Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë filluar takimet në kuadër të përpjekjeve për arritjen e koalicionit të ardhshëm qeverisës në Kosovë.
Liderët e të dy partive, Isa Mustafa i LDK-së dhe Ramush Haradinaj i AAK-ë kanë zhvilluar një takim në të cilin, sipas informacioneve që u dhanë më pas, është diskutuar vetëm për lidhjen e koalicionit, por jo edhe për ndarjen e pozitave.
Besnik Tahiri, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha gjatë një konference për gazetarë se takimi kishte si qëllim trajtimin e çështjes së koalicionit. Por, ai tha se fillimisht pritet vendimi i presidentit Hashim Thaçi në lidhje me mandatin kushtetues që duhet t’ia ofrojë eventualisht, LDK-së për formimin e qeverisë.
Presidenti Thaçi ka paralajmëruar se këtë javë do të ndërmerr veprime konkrete për formimin e qeverisë së re. Këto veprime, Thaçi pritet t’i ndërmerr si rezultat i votimit në Kuvend të mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë së Kosovës më 25 mars.
Thaçi i ka kërkuar disa herë partisë fituese të zgjedhjeve, Lëvizjes Vetëvendosje që ta caktojë mandatarin për formimin e qeverisë, por Vetëvendosje dhe lideri i saj, Albin Kurti ende nuk e kanë nominuar mandatarin.
Nisur nga ky mosveprim i Vetëvendosjes, partia e dytë në zgjedhje, Lidhja Demokratike e Kosovës ka shprehur gatishmërinë që ta formojë qeverinë pa Vetëvendosjen. Pjesë e qeverisë që do të drejtohej nga LDK-ja, nuk do të jetë as Partia Demokratike e Kosovës. Kështu të paktën ka deklaruar lideri i saj, Kadri Veseli.
Takimi i liderit të LDK-së, Isa Mustafa me AAK-në ishte i pari në vazhdën e krijimit eventual të një koalicioni qeverisës. Takime të ngjashme priten edhe me Nismën Socialdemokrate, Aleancën Kosova e Re, Listën Serbe si dhe komunitetet tjera joshumicë, pasi që për formimin e qeverisë, Mustafës do t’i nevojiten të paktën 61 vota në Kuvend./REL
Ca bohet mor jahu,vonesa e Albinit per te sharku Thacin,beri qe Thaci te shkarkoj Albinin.Vallahi me koqe politikan se ky krrici me emrin Albin nuk gjendet,ky mer kot,fillo pune ne rruge tani,me molotov,gure dhe veze,se karrikja e kryeministrit nuk eshte per rrugecet.
Beni bisedime sa te doni,une nuk e leshoj karriken kryeministrit,po me pelqeka shume,pastaj kame dhe do pune per te kry me kete coronen. ALBINI
Tani do te krijohet qeveria me banden kriminale te kafshes Ramush me banden e hajduteve te Is Mustafes…. Mjere Kosova, mjer kosovaret se ne cfar duarsh do te bien. Me kete qeveri e kane te sigurt 100% qe BE dhe SHBA nuk do ti perkrah. Ne politiken Kosovare duhet nje katarsis i thelle ne te gjitha partite, nuk shkohet drejt Evropes me politikane bandash si krimineli Ramush e kompani….