VIDEO/ Abi Bank dhuron tre respiratorë për sistemin shëndetësor publik

24 Prill 2020, 20:44Shëndeti TEMA

Tre respiratorë të rinj i shtohen shërbimit shëndetësor publik, falë përgjegjësisë sociale të biznesit. Abi Bank ka dhuruar mesditën e sotme aparaturat e reja jetëshpëtuese për terapinë intensive të spitaleve COVID, në ndihmë të përballimit të situatës së shkaktuar nga COVID19 në Shqipëri.

“Çmojmë përgjegjësinë sociale që biznesi vijon të tregojë në ndihmë të sistemit tonë shëndetësor në përballimin e situatës së vështirë të shkaktuar nga COVID19. Një kontribut që do t’i vlejë gjatë sistemit shëndetësor publik, jo vetëm për përballimin e kësaj situate emergjente”, u shpreh Zv/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Mira Rakacolli, gjatë ceremonisë së dorëzimit të respiratorëve të rinj.

“Ndihemi të privilegjuar që na jepet mundësia të falenderojmë gjithë komunitetin e mjekëve dhe infermierëve. Këta respiratorë që dhurojmë sot do të lehtësojnë punën e këtyre heronjve dhe heroinave dhe do të ndihmojnë në misionin fisnik të shpëtimit të jetëve të gjithë popullit shqiptar”, tha Vilsa Lika, Drejtore e Divizionit Ligjor dhe Përputhshmërisë në ABI Bank.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po vijon të zgjerojë kapacitetet për përballimin e situatës së shkaktuar nga COVID19. Aktualisht janë 3-fishuar kapacietet në terapinë intensive në spitalet COVID1 dhe COVID2, ndërsa po vijon zgjerimi i kapaciteteve në terapinë intensive në shërbimin shëndetësor publik.

1 komente në “VIDEO/ Abi Bank dhuron tre respiratorë për sistemin shëndetësor publik”

  1. vjeshta says:

    U lumtë!Por mjaft me këto paradat e leshit sikur po shpetoni njerzimin e krejt botës!(

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje