Nga Dominique Strauss-Kahn, ish Ministër i Ekonomisë dhe Financave të Republikës Franceze, ish Drejtor i Përgjithshëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar
(Pjesa e parë)
Kriza saitare që po përjetojmë është ndryshme nga gjithë ato, që brezat e mëparshëm, kanë mundur të kalojnë. Ngjarjet e murtajës së zezë më 1348, apo gripit spanjoll më 1918 – 1919, janë interesante përsa na lejojnë të ri-sjellim në mend pasojat e pandemive. Por, ato nuk thonë asgjë për kapacitetin e rezistencës të një shoqërie, ekonomia e së cilës është botërisht e integruar dhe që ka humbur, thuajse të gjithë, kujtesën e rreziqeve të infeksioneve.
Nëse kriza aktuale, është, në shikimin e parë, e ndryshme, ajo është e tillë për nga shpejtësia e përhapjes të kësaj sëmundje. Tre muaj pas fillimit të krizës sanitare, thuajse gjysma e popullsisë së planetit, u detyrua të bllokohej mbyllur. Megjithëse ngjitshmëria e virusit luajti, siç duket, një rol në këtë përkulje të jetës, nga stadi i epidemisë deri në atë të pandemisë, globalizmi i dalluar për nga përshpejtimi i qarkullimit të njerëzve, ishte zemra e procesit të përhapjes. Vonesa e reaksionit të vendeve të zhvilluara, sistemet shëndetsore të të cilave u përmbytën menjëherë, është, padyshim, kriminale. Ajo tregon një mungesë të parashikimit dhe një besim, të pabazuar, në kapacitetet e sistemeve sanitare, për të mbrojtur masivisht popullatat e tyre, gjithë duke u furnizuar me material mbrojtëse dhe teste depistimi, në rrugë e sipër, pranë shitësve të huaj, kryesisht kinezë. Pa dyshim që nuk ishte e gjitha fatale. Taivani, i fortë në eksperiencat e tij përgjatë epidemive të kaluara, dispononte paisje të mbrojtjes me shumicë, kapacitete prodhuese të tyre dhe një departament të posaçëm, kushtuar menaxhimit të sëmundjeve infektive, në gjendje të shpaloste shpejt aplikimet për trajtimin e pacientëve të infektuar. Padyshim që ishte normale që, një sistem kujdesi shëndetsor, të mos jetë i gatshëm të trajtojë një emergjencë brutale dhe të menjëherëshme. Por, në këtë rast, rëndësi ka që ai të jetë reaktiv, dmth në gjendje të riorientojë infrastrukturat e tij dhe të angazhojë rezervat e paracaktuara. Kjo lëvizshmëri, duket fort mirë, që ishte difektoze tek ne.
Një tjetër diferencë strukturore midis kësaj krize sanitare dhe atyre të mëparëshme, dallohet për nga rëndësia e saj. Në një moment të parë, shumë tentuan të relativizojnë gravitetin e situates, duke na kujtuar numrin e viktimave nga gripërat ordinere sezonale të kohës, të epidemive të HIV apo të Ebolas e, më tepër, edhe konsekuencat shëndetsore të veseve si alkooli e duhani. Përveç faktit që, pasojat e reale të Covid-19 do të njihen kur të jetë fashitur transmetimi, paraqitja e këtyre lloj argumenteve do të thotë t’i jepet fund karakterit global dhe absolut të kësaj pandemie. Global, në masën që asnjë zonë gjeografike e botës nuk është kursyer, në mënyrën që pandemia përvijon një demografi botërore të pakrahasueshme me atë të 1919: thjesht numri i individëve të mbyllur në shtëpitë e tyre është, sot, dy herë më i madh se popullsia botërore në kohën e episodit të gripit spanjoll. Absolut, sepse është evidente që asnjë individ nuk mund të konsiderohet që është i mbrojtur nga rreziku i infektimit.
Dhe, është kjo specifikë e fundit e krizës sanitare që e dallon atë prej të gjithë episodeve të ngjashme të mëparshëm: karakteri i vet fort simbolik prek dhe trondit popullsinë e botës, e cila, thuajse, i kishte harruar rreziqet e infektimeve; kështu, ajo prek konfortin e brishtë me të cilin vendet e zhvilluara ekonomikisht, janë mbështjellë. Vdekja, jo vetëm që ishte bërë e largët nga
shkaku i rritjes së jetëgjatësisë, por ajo ishte bërë e papranueshme, siç mund të dëshmohet nga tendenca e mosangazhimeve të trupave tokësore në pjesën më të madhe të konflikteve të kohës. “Vlera” e jetës njerëzore u rrit në mënyrë të konsiderueshme në ndërgjegjen kolektive të vendeve më të pasura. Por, sot rindërgjegjësohemi për pamjaftueshmëritë e qënies njerëzore. Kjo krizë e njerëzisë, do të ketë, me siguri, pasoja të mëdha të cilat, mbase është akoma herët, që të renditen këtu, por kuptohet që, ajo është pasqyruese e një krize të kamjes dhe një krize të pushtetit, analiza e të cilës është e nevojshme për orientuar vendimet që duhen marë.
Kriza e kamjes
Janë njohur mjaft kriza ekonomike. Por, kjo e fundit është ndryshe. Ky recesioni ngjan vetëm pjesërisht atyre që kemi njohur, pasi ai bashkon një shok mbi ofertën dhe një shok tjetër mbi kërkesën.
Më shumë vështirësi mund të evitohen pasojat, lidhur me punësimin, të një shok-u mbi ofertën. Kjo rezulton nga këshilla e izolimit, e cila është e domosdoshme në pikpamje sanitare. Me një pjesë të izoluar të forcave të punës, për një periudhë të papërcaktuar, është e paevitueshme që prodhimi të bjerë. Disa ndërmarrje reduktojnë efektivin e tyre, të tjera të tilla mbyllen. Këto vende puna janë të humbura, me patjetër për kohë mjaft të gjatë. Kështu ndodh në katastrofat natyrore, por ato prekin vetëm një pjesë të ekonomisë.
Disa ndërmarrje do të shpëtohen nga shteti. Dhe kalimi në “nacionalizime të përkohëshme”, që unë e quaj me vlerë për arsye, jo fort të shpeshta, të pavarisë së vendit, mund të shpëtojë disa prej tyre, por jo të gjitha.
Shok-u ndaj kërkesës ka, qartazi, disa shkaqe që shfaqet Të ardhurat e një pjese të popullsisë që bien; konsumime, jo fort të nevojëshme, të cilat shtyhen; të tilla që bëhen të pamundura për shkak të izolimit dhe, në përputhje me principin “shpenzimet e mia janë të ardhura tuajat”, kërkesa bie akoma më shumë. Ky është cikli i njohur i recesionit.
Këtyre u shtohet çarja e aktiveve financiare. Në një recesion klasik, menaxhimi më i “urtë” i aktiveve financiare konsiston në të priturit e kthimit në normalitet, nëse nuk jemi në gjendje të shesim për një arsye apo një tjetër. Sot, kthimi në normalitet nuk do të bëhet si më parë. Disa aktive financiare do të bien në zero sepse ndërmjarrjet që ato përfaqësojnë, do të mbyllen në shkallë më të lartë se në krizate mëparëshme. Kjo çarje e aktiveve financiare çon në sjellje hezitimi mbrojtjeje të cilat shtypin, akoma më tepër, kërkesën globale. Ky rrezik “shkatërrimi” i disa kursimtarëve, i zhdukur që prej Krizës së Madhe, tani po rikthehet.
Është ky dualitet i goditjeve të ofertës dhe kërkesës që e bën situatën e tanishme të jashtëzakonëshme dhe të rrezikëshme.
Humbjet e një periudhe të afërt, janë të pashmangëshme
Në Shtete e Bashkuara, nuk do të duhet më shumë se pesëmbëdhjetë ditë që, rreth 10 milionë amerikanë, të ndodhen të papunë. Në Evropë, 900000 spanjollë e kanë humbur, tashmë, punën. Në Francë, INSEE (Instituti Kombëtar i Statistikës dhe Studimeve Ekonomike, shënim i përkthyesit) vlerëson që një muaj në mbyllje, do të duhet të na kushtojë 3 pikë në PIB (Produkti i Brendshëm Bruto PBB, shënim i përkthyesit). Asgjë nuk shpëton. Dhe, po të besojmë FMI (Fondi Monetar Ndërkombëtar FMN, shënim i përkthyesit): “Kurrë nuk kemi parë ekonominë botërore
thjesht të ndalojë menjëherë. Është shumë më keq se kriza e 2008”. Këto shifra të tmerrëshme, detyrojnë disa t’i mveshin një mantel marcial krizës sonë. Qeveritë, Shtete e Bashkuara, FMI, të tërë flasin për një “luftë” kundër Covid-19. Ndërkohë, një konflikt i armatosur nuk pasqyron domosdo, natyrën e paralizisë ekonomike që do të shkaktojë patjetër falimentim, siç është për të dyshuar, aktualisht. Më tepër se në një riorientim të prodhimit drejt një ekonomie të luftës, asistojmë në një koma të organizuar dhe në një shpërbërje të menjëherëshme por, pa dyshim, të gjatë të zinxhirëve të furnizimeve.
Për vendet më delikate, pandemia paralajmërohet katastrofike. Një numër eksportuesish të lëndëve të para dhe, në rradhë të parë prodhuesit e naftës, hyjnë në krizë me në nivel të pamjaftueshëm të rezervave në devizë. Çmimi i barilës kaloi nën 20 dollarë dhe, ai i bakrit, kakaos dhe vajit të palmës është fundosur që prej një viti. Për vendet që përfitojnë gjërësisht nga dërgesa e fondeve nga jashtë, 2020 do të mund të shohë konsumin dhe investimet të tkurren dhunshëm. Për sa u përket destinacioneve turistike, këto do të duhet të përjetojnë një ndalim thuajse total të ektiviteteve ekonomike në pjesën e parë të vitit.
Këto frenime ekonomike rrezikojnë të riklasifikojnë miliona njerëz nga “klasa e mesme emergjente” drejt varfësisë ekstreme. Por, më shumë varfëri, do të thotë, gjithashtu, më shumë të vdekur. Vendet afrikane janë më të reja, por njëkohësisht edhe më delikate, me një shkallë të keq ushqyerit, apo edhe të infeksioneve të HIV të lartë, me tuberkuloz më të shumtin në botë, situata që e bëjnë koronavirusin të jetë më i pranishëm. Për më tepër, atje ku vendet e zhvilluara mund të adoptojnë masa mbylljeje drastike, kjo është, shpesh herë, e pamundur në rastin e bidonvileve urbane të mbipopulluara, ku uji i rrjedhshëm është vështirësish i aksesueshëm dhe ku të bësh pushime ose të shkosh për të blerë të mira nuk është një opsion. Eksperienca e Ebolës tregoi që mbyllja e shkollave – e adoptuar nga 180 vende në botë – përkthehet, shpesh, me një abandonim definitive të shkollës, shtatzanira të padëshëruara dhe një arsimim të sakrifikuar për të rritur.
A do të mund të evitohen konsekuencat dramatike? Padyshim, jo totalisht, por, sigurisht, pjesërisht, nëse do të jemi në gjendje të evitojmë efektet kumulative të recesionit, duke luftuar kolapsin e kurbës së kërkesës globale.
Limitet e aksionit monetar
Përgjigja ka filluar dhe bankat qendrore po luajnë rolin e tyre, duke “përmbytur” tregun e likuiditeteve. Në dallim nga kriza e 2008, kjo e fundit është veçanërisht e shpejtë dhe e koordinuar. Që nga 3 Marsi, FED (Fondi Evropian i Zhvillimit FEZH, shënim i përkthyesit) uli përqindjet e tij me 50 pikë bazë, ndjekur nga banka e Anglisë më 11 dhe 19 Mars. Më 15 Mars, përqindjet e FED bien në zero. Në të njëjtën kohë, ndërhyrje jo-konvencionale po shpalosen, duke rimarrë instrumentet e zhvilluara prej 2008. Më 18 Mars, BCE (Banka Qendrore Evropiane BQE, shënim i përkthyesit) shpalli një program blerje pjesësh kapitali për një shumë totale prej 750 miliardë eurosh. Koordinimi i bankave qendrore, nën udhëheqjen e FED, vendos ndaj përgjigjes së shkëputjes së Shtëpisë së Bardhë. Në 15 Mars, FED zgjati kohët e interesave (“swaps”) nëntë shteteve të tjera që përballen me një “avullim” të dollarit, para se të hapë një lehtësi tjetër për bankat qendrore, që do të dëshërojnë të ndërrojnë obligacionet e tyre në Thesarin Amerikan, me dollarë.
Por kjo do të prekë vetëm me “rikoshetë” ekonomitë emergjente që nuk disponojnë një bankë qendrore, të aftë për të kryer këtë rol. Më tej, është e mundur të përdoret një mekanizëm i provuar, tashmë, për efikasitetin e vet, në krizën financiare botrore: E Drejta Tërheqjeve Speciale të FMN, të cilën asgjë nuk e pengon të riaktivizohet. Asgjë, përveç alergjisë amerikane për gjithë çfarë i ngjan një aksioni multilateral, alergji që butësia evropiane nuk ndihmon për ta kundër balancuar. Zgjatja e borxheve të vendeve me të ardhura të ulëta dhe emetimi masiv në kuadrin e së Drejtës së Tërheqjeve Speciale, janë sot, një rrugë kalimi e detyruar për të kontribuar në evitimin e katastrofave ekonomike, pasojat e të cilave do të gjallërojnë tej kufijve të Mesdheut.
Para krizës aktuale, Evropa hiqte keq për të menaxhuar flukset e disa qindra mijra refugjatëve të ngjeshur në portat e saj. Çfarë do të ndodhë kur, të shtyrë nga fundosjet e ekonomive të vendeve të tyre, ata do të jenë me miliona që do të tentojnë të kalojnë kufijtë me forcë? Edhe sikur kjo gjë të duket larg një urgjence të tanishme, edhe sikur opinionet publike të kenë të tjera preokupime për të vlerësuar, është detyrë e qeveritarëve të parashikojnë krizat njera pas tjetrës. Për Evropianët, të bërit bllok për të arritur efikasitetin e aksioneve monetare që ata marrin vetë ndaj vendeve në emergjencë, filluar me Afrikën, është një nevojë absolute.
Megjithatë, aksionet monetare kanë limitet e tyre dhe, sikundër është rasti për të gjitha katastrofat natyrore, duhen angazhuar mbështetje buxhetore. Kjo është bërë pjesërisht dhe mekanizmat ndihme si zgjerimi i papunësisë së pjesëshme në Francë, janë në sensin e duhur. Por janë të pamjaftueshme përballë fuqis së goditjes. Nuk mund të mbështetet oferta duke financuar vetëm ofertën dhe është, pa dyshim, dobësia më e madhe e planit fillestar të mbështetjes propozuar nga Tramp. Madje, nëse më 2009 Kina angazhonte një plan titanesk për mbështetje të ekonomisë së saj dhe të arrinte rritjen botërore, vendi tani duket më i pavendosur. Është e vërtetë që, marzhi i manovrës kineze është sot më i dobët: rritja ra dhe borxhi total i vendit, publik e privat, kalon 300% të PIB, krahasuar me 170% para krizës; kështu që, masat e shpallura nga Pekini nuk kalojnë, tani për tani, 1.2% të PIB.
Kuptohet, një pjesë e kësaj mbështetjeje do të përfundojë me rritje çmimesh. Kur oferta është e detyruar nga mbyllja, kapaciteti i prodhimit është, detyrimisht, i limituar. Por ky presion për rritje çmimesh, përveç se nuk është keqdashë mes të tjerash, do të përbëje një mbështetje të aparatit produktiv, po aq efikas si dhe masat financiare që atij do t’i planizohen.
Në paraqitjet grafike klasike të kurbave të ofertës dhe kërkesës globale, me një shok ndaj kërkesës, pa dyshim, më të fortë se ai ndaj ofertës, duket se si një pjesë e humbjeve të prodhimit, është e pamundur të evitohet në afate të shkurtëra, por gjithashtu dëmet mund të limitohen nëpërmjet një politike të përshtatëshme ndaj kërkesës. Më tej, rreziku i të mos bërit asgjë, mund të agravojë situatën. Ulja e kërkesës, e pakompensuar me masat mbështetëse, do të krijojë një shok të dytë mbi ofertën e kështu me rradhë. Spiralja deflacioniste ecën e zhvillohet me pasojat e saj mortale.
Patjetër që, këto masa mbështetëse të kërkesës, luajnë rolin e tyre në rastin kur mbyllja do të hiqet progresivisht, duke i lejuar prodhimit të rifillojë. Por duhet që ajo të fillojë menjëherë, së pari për të qënë në funksion në momentin e duhur dhe, nga ana tjetër, për të luftuar shqetësimin e konsumatorëve, të cilët kanë tendencën e kursimit, çka është në të kundërt të asaj që duhet dhe shpresohet.
Për afat të mesëm dhe afat të gjatë, kartrat janë hedhur …
a) Mondializimi i shkëmbimeve shoqërohet, siç kuptohet, nga një ndarje e re ndërkombëtare e prodhimit. Dobësia relative e kostos së punës në ekonomitë emergjente, e kombinuar me me zhvillimin e mjeteve të komunikimit, ka qenë në origjinë të një rritje të paparë të tregëtisë ndërkombëtare. Kjo lidhet me, thuajse, të gjithë sektorët nisur nga automobili dhe elektronika e elektriktroteknika.
Kjo ndarje ndërkombëtare e punës është sot në një pikëpyetje. Kritika që bëhet nuk është gjë e re e panjohur dhe kriza sanitare ka vepruar si një nxitës. Kritikët kanë qenë të shumtë.
Për disa, të konsideruar si idealistë, ishte absurditeti ekologjik i kalimit njëzet herë, nga një qoshe e planetit në tjetrën, i mallrave ajo që përbën problemin, veçanërisht vargjet e gjatë të vlerave ushqimore. Për të tjerë, të konsideruar si doktrinarë, ishte denoncimi i një sistemi që u lejonte banorëve të vendeve të pasura, të vazhdojnë të përfitojnë nga varësitë koloniale. Në një farë mënyre, është paraqitje e mondializimit si “stadi më i lartë i kapitalizmit”. Për disa të tjerë, së fundi, të konsideruar si pesimistë, është siguria e furnizimeve që është fokusi. Mendojmë, në këtë rast, për sigurinë sanitare: 90% e penicilinës së konsumuar në botë prodhohet në Kinë. Është gjithashtu rasti i elementëve të metaleve të rralla, për të cilat Kina posedon, “de facto”, një monopol prodhimi dhe fjala është, në këtë rast, për kompozantët esencialë të ansambleve të industrisë elektronike dhe komunikacionit.
Të gjithë kanë patur pjesërisht të drejtë dhe, është fort e mundëshme, që kriza të çojë në forma të rilokalizimit të prodhimit, të paktën rajonale, nëse jo nacionale.
Çështja e mondializimit nuk është hapje në botë, as dhe përfytyrim i një njerëzimi planetar; kjo përparon ngadalë, prej shumë kohësh; është ajo që, Hubert Vedrine (ish Kryeministër i Francës, shënim i përkthyesit) e quan amerikano-globalizim i dhjetvjeçarëve të fundit: “Ajo që ka filluar me pasluftën, e përshpejtuar me riorientimin e Kinës drejt ekonomisë së tregut nga Ten Hsiao Pin më 1979, pastaj me “duo”-n Thacher-Reagan në fillim të viteve 1980 dhe rikonceptimi financiar nën ndikimin e Shkollës së Çikagos dhe që është përgjithësuar në vitet që pasuan shpërbërjen e BRSS në fund të 1991, shpërbërje që perëndimorë e kanë interpretuar (gabimisht!) si fund të historisë”.
Ky mondializim ka bërë veçse humbës. Rrogëtarët e vendeve në emergjencë që punojnë në sektorët eksportues (dhe paksa edhe të tjerët) kanë përfituar një rritje të nivelit të tyre të jetës me pagesa mujore më të larta. Përsa i përket konsumatorit të vendeve të zhvilluara, ai nuk ka hezituar gjatë të orientohet drejt prodhimeve të importuara, për të përfituar nga renta që ato përmbajnë; dhe, ky konsumator, nuk do të heqë dorë nga ky veprim për një pjesë të mirë të fuqisë së tij blerëse.
Ri-lokalizimi i një pjese të prodhimit do tëketë një çmim, por kriza që po jetojmë, do të mund të mjaftojë për bërë pedagogjinë e rastit.
b) Përtej formave që do të marrë mondializimi, kriza mund të lejojë, për ekonomitë e zhvilluara, të dalin nga qorrsokaku në të cilin ka humbur rritja ekonomike.
Eshtë i njohur debati i ripërsëritur nga Larry Summers në 2014. Duke rimarrë termin e futur nga Hansen në 1939, ai përshkruan një rikthim në stanjacionin shekullor, që kish ushqyer
gjithë ato debate, pas krizës së 1929; fjala është për një ekuilibër të nën- punësime, nga ku ekonomia nuk arrin të dalë për shkak të një shkalle interesi të dobët, të lidhur me një inflacion thuajse të paekzistueshëm të tregjeve të mallrave dhe shërbimeve, kur çmimi i aktiveve financiarë është, në të kundërt, në ngjitje të ndjeshme. Përparimi teknik sjell pak prodhime të reja, inovacionet sjellin, më tepër, ekonomi të kapitalit, investimi bie dhe është e pamundur të ringrihet pasi shkalla e interesit është, tashmë, zero. Kursimi është, në këtë rast, i stërshumtë. Ai ngadalëson rritjen ekonomike, për mungesë të një investimi publik të rëndësishëm, kufizuar nga një borxhim, tashmë të tepërt, në raportin borxhe/PIB të konsideruara të papërballueshme. Përgjatë dhjetvjeçarëve të fundit, inxhinieria financiare ka shpërblyer situatën duke provokuar kriza financiare të vazhdueshme që maskojnë realitetin e një ekonomie reale.
Përballë kësaj situate stanjacioni të njohur pranë ekonomive të zhvilluara, kriza ekonomike, duke shkatërruar kapitalin, përbën një rrugë daljeje. Këto oportunitete investimi të krijuara nga fundosja e një pjese të aparatit të prodhimit, si efekt mbi çmimin e masës së mbështetjes, mund të rifillojnë procesin e shkatërrimit krijues, të përshkruar nga Schumpeter. Ndërmarrësi i tij do të fitonte, në terren, betejën teorike të cilën kish filluar,prej kohësh, po aq mirë kundër stanjacionistëve optimistë si Keynes si dhe pesimistëve si Marx.
Është kjo ripërtëritje e ofertës, e bërë e mundur nga një shok kaq violent, që justifikon masat e marra nga qeveritë në favor të sektorit prodhues. Ato do të jenë të pavlera jashtë mase mbi kërkesën në një kohë relativisht të shkurtër, port ë domosdoshme për rindërtimin e aparatit të prodhimit.
c) Një element tjetër duhet të tërheqë vëmendjen: ai i pabarazimeve.
Në nivel nacional, disa profesione mund të punojnë – të paktën pjesërisht – në shtëpi, për të tjerë është mjaft më e vështirë, thuajse e pamundur. Por kjo gjë, nuk prek në të njëjtën mënyrë pjesë të ndryshme të popullsisë.
Në këtë nivel, theksi është vënë më shumë, këto vitet e fundit, në faktin që, nëse kriza e atyre me të ardhura nën mesatare ka pasur për pasojë rritjen e pabarazisë mes individëve, pabarazitë mes vendeve ngushtohen rregullisht. Kriza aktuale rrezikon të vërë në pikëpyetje të madhe këtë konstatim: në një kohë afatshkrtër, për shkak të pasojave të mundëshme, madje fatkeqësisht të realizueshme, të krizës ndaj ekonomisë së një numri vendesh me të ardhura të ulëta; në një kohë afatmesme, për shkak se rilokalizimi i disa aktiviteteve, gjë që është shumë e mundëshme të realizohet, do të bëhet me shpenzimet e veta të tyre. Kjo gjë bën akoma më të domosdoshme mbështetjen e këtyre ekonomive siç u përmend më sipër.
d) E ardhmja ekonomike, e vështirë sidoqoftë, ndodhet në duart tona.
Qeveritë kanë filluar, tashmë, të veprojnë. Ka mjaft paraqitje rezultatesh inkurajuese, por duken disa dobësi të këtyre etapave të para.
Tre instrumente janë në diskutim e sipër në gjirin e Eurogrupit:
• një mbështetje e rendit të 100 milardë eurove për mekanizmin e punësimit të pjesshëm;
• një mandat më të fuqishëm dhënë BEI (Banka Evropiane e Investimeve BEI, shënim i përkthyesit), i cili të mund të garantojë kreditë dhe huatë;
• një adaptim me situatën e sotme të Mekanizmit Evropian të Stabilitetit.
Por, secili nga këto opsione, i kalon anash çështjes themelore që është ajo e një përgjigje buxhetore reciproke, në mënyrë që të mos rrezikohet mundësia e mbështetjes ndaj borxheve të vendeve më delikate. Kuptohet që, e gjithë kjo çon në idenë e krijimit të “koronabond” – eve dhe, më përgjithësisht, në debatin e kapacitetit huadhënës të Bashkimit Evropian, mungesa e të cilit ndihet, kohët e fundit, me ashpërsi të madhe. Kjo ka, gjithashtu, edhe një dimension politik: BCE nuk do të mund të bashkërendojë, për një kohë të gjatë, borxhet me anën e operacioneve të tregut, në mungesë të një ndihme politike eksplicite të manifestuar konkretisht.
Dy rrugë janë që mund të merren në konsideratë. E para do të ishte një kërkesë e hapur shteteve për të monetizuar kamatën e huave; por kjo përbën një vënie në diskutim e pavarësisë së bankës qendrore. E dyta është të avancohet, nga ato që duan, për të marrë bashkërisht hua të reja për të financuar, njëkohësisht, kostot e aksioneve imediate sanitare, të solidaritetit ndërkombëtar të nevojshëm sidomos drejt Afrikës dhe, së fundi, një plan të riaktivizimit masiv, me tu larguar emergjenca sanitare. Mbetet zgjedhja, duke thyer njërin apo tjetrin prej këtyre dy tabuve: pavarësia e bankës qëndrore apo unanimiteti vendeve anëtare të unionit.
Ç’ka duhen, që tani, janë:
• plane të mbështetjes së kërkesës të rendit të humbjeve të prodhimit (shumë pikë të PIB vetëm për 2020). Këto duhet të mbështeten, si për ndërmarrjet ashtu edhe për menaxhimet e situatave, mbi ndihma të vërteta në likuiditetet e tyre, me anë të masave fiskale dhe buxhetore;
• një koordinim të këtyre politikave me veprime të bankave qendrore në fushën monetare;
• një instrument mobilizimi të burimeve buxhetore dhe të huamarrjeve të përbashkëta në Evopë; pa reciprocitet, përgjigja buxhetore është e pamjaftueshme;
• një veprim i koncertuar në nivel ndërkombëtar, që përfshin zgjerimin e këtij likuiditeti tej vendeve të zhvilluara.
(vijon)
Përktheu M. Spiro