Pëllumb Pipero: Vala e dytë pritet në vjeshtë, është shumë e vështirë që të mos ketë sërish infektime

23 Prill 2020, 20:38Shëndeti TEMA

Mjeku Pëllumb Pipero, është shprehur se “numri i pakët i shtrimeve ditore në spital është një e dhënë e mirë” dhe shtoi se është pro lehtësimit të masave.

Është i domosdoshëm lehtësimi i masave tani që jemi në fazën e dytë, por e kemi vetë në dorë që të vijojë ky lehtësim masash apo të kthehemi mbrapa.

Të distancohemi, të mbajmë maska kur hyjmë në ambiente publike, të mbajmë radhën me distancë etj.

Nëse respektojmë këto këshilla, çdo gjë do të jetë pa pasoja. Jam pro lehtësimit të masave për bizneset dhe moshat e reja”, tha Pipero.

Kur u pyet për një valë të dytë të koronavirusit, mjeku u shpreh:

“Për mendimin tim, vala e dytë parashikohet për në fund të vjeshtës ose në fillim të dimrit. Mendoj se do të jetë më e butë, pasi një pjesë e madhe e popullatës fiton imunitet dhe virusi duke kaluar nga një person te tjetri e humbet agresivitetin. Shpresojmë që të mos ketë, por është shumë e vështirë që të mos ketë valë të dytë”.

2 komente në “Pëllumb Pipero: Vala e dytë pritet në vjeshtë, është shumë e vështirë që të mos ketë sërish infektime”

  1. Tarrasi says:

    Jane hapur llafe se edhe Trumpi kete Pipon pyet per punen e Corones.
    Keshillatrin e vet Faucin e ka sa per sy e faqe.

  2. Shaqiri says:

    O Pipero si koke loqe ke dale ne foto.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje