Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët që ta ndimojnë qeverinë me mjete financiare, për ta luftuar koronavirusin.
Në një video drejtuar diasporës, të postuar në llogarinë e tij në Facebook, Kurti ka njoftuar se qeveria ka hapur një xhirollogari të posaçme, dedikuar menaxhimit të pandemisë.
Të gjitha mjetet, sipas tij, do të shkojnë në mbështetje të të gjitha aktiviteteve të ministrive, të cilat kanë nevojë financiare shtesë për ta zvogëluar ndikimin e pandemisë në sektorin e caktuar.
“Të dashur bashkatdhetarë, duke pasur parasysh gjendjen në të cilën ndodhet vendi ynë, ju bëj thirrje që edhe këtë herë të bëheni pjesë e solidaritetit, ndoshta më shumë se kurdoherë më parë, dhe të na ndihmoni në luftën kundër COVID-19 [sëmundjes që e shkakton koronavirusi].
E kemi parasysh që pandemia ju ka prekur edhe juve në mërgatë, e edhe të afërmit tuaj në Kosovë. Mirëpo, si gjithnjë, kur kemi qëndruar së bashku, edhe këtë herë do t’ia dalim së bashku”, ka thënë Kurti.
Në Kosovë aktualisht janë të infektuar 283 persona me koronavirus. Deri më tani, 58 janë shëruar dhe shtatë kanë vdekur.
Autoritetet tashmë kanë ndërmarrë disa masa për frenimin e përhapjes së sëmundjes, përfshirë shpalljen e emergjencës për shëndetin publik dhe futjen në karantinë të kryeqytetit – Prishtinës.
Cfar kryeministri eshte ky qe nuk diti te qendroi as 100 dite, ky eshte me gomar se Ramushi. Do bente shtet duke bashkqeverisur me kryehajdutin Isa Mustafa.
As 1 Cent o Albin se 5.0000 € i ka dhuruar Europa ku jan ne korrupcionin e juaj es na keni lodh mjaft mjaft jemi lodhur ndimoj familjes ndimoj qeveris ku jan tash njerzit qe nuk jan te ardhura familiäre e del tv rren nga 100€ shtes nuk eshte e vertet se ka mjek ne kosov qe vet jan ti ble Maskat mbrojtse edhe dorzat es nuk kan neper spitale as ne laboratore tmerr per popullin .Turp Turp
Kosove gjithmon e ka mbajt mërgata e jo qeveria
Së pari kur te vjen mërgata ne pikant kufitare nuk e lejoni kurr me hy ks pa e pagu Kartonin e siguris dhe nese ke mdonje problem kur nuk e merri parasysh….shprsoj ky covid19 ju mbush pak mend …
Mos Albin mos e ban kete sepse do pendohesh,te pakten kishe menduar se diaspora te duan, e ka provuar edhe Ibrahim Rugova sa ishte lider i pakontestueshem,ishte koha e vetfinancimit te shtetit qe ate kohe kishim shpallur pasi serbia kishte mbyllur shkollat dhe çdo gje qe ishte shqiptare,e ka thane vete Rugova i gjore se nje popull qe nuk e fut dorén ne xhep si mund ti besosh se do luftoj, si i lidhur drejtperdeejt ate kohe me vetfinancimin ne kosove ishin vetem diku 5% e qytetareve qe paguanin ose jepnin per humanizem,njejt ishte edhe ne diaspore diku 3% e qytetrave paguanin,kam patur rast i dashur Albin se nje mergimtar kishte paguar si obligim vetem 20 franga kurse deftesen e tij dublikat kishte shtuar edhe dy zéro qe i bie 2000 franga,pra kjo i bie se ky zotni kishte mashtruar me shumen, kete e dinte Rugova prandaj nuk i besonte as shume diaspores, me dhimbsesh Albin se do ta humbasesh besimin tek diaspora, te siguroi e kam nga eksperienca, pjrsa me e madhe Jane mashtrues qe as voten sdo ta japin neser kur do kemi zgjedhje.