"Edhe në vrimë të miut të futet pronarin do ta djeg të gjallë", puntorët e një fasonerie në Korçë dalin në protestë: Duam të hamë, s'kemi bukë

23 Prill 2020, 10:47Sociale TEMA

50 puntorë të një fabrike fasonerie kanë dalë sot të protestojnë para zyrës së tatimeve në Korçë, pasi kërkojnë pagën e luftës. Atai thonë se kanë mbetur pa ushqime, pasi të ardhurat janë ndërprerë që me 10 mars ku u mbyll fasoneria.

Një punonjëse deklaron se si pasojë e mbylljes së punës nuk ka bukë të hajë: “Kemi dalë të protestojmë se thonë nuk na takon paga e luftës. Ne na takon se kemi paguar dhe sigurimet dhe tatimet, çfarë ka dashur pronari kemi bërë … kemi punuar … ama tani kërkojmë edhe ne të drejtat tona. Firma është mbyllur që nga adata 10 mars, ne jemi me sigurime.

Jemi 50 veta, ndërsa unë i kam të vetmet të ardhura. Punoj vetëm, jetoj vetëm, se prindërit më kanë vdekur. Ushqim s’kam, puna na është ndërprerë, për të na paguar asgjë. Si mund të përballohet? Tjetra ka fëmijën e sëmurë. Presim se çfarë mund të na thonë…”

Një tjetër puntore e fabrikës e ka me pronarin. Ajo fillimisht thotë se kanë punuar në kushte skandalozë, ndërsa kërcënon edhe drejtuesit e biznesit:

“Dua të ha unë, jam burrë e grua në atë punë. Duan të na hedhin në rrugë dhe shikoni në çfarë ndërmarrje kemi punuar ne, na është rrezikuar jeta. Jam punëtorja më e vjetër, kam 22 vjet punë. Kemi dërguar dy përgjegjësit atje dhe një djalë tjetër. Kemi 22 vjet sigurime.

Mos të ma takojë mua një 400 mijë lekëshe të ha bukë?! Unë skam asnjë fëmijë asnjë gjë… Jam atje me burrë e grua. Jam borxhë deri në grykë. Afendikoi (pronari) më hodhi në rrugë, deri dje shtynte karrocën me burrin tim. Sa e vështirë është për mua?! Ja unë s’kam bukë të haj. Jo kamera, se unë dhe një vit punë kam, por afendikoi (pronari) me gjithë afendikeshën (pronaren), jo në vrimë miu të futen, por do ta djeg të gjallë. Në vrimë miu të futet, me këdo që ka mbrapa, se jam pa bukë.”

3 komente në ““Edhe në vrimë të miut të futet pronarin do ta djeg të gjallë”, puntorët e një fasonerie në Korçë dalin në protestë: Duam të hamë, s’kemi bukë”

  1. SHQIPE-FREE says:

    Me Vjen Keq, dhe BASHKOHEM me PROTESTEN TUAJ….te Nderuar Bashkeatdhetare!
    1-Ne kete situat Duhet te Kerkoni Shperblim nga “Pronari”, dhe ky i Fundit nga Shteti keshtu Funksjonon..
    2-Ne Gjermani p.sh..Frimat dhe Kompanite me me shume se 5-se Punetore Marrin Kredi me Perqindje teUlet nga Shteti, dhe se ju si Punetore ,ju takon nje Rroge Mujaro ne Kuten e 60%..nga Paga Baze…
    3-Ka shume Mundesi qe “Afendikoj” juaj te jete nje (Apataiwnas)-Mashtrues, qe edhe te kete Marre Parate nga Shteti, dhe KERKONE tju Mashtroj duke then se nuk ka Para….
    4-Nje i Njohuri ime qe Punon ne Tirane(Ne guzhine)….dhe banon diku nga Jugu-Shqiperise i ka Marre Leket e Mujait qe i papune dhe Qendrone ne Shtepi…
    @@NE SE “AFENDIKOJ”-Greke apo Shqipetare qofte NUK JU PAGUAN..I VINI ZJARRIN Fasonerise,dhe Digjni te Gjalle edhe “AFENDIKOIN” Mashtrues…lol

  2. korcari says:

    T’ju japë mero
    ai e ka mik ramën

  3. Lani says:

    Kush ka punuar dhe paguar sigurimet i takon me ligj paga mujore.Kete problem duhet ta zgjidhe qeveria.Nuk kane borxh punetoret te dalin ne rruge per nje te drejte te ligjshme.Sa mire i marrin rrogat parlamentaret.Kjo tregon se shteti nuk ekziston por merr djersen e punetoreve per te pasur rroga per parazitet ne fund te muajit.Administrata shteterore nuk i meriton rrogat sepse nuk ben asgje po rri e dredh zinxhire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje