Koalicion i ri qeverisës pas rrëzimit të Kurtit, Mustafa: Kam kërkuar miratimin e Këshillit të LDK për koalicion me AAK, NISMËN dhe pakicat

13 Prill 2020, 11:57Rajoni TEMA

Lidhja Demokratike e Kosovës ka filluar përgatitjet e para për koalicionin e ri qeverisës, në rast se Lëvizja Vetëvendosje nuk e dorëzon emrin për mandatarin apo dështon të sigurojë votat që i duhen në Kuvend. Kreu i LDK-së, Isa Mustafa i ka thënë Gazetës Express se për koalicionin me AAK-në, Nismën, AKR-në dhe pakicat, Këshilli i përgjithshëm do të vendosë përmes votës deri nesër në orën 16:00.

Tashmë kanë kaluar dy javë prej kur presidenti i vendit ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që të bëjë propozimin e emrit të ri për mandatarin, pasi që qeveria aktuale u rrëzua në kuvend me mocion mosbesimi.

Edhe pse partia e Albin Kurtin ka deklaruar se do t’i përgjigjen presidentit, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur se nuk dihet afati kohor kur mund të dorëzohet emri për mandatarin.

Derisa LVV nuk po tregon sinjale për formimin e Qeverisë së re, Lidhja Demokratike e Kosovës e ka dorëzuar një propozim në organin më të lartë të partisë.

Mustafa tha se ka kërkuar miratim nga Këshili i Përgjithshëm për një koalicion me AAK-në, Nismën, AKR-në dhe komunitetet joshumicë.

Kjo sipas Mustafës do të bëhet nëse shterohen rrugët kushtetuese me partinë e parë që ka dalë nga zgjedhjet.

“Unë kam iniciuar marrjen në parim të pajtueshmërisë nga Këshilli i përgjithshëm për një koalicion qeverisës me AAK-në, Nisma SOCIALDEMOKRATE-AKR dhe partitë e komuniteteve jo shumicë, në rast se pas shterjes së rrugëve kushtetuese me partinë fituese relative të zgjedhjeve, LVV, i ofrohet mandati LDK-së, si pari e dytë”, ka deklaruar ai.

Mustafa thotë se Këshilli i Përgjithshëm do të vendos më së largu deri nesër në orën 16:00.

“Përgjigjen nga anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm duhet ta kem nesër deri ne ora 16:00. Nuk do të marr asnjë veprim pa pajtimin e organit (KP), i cili vendos për koalicionet në nivel qendror”, ka shtuar ai.

Nga LDK-ja kanë kërkuar prej partisë së Albin Kurtit që të marrin përgjegjësi qytetare dhe të provojnë që të sigurojnë shumicën në Kuvend.

“Radha është që Lëvizja Vetëvendosje ta marrë mandatin si përgjegjësi qytetare dhe të provojë ta sigurojë një shumicë. Nuk ka arsye të mos veprojë, sepse vendi nuk mund të drejtohet në këtë situatë nga një qeveri në detyrë e cila nuk mund ti adresohet Parlamentit për masat e nevojshme, Sa i përket kohës, është institucioni i Presidentit që vendosë mbi bazën e interpretimit të Kushtetutës”, bëri të diutr Mustafa.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci tashmë iu është drejtuar me anë të dy letrave kreut të Qeverisë në detyrë e liderit të LVV-së duke i kërkuar emrin për mandatarin.

Nga LVV kanë deklaruar se një gjë e tillë do të ndodhë, në përputhje me Kushtetutën, që s’jep afate se kur duhet të dorëzohet emri.

14 komente në “Koalicion i ri qeverisës pas rrëzimit të Kurtit, Mustafa: Kam kërkuar miratimin e Këshillit të LDK për koalicion me AAK, NISMËN dhe pakicat”

  1. PIRDH pirdh says:

    PIRDH pirdh se LIROHESH,IK FUTJA KARIN NE BYTH HASHIM THAQIT DHE BATU HAXHIUT

  2. pyetje says:

    Si do beje koalicion Mustafa me Haradinaj, kur i pari kerkon ta heqe pa kushte taksen ndaj Serbise dhe tjetri ka deklaruar se heqja e takses eshte tradheti kombetare? Vetem Meroja mund ta shpjegoje kete pazar..

    1. Apo jo? says:

      @pyetje
      Ja dhe pergjigja ime, ne vend te Meros:
      Pyetja jote eshte me shume vend dhe me shume llogjike. Po te shikosh me kujdes sjelljen e Haradinit, duket sikur eshte ai qe po i “tregon vendin Kurtit”. Eshte thene shume here qe Haradini eshte trim dhe patriot, por edhe koketrash, qe nuk kupton shume nga politika. Atij i duhet pak me shume kohe se nje njeriu normal te kuptoje situaten, por ai gjithmone vepron ne interes te Kosoves(sipas kokes se tij). Kur Merkel i tha qe Hashimi nuk po e pyet ne marreveshjen me Serbine dhe se kjo marrevshje eshte e keqe, ai beri ate qe beri, duke menduar se kjo ishte mire per Kosoven.
      Koha e mesoi Haradinin qe te kuptoi se venia e takses ishte gabim fatal. Ai ne fillim te pushtetit te Kurtit ngulte kembe qe Kurti nuk duhet duhet te hiqte taksen ne asnje varjant. Si budalle qe eshte ai mendonte sikur Kurti po kerkonte heqjen e takses dhe jo mosheqjen. Ne kete pike ai skish faj sepse “reciprociteti” eshte idjotesi njerezore dhe asgje tjeter vecse synim per te mbjelle konfjuzion dhe ta besh Kosoven rrumpalle.
      Dikush i “ka hapur syte” Haradinit dhe me ne fund ai e kuptoi se mosheqja e takses eshte ne favor te Serbise. Ketu ai kuptoi edhe Kurtin qe mund te kete lidhje te fshehta me Serbine. Patriotizmi i tij eshte forca me e forte se forcat e tjera qe e drejtojne ate. Ky moment duket se eshte momenti I “rilindjes” se Haradinit. Ai per kete kethese ka dhene sinjale. Sinjali me i dukshem eshte kur tha se “mundohet” te lidhet dhe te flas me Ramen, por ai nuk i pergjigjet…
      Qe te mos zgjatem shume, me sa duket Haradini ka kutuar veprimtarine armiqesore te qellimshme te Kurtit. Vecanerisht ai ka kuptuar se armiqesimi me Ameriken eshte endra e Vuciqit dhe beri kthese. Ai ne kete pike “do toleroje” LDK dhe do “pranoje” heqjen e takses. Nqs kjo qe them eshte e vertete, ky do jete lajmi me i mire per Kosoven. Kosova do vihet ne rrugen e zotit dhe paqja me serbin do jete e afert…

      1. mik says:

        Apo jo ? – Ne komentin tand thua : ” Ketu ai kuptoj edhe Kurtin qe mund te kete lidhje te fshehta me Serbine ” . Ky ” argument ” nuk asht i ndershem.
        ” Edhe mundet ” nuk asht fakt, por ashte tendence dinake per me mbjedh ” faktin ” . Nje ” mbjedhje ” e tille, e dime çfar fruti nxjerre.
        Per ty te gjithe jane te pafajshem. Te gjithe jane viktima te ndershmerise se tyre. Vetem Albin Kurti i zgjedhur ne menyren ma te ndershme dhe demokratike me votat e popullit, ashte ” nana e te gjitha te zezave ” !! Nuk je korrekt.
        Pergjigjia qe i dhe komentuesit ‘ pyetje ‘ asht pergjigje banale, dinake, e pa ndershme. Fakti i pakundershtueshem deri tashi, asht ky : E gjithe bota e sheh ku asht katandisur Kosova nga “udheheqja” e saj e deritanishme ( para Kurtit ). Per Kurtin nuk ka asnje fakt qe e komprementon ate me akuzat. Kjo asht e verteta. Nqs jo, na jep fakte atehere, jo dallavere politike ( shpifje, sajime ).

  3. Fatosi-kosove says:

    Shpresoj se Albini ta kete kuptuar me shume se kurre sot pse Adem Demaqi i kerkonte ta beje qeverine me PDK-n, dhe pse eshte e vetmja parti me te cilen VV kishte mundur te qeverise deri ne fund te mandatit bile te sigurt edhe fitoren ne zgjedhjet e radhes por Albini i tradhetuar dhe i mashtruar nga disa fmijaq si konjufca e ahmak si abazi e shkume sapuni si vjosa osmanka u fut ne lufte me PDK sikur ata te ishin nga serbia,kurse harroj krimet e listes serbe dhe akuzat ndaj LDK-S por edhe AAK-s e tash kur po bindet ne pisllaqet e LDK-S shpresoj ta kete kuptuar edhe lojen e vjosa osmankes, vetem ditet Jane ne pyetje kur osmanka do ja kthej shpinen sepse fotelja ku eshte ulur eshte e ambel ka thane Rugova,kurse Albini dhe VV ne vend te afrimit me PDK ka zgjedhur te ofrohet me spiune, tradhetar, kumargji e drogerash duke menduar se me fmijaq e ahmak do te qeverise, harroje Albin dhe hapi syte e thirri mendjes sa nuk eshte vone,sepse armiqt e serbise nuk mund te jene edhe armiq tu siq miqt dhe bashkepunetoret e serbise nuk mund te behen kurre miq tu.

  4. E sadiku xhakli says:

    Ne vend te thaqit te largoni qe u be sa putini ne pushtet qe e zgjodhet ju zgjedhet ne vend ujkut kingjin ku poshkoni me vetvetes varrin ja bet

  5. Londra says:

    A ka ende dikush qe i beson ketij pazargjiu plak. Zot ndihmoe Kosoven nga mbeturina komuniste.

  6. Ajet says:

    Ka nje shprehje frenjgjisht qe nuk mund te kerkosh gjalpin dhe leket e gjalpit pra dhe ta rrexosh qeveriine ne menyre te paramenduare planifikuar qe ne oren e 50 jo ne diten e 50 osé dhe para berjes se koalicionit sipas gjykimit tim dhe te marresh pushtetin ne kundershtim me vullnetin e sovranit. Prandaj shkohet ne zgjedhje sepse vete e kerkuan nismetaret dhe perkrahesit e mociont per intéressa te ndryshme. Per mendimin tim albanizimi I ceshtjes kombetare do triumfoje me albinizimin e politikberjes. I uroj qe ti kaloj keto obstruksjone me sukses ashtu siç ka arritur deri ketu. Amin

  7. taso kume says:

    Ku fle lepuri, pse kaq ngut ne kete situate karantine ?.Serbia nuk e ka orgjente,tani po e ndimojne Rusia si vende i angazhuar dhe Kina si vende i pa angazhuar (si thoshte TITUA), Albini pse dorzohet kaq shpejte ,ketu e ne muajin nendore ka kohe te sherohen njerzit nga virusi ,te reflektojne dhe te zgjedhin pa influencen e agjenturave te Serbise e Rusise .

  8. shkurt2014 says:

    isa I ldk me tacin e pdk jane 2 flliqsirat e njerzimit,kta kane vjedhe,plackite e vrare shum kosovare,ne shume pislliqe ju afrohet edhe patrioti haradinaj.Marrveshja e ktyre hajdutve bene qe te rrezonin qeverine,nga friga e pislliqeve qe kane bere ndaj Kosoves e kosovarve,se do te neshkoheshin nga drejtesia.Detyra parsore e Z Albin kurtit eshte te mose japin emer tacit per qeverine,deri sa taci te deklarojne qe sapo te kaloje pandemia,sh taci te shpalle zgjedhjet e parakohshme sic e thote Kushtetuta e Kosoves.hajdutet le te vazhdojne me planet e tyre si e si munde te vjedhin e te shkatrrojne.Tani me kosovarte e kuptuan poshtersine e ises,tacit e te pariotit,sa bejne kta per popullin e Kosoven.Hakmarrja do te jete e madhe me vote ndaj ktyre monstrave,te tri partive qe rrezuan qeverine ma te mire e te gjtha zgjedhjeve ne Kosove.

    1. Me respekt! says:

      Ti zotnia i ditelindjes SHKURT2014, dukesh njeri i ndershem se urren hajdutet. Me thene te verteten edhe une i urrej hajdutet dhe per kete te respektoj. Sidoqofte, nganjehere vlerat morale, sic eshte puna me nder, apo urrejtja ndaj hajduteve, nuk eshte e mjaftueshme per te kuptuar te verteten. Sidomos nuk eshte e mjaftueshme per te marre vendime. Per te marre vendime, nganjehere kerkohet edhe opurtunitet. Nganjehere, duhet te zgjedhesh midis te keqijave. Me thene te verteten Kosova eshte ne piken qe njerzit duhet te zgjedhin midis te keqes me te madhe dhe te keqes me te vogel. Me lejo te te them se sidomos gabon ne dy momente:
      1-Momenti i pare eshte qe thua qe Thaci te shpalle zgjedhje te parakohshme sapo te largohet virusi. Une me sa kam lexuar dhe degjuar, asnje shkencetar nuk parashikon se kur do largohet virusi….Bile ai mund te pesoje “mutacione” qe do te thote mund te jete me i zgjuar se ne… Do te te falenderoja te me thoje se kur do zhduker koronavirusi. Duket se ketu ti ua kalon edhe mendjeve me te ndritura te rruzullit tokesor. Ideja e zgjedhjeve te mbaskohshme kur te zhduket virusi, eshte e ngjashme me idene e “reciprocitetit”. Domethene asnjehere zgjedhje, keto jane idete eperhershme te Kurtit per ta bere Kosoven rrumpalle deri sa Serbi te futet prap ne Kosove.
      2-Te pershendes qe demaskon hajdutet Thaci, Isa dhe Haradini. Para nje jave Thaci hodhi nje bombe shume te madhe kunder Kurtit. Ai foli per pare “te dyshimta” me te cilat Kurti ka bere fushaten duke aluduar se keto jane pare te serbit. Kurti nuk u pergjigj. Personalisht mendoj se paret e vjedhura jane me te mira se paret e financuara nga agjentura e huaj. Ne te vertete une gjithmone kam pare se politika e Kurtit ne tere historine e tij ka qene kunder interesave shqiptare dhe ne kordinim me planet serbe. Kjo fillon me heret se Rrambujeja, vazhdoi me Rambujen dhe po perfundon me luften kunder Amerikes…Gjithmone kunder krijuesit dhe mbrojtesit tone…
      Ketu i dashur kurtist i datelindjes SHKURT 2014 do thyhet shtiza. Ne do na duhet te zgjedhim midis hajduteve dhe spiuneve hajdute, deri sa djemte e Kosoves te marrin situaten ne dore. Do jene ata djeme qe baballaret e tyre bene luften, sepse do te behen me te zgjuar se baballaret. Nga djemte e spiuneve eshte veshtire te presesh gjera te mira. Shembullin me te mire e kemi nga Shqiperia. Djali i spiunit Sali e ka mendjen tek fecka….

  9. Luli says:

    Shanin Ramen. Tani le ti zgjidhin vete punet.

  10. Kritiku says:

    Mustafa nuk e prishi koalicionin me Kurtin per taksen kunder Serbise por per pazare korrupsioni,se ndoshta me V.V nuk i eci.

  11. Kritiku says:

    Mustafa nuk e prishi koalicionin me Kurtin per taksen kunder Serbise por per pazare korrupsioni,se ndoshta me V.V nuk i eci.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje