Kurti letër Thaçit: Mos përdorni standard të dyfishtë, zgjedhje pas pandemisë

13 Prill 2020, 16:34Rajoni TEMA

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherit lider i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka dërguar një letër presidentit Hashim Thaçi, përmes së cilës ka theksuar se duhet mbajtur zgjedhjet e përgjithshme, pas kalimit të pandemisë së koronavirusit.

Në letrën e Kurtit thuhet se presidenti Thaçi dhe subjektet politike në vend, janë duke tentuar që të imponojnë rrugë jokushtetuese, pas mocionit të mosbesimit për qeverinë.

“Ju e deklaroni haptas qëllimin për të anashkaluar detyrën tuaj kushtetuese që të shpërndani Kuvendin dhe të shpallni zgjedhje të reja, pas përfundimit të betejës kundër COVID-19”, thuhet në letrën e Kurtit.

Kurti thotë se pas mocionit të mosbesimit, presidenti ka për obligim që të respektojë Kushtetutën duke shpërndarë Kuvendin në përputhje me nenin 82.2 të Kushtetutës së Kosovës.

“Më lejoni të ju rikujtoj se pas mocionit të suksesshëm të mosbesimit, përmes të cilit është shkarkuar Qeveria e Republikës së Kosovës, presidentit nuk i krijohet hapësirë që të luaj rolin e një akteri politik duke tentuar të imponojë vullnetin e tij në jetën politike”, thuhet në letrën e kryemnisrtrit në detyrë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar dy letra liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, përmes të cilave kërkon që partia e tij, të propozojë kandidatin/en për formimin e qeverisë së re.

Ndërkohë gjatë ditës së hënë, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa deklaroi në media se do të kërkojë miratimin e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së për një koalicion të mundshëm më AAK-në, Nismën për Kosovën si dhe subjektet politike të pakicave.

Pas votimit të mocionit të mosbesimit, më 25 mars, nga ana e shumicës së deputetëve të Kuvendit, Kosova po qeveriset nga një qeveri në detyrë.

Mocioni i mosbesimit ndaj të Qeverisë Kurti ishte iniciuar nga partia partnere e Lëvizjes Vetëvendosje në koalicionin qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe u mbështet edhe nga partitë opozitare.

11 komente në “Kurti letër Thaçit: Mos përdorni standard të dyfishtë, zgjedhje pas pandemisë”

  1. Dajti says:

    Kurti po mondohet qe me artifice ligjore te qendroj kryeminister,kjo nuk eshte as e ndershme dhe as ligjore.WW-eja dhe Kurti duhet ta pranojne realitetin e krijuar per fajin e tyre,te hapin krahun dhe te dalin ne opozite,cdo gabim ka kosto,dhe ata duhet ta paguajne,por dhe te nxjerin mesime.

  2. Bekim Peja says:

    Albin Kurti është koooooqe.

  3. petrit says:

    ky kurti nuk do e leshoje qeverine pa gjakderdhje, mbajeni mend…. ka nga merr mesime. ketu do jemi.

  4. Pa emer says:

    Tani kuptohet qarte se plani per veterrezimin e qeverise eshte i menduar mire nga Kurti. Kurti i ka bere hesapet sipas mendjes se tij per te bere Kosoven rrumpalle. Bile kjo dredhi eshte akoma me e thelle. Duke ditur se asnje nuk e di se kur do mbaroje pandemia(ndoshta neser, ndoshta per 5 vjet, ndoshta asnjehere), Kurtic Rrumpalla enderon te shpallet mbreti i shqiptareve te Kosoves, me synim qe te behet edhe Mbret i Shqiptareve te Shqiperise, si trashegimtar ideor i Sali Berishes. Rrofte Kurtic Alabamovic, Mbreti i Pare i Shqipareve! Puna eshte se cfare detyre do marri Vjosa ne kete mbreteri. Ndoshta do jete princesha e Pare. Ndoshta ajo eshte motra e Alabamovicit me baba tjeter. Shikojini ne fotografi sa te ngjashem jane. Te dy me floke te erret dhe te dredhur. Edhe koken e kane te shtrember. Shpresoj se i bejne hesapet pa hanxhine. Alabamovici mendon se hanxhiu eshte Vuciqi dhe ai i ka rregulluar punet me te, por ketu do e haje tekun. Hanxhiu i vertete eshte Amerika. Bile dhe Haradini perfundimisht e ka kuptuar kete gje. ne fund shqiptaret do brohorasin: Poshte Kurtici Mbreti veteshpallur i shqiptareve. Rrofte Shqiperia etnik. Poshte tradhetaret!

  5. Ndroqi says:

    Po qe se Kurti ndjeke rrugen e dhunes si ati i tij shpirteror Sali Berisha,me siguri do perfundoj si ai,qen qe leh rrugeve.

  6. Zigur Qarri says:

    Deklarohuni turq dhe votoni Kurtin o kosovare. Vetem turqia mund te bashkoje shqipetaret.

  7. katarakti says:

    Ne rast se parlamenti i Kosoves eshte ne gjendje te krijoje nje shumice alternative nuk ka nevoje fare per zgjedhje. Madje parlamenti ka votat e nevojshme, nese duhet, te ndryshoje edhe nenet e kushtetutes per menyrat e zgjedhjes se qeverise dhe kryeministrit.

  8. maga says:

    Shume mire e ka kurti. Qeveria u rrezua. Tani ka vetem zgjedhje te reja. Loja serbe per te vene isa mustafoviçin kryeminister nuk do kaloje. Larot antishqiptare me flamurin lgbt,kundra shqiptarit kurti me flamurin kombetar!
    Duke rrezuar kurtin,duan te rrezojne idene e shqiperise se madhe te 1912-s. Por kjo rruge nuk ka kthim pas.

  9. ALBEN says:

    RROFTE BASHKIMI KOMBTARE!!!!!!!!! JEMI ME ALBININI!!!!!!!!!!!

  10. Rakipi says:

    Mbushu mire o Kurti se nuk te vjen me rasti. Ti lesh gjithe financat e shtetit ne dore te nje kry ministri te shkarkuar?????!!!!!!!. Ai do mundohet ta shtyje sa me shume qendrimin ne ate post dhe do nxjerre lloj lloj marifetesh. I lumte i ka ardhur ne dore.

  11. qytetari says:

    Ky karnavale i dale nga muzet, vazhdon ta mbaje Kosoven,ne nje anarki te mesjetes aziatike,perzjere me aksionin komunist.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje