Mustafa: Masat e Ministrisë së Shëndetësisë nuk janë veprim ligjor, Albin Kurti nuk po respekton Kushtetutën

14 Prill 2020, 11:23Rajoni TEMA

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një reagimi në Facebook, u deklarua kundër masave të reja, të propozuara nga Ministria e Shëndetësisë për frenimin e përhapjes së koronavirusit në Kosovë.

Me këto masa, qytetarët e Kosovës, nga data 15 prill, do të lejohen të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm një orë e gjysëm në ditë dhe atë vetëm për nevoja thelbësore.

Mustafa tha se vendosja e masave të tilla kufizuese në lëvizjen e qytetarëve nuk është veprim ligjor.

Këto masa, sipas tij, nuk mund të vendosen nga ministri në detyrë i Shëndetësisë.

“Sipas këtyre vendimeve, qytetarët e Kosovës nuk janë qytetarë me të drejta të garantuara kushtetuese. Qeveria në detyrë nuk është qeveri e një shteti parlamentar. Ajo nuk po e respekton Kushtetutën dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Ministritë e caktuara janë bërë vetë ligji”, shkroi Mustafa në Facebook.

E vetmja zgjidhje, sipas tij, është që të hiqet kjo qeveri dhe logjikë qeverisëse dhe të krijohet një qeveri e re, e cila, siç tha Mustafa, së bashku me Kuvendin e Kosovës do t’i nxjerrë masat e domosdoshme për ta kapërcyer pandeminë e koronavirusit.

“Do të kisha dashur që sot me ju së bashku të shpreh miradinë për punën që e bëjnë organet shtetërore dhe qytetarët në betejën e përbashkët për ta përballuar COVID-19. Poashtu, të respektohet thirrja e Kryesisë së ASHAK që të lëmë anash luftën politike dhe të bashkohemi në betejën për të ruajtur jetë njerëzish. Do të dëshiroja të krenohem me punën e ministrave të LDK-së që kanë mbetur në Qeverinë në detyrë me mision të parandalimit të kësaj Pandemie.

Është pritur që Qeveria në detyrë të segmentojë zonat e krizës dhe të rregullojë lëvizjen e qytetarëve në ato pjesë, sepse të gjithë jemi të interesuar ta mposhtim Pandeminë. Jo të kamuflojë gjendje të jashtëzakonshme në tërë tërritorin përmes Ministrit të Shëndetësisë.

Vendimet që Kryeministri në detyrë na i lexoi mbrëmë në “natën historike” përmes gojës së Ministrit të Shëndetësisë, janë shqetësuese. Ato kapërcejnë çdo kufi të një shteti demokratik.

Sipas këtyre vendimeve, qytetarët e Kosovës nuk janë qytetarë me të drejta të garantuara kushtetuese. Qeveria në detyrë nuk është qeveri e një shteti parlamentar. Ajo nuk po e respekton Kushtetutën dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Ministritë e caktuara janë bërë vet ligji. Deputetët, si përfaqësues të popullit, do të mund të shkojnë në Kuvend, vetëm kur ua lejon Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike. Ministrat e LDK-së mbesin anash.

Deputetët sot do duhej ta thonë fjalën e tyre. Jo për pako financiare. Por për uzurpimin e shtetit nga Qeveria në detyrë.

Unë nuk dyshoj se PDK si inicuese e kësaj séance nuk e ka përgatitur me qëllime të mira një propozim të pakos financiare, por me këto masa drakonike të kësaj qeverie në detyrë nuk funksionon asnjë pako. Sepse kur jeta ekonomike dhe biznesore mbyllet skajshmerisht, nuk ka pako që shpëton as atë e as qytetarët.

Pako e vetme e arsyeshme është që të shkojë kjo qeveri dhe logjikë qeverisëse një ditë e më parë, të krijohet qeveri e re e cila së bashku me Kuvendin do të nxjerr masat e domosdoshme për ta kapërcyet këtë gjendje në të cilën jemi.”- shkruan Mustafa. 

1 komente në “Mustafa: Masat e Ministrisë së Shëndetësisë nuk janë veprim ligjor, Albin Kurti nuk po respekton Kushtetutën”

  1. Olimpia says:

    Njesoj si Berisha….Mustafa,ky klysh serbofil, shqetesohet per ,,demokracine,, dhe jo per jeten e njerezve.A thua se kosovaret duan me shume te bredhin rrugeve apo kafeneve se sa jeten e familjareve.Nderkohe Shqiperia,MV,Mali i Zi ,Serbia etj kane marre masa te forta,ky idiot kerkon pushtet ne kohe pandemie.Mentalitet primitiv,shume politikane normale do te Ishin te kenaqur po te mos Ishin ne pushtet ne kohe pandemie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje