Politikanët amerikanë thirrje Shtëpisë së Bardhë të ulë presionin ndaj Kosovës

14 Prill 2020, 15:03Rajoni TEMA

Kongresmeni amerikan Eliot Engel dhe senatori Bob Menendez i bënë thirrje administratës Trump t’i jape fund taktikave “të rënda” me qeverinë e Albin Kurtit në Kosovë, tre javë pasi administrata e tij u rrëzua me një mocion mosbesimi.

Nga Përparim Isufi

Eliot Engel, kryetari i Komitetit për Çështjet e Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, dhe Bob Menendez, anëtar i lartë i Senatit Amerikan, i dërguan një letër të përbashkët Sekretarit Amerikan të Shtetit Mike Pompeo të hënën duke kërkuar që administrata Trump të lehtësojë presionin e saj ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës Albin Kurti dhe administratës së tij në largim.

Që kur erdhi në detyrë më 3 shkurt, Kurti ka qenë nën presion të vazhdueshëm nga i dërguari amerikan në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, për të hequr tarifat për importet e mallrave serbe që u vendosën vitin e kaluar.

“SHBA-ja ka ndërmarrë një qasje të rëndë ndaj qeverisë së zgjedhur në Kosovë. Ndërkohë që je pajtohemi që tarifat e Kosovës për mallrat serbe – të cilat tani janë hequr – kryesisht dëmtojnë Kosovën dhe qytetarët e saj, ky mjet është përdorur nga qeveritë në të gjithë botën, shpesh përfshirë edhe administratën Trump”, thanë Engel dhe Menendez në letër.

“Kosova është një aleat i afërt i Shteteve të Bashkuara dhe ne ju bëjmë thirrje që të adoptoni një qasje të kujdesshme dhe konstruktive me qeverinë e saj të zgjedhur në mënyrë demokratike”, shkruan ata.

Ata paralajmëruan se Shtëpia e Bardhë po merrte një qasje të paekuilibruar ndaj situatës Kosovë-Serbi, duke e ndëshkuar padrejtësisht qeverinë Kurti ndërsa nuk arritën të bëjnë presion ndaj Serbisë që kjo e fundit t’i japë fund fushatës së saj për të bindur shtete në të gjithë botën që të tërheqin mbrapsht njohjen e Kosovës, ose për të kontrolluar marrëdhëniet e thelluara të qeverisë së Beogradit me Rusinë.

Qeveria e Kurtit ra pas një mocioni mosbesimi që u thirr pasi kryeministri shkarkoi ministrin e brendshëm Agim Veliu, anëtar i partisë partnere në koalicionin qeverisës Lidhja Demokratike e Kosovës, LDK, më 18 mars pas mosmarrëveshjeve për mënyrën se si të luftonin përhapjen e koronavirusit.

Por prapaskena e rënies së qeverisë është divergjenca midis BE-së dhe SHBA-së mbi mënyrën sesi të ndërmjetësohet një marrëveshje për të zgjidhur marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës.

11 komente në “Politikanët amerikanë thirrje Shtëpisë së Bardhë të ulë presionin ndaj Kosovës”

  1. Shkodran i Terun says:

    Fuck Trump and all the Albo-Americans who voted for him. You are traitors twice. Voting a Putin’s bitch is anti-American and is anti-Albanian.

  2. albaniafirst says:

    Sic e kam thene edhe ne komentet e mija te meparshme, politika aktuale e administrates amerikane ka devijuar teresisht nga politika tradicionale amerikane qe mbeshtet shqiptaret. Trump-i, si nje kukull ne duart e Putin-it ben ate qe kerkon padroni i tij qe i ka nje dosje te madhe qe e kompromentojne ate teper rende me Rusine dhe transakcione ilegale qe Trump ka bere ne te kaluaren. Persa kohe qe ky idjot te jete ne Shtepine e Bardhe, nuk do te kete ndryshim te politikes ndaj shqiptareve. Duhet te rezistojme deri vitin tjeter, kur Joe Biden te behet President i SHBA-se.

  3. Tarasi says:

    Trump e ka gabim.. Nuk mund të kërkosh poshtërim për Kosovën ende Serbisë asgjë… Kjo nuk është e drejtë… Albini politikan i veçantë.. Të gjithë politikanët shqiptarë i vijnë anës… Të gjithë hajdute e lopçar janë…

  4. TRUMP$ says:

    Shkodran i tern Parasites like you that live on taxpayer’s bill and make the propaganda of Demonrats should be expelled from US. You deserve to live in your shit hole country.We will do this after November 2020. Trump 2020! KAG. In Trump we trust!

    1. Shkodran i Terun says:

      Fuck you Putin’s bitch.

  5. Leli says:

    Ky Eliot Engel eshte si puna e Doris Pact qe mender jush as ia vershellen kerkush,po kur them kerkush kerkush !Ky eshte miku i Rudina Hajdarit imagjinoni se ç’fare zeri ka ky te sekretari i Amerikan i Shtetit!!

  6. Pesimisti says:

    Respekte per keta perfaqesues amerikane se ckane bere per Kosoven ne te shkuaren!
    Sidoqofte ata ngaterrojne rradhen e ngjarjeve dhe nuk japin nje pamje te qarte per qellimin e tyre te shkrimit. Ne disa pika ata ngaterrohen me llafet e tyre, qe tregon se shkrimi eshte i imponuar nga pjesa me e vjeter e diaspores shqiptare ne Amerike, qe i ka ngelur mendja ne “luften kunder komunizmit”.
    Ata nuk kane se si te mohojne se taksa demtonte Kosoven, por harrojne te thone se ishte pikerisht “reciprociteti” qe shkaktoi renien e qeverise. Ishte pra politika e dyshimte e Kurtit qe e rrezoi qeverine. Ata reciprocitetin e lexojne si heqje te takses dhe jo si rezistence per mos ta hequr. Kjo eshte thjeshte demagogji. Fjalet e tjera te “medha’ si “qasje e ekuilibruar” apo “qasje konstruktive” etj, jane thjeshte politike. Krahasimi i Kosoves me Ameriken qe ata bejne, eshte thjeshte karamele per ata qe i kane paguar per shkrimin….
    E vetmja e vertete qe ata ngrene eshte qasja e ndryshme e Amerikes dhe Evropes ne kete problem. Ata me “naivitet” rreshtohen pro Evropes, qe i ben ata “bastharde” ne sy te Trampit dhe te amerikaneve, duke ditur interest e ndryshme qe Amerika ka ne Kosove dhe Shqiperi nga interest Evropiane.
    Perfundimisht theksoj se Amerika eshte vend aq i madh dhe aq i ndryshem saqe aty mund te gjesh lloj lloj sponzors, mjafton te japesh donacione per ta…Jam i sigurte qe Trampit as qe i bie ne dore kjo leter. Trampi eshte aq “kokeloqe” sa pelqen vetem mendjen e tij. Turp per politiken Kosovare, qe nuk gjen zgjidhjet e duhura per te arritur paqen ne Kosove. Turp per ata qe patriotizmin e kane vetem si nje vertetim se jane pronare te Kosoves. Turp per ata qe jane aq inferior dhe nuk bisedojne me Serbin. Turp per ata qe punojne per Serbin. Turp per ata qe nuk kuptojne se politikanet duhen vleresuar nga vepra dhe jo nga llafet. Turp per Perparim Isufin qe shet ca politikane te rrangjeve te trea ne Amerike si perfaqesues te Amerikes dhe harrojne se perfaqesuesi i vetem sot ne Amerike eshte Presidenti dhe Kongresi. Shqiptaret nuk duhet te jene aq budallenje dhe te mos jene me Trampin. Shqiptaret me guxim duhet te dialogojne me Serbin, te gjene zgjidhjet dhe jo te presin si gomari qe “pret sa te dali bari”. Koha ne te vertete nuk punon me per ne. Serbi eshte veteorganizuar dhe spiunet e tij kane penetruar ne majat e politikes shqiptare. Dikur Serbi na komandonte me dhenduret shqiptare, te martuar me serbe, sot mundohet te na komandoje me spiunet qe i paguan ne fshehtesi. Urrejtja midis nesh ka arritur majen me te larte. Urrehemi me njeri tjetrin per hir te emrave te politikaneve dhe nuk mendojme me si shqiptar. Na beri Serbi lesh e li dhe po urrejme dhe Ameriken. Jemi bere si qorat….

  7. mamaodu FBI-se says:

    Në vitin 2013, raportet zbuluan se një juri e madhe federale në Miami ishte duke hetuar Menendez në lidhje me rolin e tij në mbrojtjen e interesave tregtare të okulistit në Florida Salomon Melgen, një nga miqtë e tij të ngushtë dhe dhuruesit kryesorë. [169] [170] Më 1 Prill 2015, Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara paditi Menendez dhe Melgen. Akuzat kundër Menendez përfshinin korrupsion, mashtrim dhe deklarata të rreme. [Në prill 2018, Menendez u “qortua ashpër” nga Komiteti i Etikës së Senatit Zgjidhni Senatit në një letër. [182] [183] ​​Në këtë letër, Komiteti deklaroi si vijon: Komiteti konstatoi se, për një periudhë gjashtë vjeçare, ju me vetëdije dhe në mënyrë të përsëritur pranuat dhurata me vlerë të konsiderueshme nga Dr Melgen pa marrë miratimin e kërkuar nga Komiteti, dhe që ju nuk keni shpalosur publikisht disa dhurata siç kërkohet nga Rregullat e Senatit dhe ligji federal. Përveç kësaj, ndërsa pranuat këto dhurata, ju përdorni pozicionin tuaj si anëtar i Senatit për të çuar më tej interesat personale dhe të biznesit të Dr Melgen. Komiteti përcaktoi që kjo sjellje shkelte rregullat e Senatit, ligjin federal dhe standardet e zbatueshme të sjelljes. Si pasojë, komiteti ju lëshon këtë letër paralajmëruese publike dhe gjithashtu ju urdhëron të rimbursoni vlerën e drejtë të tregut për të gjitha dhuratat e paautorizuara që nuk janë rimbursuar tashmë.

    1. Tanguli says:

      Kam degjuar se ketij Menendes i kishin cuar per qirje dhe nje putane greke, qe kishte nje djale te ligjshem te quajtur Mamaodou Fibistidis. Po ky nuk e kishte pranuar, se ajo ishte e palare dhe mbante ere xaxiki ? ? ?

  8. mamaodu FBI-isti says:

    Taponi emerin e ketij senatori MENENDEZ ne wikipendia dhe do gjeni mjafte gjera te perbashketa qe e lidhin me kete “rrjepsin” Engel …te dy te akuzuar disa here per korrupsion dhe mit marrje ne shkembim te favoreve . Me siper keni pak tekst te perkthyer ne shqip mre google translate .

    1. agon says:

      shpif shpif se diçka do ngelet stil putinian qe e kopjojnë të gjithë …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje