda. Po behet mode mos-respektimi i hierarkise, etj. Thirre te paraqitet menjehere, ne oren e caktuar ne Presidence. Prite….Nese nuk vjen, nuk ka kryer nje detyre, por edhe urdherin e Komandanti ne kohe lufte, luften kunder armikut Covid-19, perkeqesimit ek., etj. Vepro energjikisht. Nese je ndopak atdhetar e shtetar, merr masat qe duhen, duke lene menjane edhe te quajturen duplimaci apo perllogaritjet makiavelike. Me se fundmi, nese kupton se nuk Ju pyet kush, apo me ndergjegje, vononi apo hezitoni te beni detyren [gje qe nuk e besoj], jepni doreheqjen dhe delegojani dikujt tjeter detyren, nje me burre se Ju. Neve, qe na dhimset ky vend, Kosova, qe jemi disi idealiste atdhetare te semure vuajme nga kjo gjendje stanjacioni e pasigurie vrastare, vritemi pa arme, Duke pritur Godone e Samuel Beketit.

  14. Ju lutem, bejini publike komentet. Mbaj pergjegjesi per sa shprehem.

  15. 11 komente te publikuar, deri ora 9.00, cudi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje